Klubi i studentëve shqiptarë në Bruklin me këngë e valle shqiptare në koncertin pranveror

Amerika

Klubi i studentëve shqiptarë në Bruklin me këngë e valle shqiptare në koncertin pranveror

Nga: Beqir Sina Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:26
Këngë e valle shqiptare në koncertin e pranveror

BENSONHURST - BROOKLYN NY: Nxënësit e shkollës së Mesme ”Fort Hamilton High School” nën drejtimin e drejtoreshës së kësaj shkolle Kaye Houlihan celebrojë, multikultarizmin dhe kulturën e traditën e kësaj shkolle sollën atmosfere feste në sallën e konverteve të kësaj shkolle.

Me flamuj shumëngjyresh, postera me pamjet nga vendorigjina e këtyre fëmijëve, veshje me simbole nga vendorigjina, këngë e valle po nga vendet e tyre, pasqyruan Europën, Afrikën, Azinë dhe Amerikën.

Ata demostruan simbolikisht vlerat, rëndësinë dhe domosdoshmërinë që paraqet te këta fëmijë që ndonjeri prej tyre edhe pse ka lindur në Amerikë, ruajn e kultivojnë me shumë dashuri dhe krenari nga vendorigjina e tyre, përfshirë në këtë aktivitet edhe Klubin e Shqiptarëve të shkollës së Mesme ”Fort Hamilton High School” në lagjen e emigrantëve ku banojnë edhe një numër i madh e familjeve shqiptar.

Klubi i studentave shqiptar të shkollës së Mesme Fort Hamilton - në lagjen Bay Ridge Brooklyn - NY, mori pjesë në festivalin internacjonal të kësaj shkolle. Ka qenë studentat shqiptar pjesë e Klubit shqiptar të kësaj shkolle të cilët preformuan me vallen e kënduar “O Ku Po Shkon Moj Rrushja E Lalës” nën interpretimin entusiat të studenteve shqiptar nga kjo shkollë : Emily Beqaj, Marini Gjona, Angjela Ismailanji, Alex Lolo, Briana Kalluci, Darbi Iboli,Alex Morina, Artin Krasniqi, Konstantina Sprollari, Rafael Gjona, Valton Zeqaj, Bariona Kondo, Vanessa Laci dhe mesuesja Brikena Myselini.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat