Edicioni i 8- të: Festivali Ndërkombëtar i Filmbërsve në Nju Jork, - IFFNY

Amerika

Edicioni i 8- të: Festivali Ndërkombëtar i Filmbërsve në Nju Jork, - IFFNY

Nga: Beqir SINA - New York Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:50
Festivali Ndërkombëtar i Filmbërsve në Nju Jork

50 filma nga Australia, Europa, Azia dhe Amerika, nga data 17 deri në 21 maj, në zemër të Manhatanit, disa blloqe larg nga Times Square - kineman “Dolby Laboratory Theater” dhe Prodcers Club Theater, ne ikonen e artit New York City

MANHATTAN NYC: Mbrëm në qytetin e Nju Jorkut, në kinemanë “Dolby Laboratory Theater” është zhvilluar ceremonia e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Nju Jorkut, Edicioni i 8-të. Kjo ceremoni tipike njujorkeze, është e përgjanshme me atë të festivaleve të filmave ndërkombëtar në Nju Jork, dhe nisi nga perfomanca në “Qilimin e Kuq”, me intervistat, diskutime bashkëpunimi dhe fotografitë e producentve, aktorve dhe artistëve pjesëmarrës nga Australia, Azia, Europa dhe Amerika.

Festivali Ndërkombëtar i Filmbërsve në Nju Jork, - IFFNY, është një ngjarje e madhe kulturore e artistike, vjetore, e krijuar nga artistja shqiptare Mrika Krasniqi, Drejtore Ekzekutive, dhe me një Drejtore e Komunikimit Ndërkombëtar të Festivalit të Filmbërsve - IFFNY, zonjusha Ermira Babamusta.

 

Protagonistja kryesore e këtij festivali , artistja dhe sipërmarrësia Mrika Krasniqi, njëhereshit dhe mikëpritëse e këtij festivali, e cila është e nderuar si "Gruaja e vitit 2016”, nga Kongresi i SHBA, me motivacioin :”Si një grua e jashtëzakonshme, për arritjet e saj në art, filma dhe biznes”.

 

Mrika Krasniqi ka mbi 20 vjet eksperiencë në kinematografi, skenografi, filmim, drejtim filmash, menaxhim programi, realizim projekti, themelim dhe bashkë-themelim të ngjarjeve filmike.

 

Mrika, është po ashtu dhe fituese i disa çmimeve dhe kandidate e një numri të ngjarjeve ndërkombëtare artistike dhe kombëtare dhe festivaleve filmike përfshirë Los Anxhelos, Nju Jork, Cannes, Paris, Zagreb, Tirane, Prishtinë etj.

 

Ajo është themelues dhe pronare e Nil Production Company, Founder i Javës vjetore të Filmit Shqiptar në Nju Jork, Fondacioni i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork (IFFNY) themeluese i International Screenwriter Contest (ISC) themeluese i Agjencisë së Modës Alb në NYC.

 

Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Filmbërsve i Nju Jorkut, ka Jurin e Madhe, ku Presidenti i Jurisë eshte dhe Presidenti i revistes “NY Glamour Magazine”, kurse anëtar të jurisë së IFFNY's 2019, janë edhe disa producers e aktorë si dhe anëtar të revistes “Hollywood Magazine”, perfshire edhe artitin Iber Dehari .

Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Nju Jorkut, e prezanton aktorja e talentuar Amina Zheman, ndërkohë, që mjeshtri i fotografisë nga Shqipëria Olsi Beçi është perzgjedhur per kete edicion si fotografi zyrtar i Festivalit Ndërkombëtar të Filmave të Nju Jorkut 2019

 

Mbulimi mediatik i IFFNY është edhe në Suedi, me WPTV , revisten “Elite Magazine”, televizionet RTV 21, e Albanian Culture, si dhe gazeta Bota sot, nga Kosova.

Festivali prestigjioz ndërkombëtar i filmave të Nju Jorkut Edicioni i 8-të do të mbahet nga data 17- deri në 21 maj 2019 në NYC, qytet i cili është konsideruar si qendra ikonike e artit të botës.

Këtë vit IFFNY, thotë se ka patur mbi 637 regjistrime konkuruese nga e gjithë bota, me 58 pruduksione zyrtare të zgjedhura në programin e këtij festivali për këtë vit.

Festivali IFFNY po mbahet në dy teatro të ndryshme nga 17 deri në 21 maj, në zemër të Manhatanit, disa blloqe larg nga Times Square(Dolby Laboratories Theatre (1350 6th Ave # 20, Nju Jork, NY 10019), dhe, Producers Club Theater (358 ë 44th St, Neë York, NY 10036).

Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut, Edicioni i 8-të, është i versionit të Konkurrencës dhe përmban 51 projekte me 7 shfaqje speciale, të cilat prej sot do të vazhdojnë në një ambinet tjetër i zgjedhur për këtë festival prestigjoz në Producer Club Theater me pronar Freddy Tollja, një teatër ky që nuk është shumë në distancë nga Times Square, Broadway-n e Teatrove, të ashtuquajtuar perndryshe edhe “ Off Broadway” në New York City.

PC Theater, është një qendër e përshtatshme në qender të Nju Jorkut, për artistët e të gjitha disiplinave për të shfaqur produksionet e tyre, ku shpesh her nuk mungojnë edhe producentët e artistët shqiptar me trupat, kompanitë e repertorit teatror, krijuesit e filmave, seminaret, drejtuesit, interpretuesit dhe artistët e të gjitha llojeve, që kanë qenë në këtë komplkes kimenash dhe tetatrosh te vogla.

Festivali IFFNY, që u hap të Premten, më 17 maj me Ceremoninë e Hapjes me “Qilimin e Kuq” në në kinemanë “Dolbi Laboratory Theater”, do të mbyllet të martën më 21 maj me Ceremoninë e Gala po në kinemanë prestigjoze “Dolbi Laboratory Theater”, në 55 Street dhe Avenue America në Manhattan NYC .

6 Kategoritë e filmave pjesëmarrës ne IFFNY janë : Film Feature, Short Film, Documentary Feature, Short Documentary, Animation & Video Music.

Ndërsa vendet pjesëmarrëse te IFFNY 2019, janë : SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, Gjermania, Franca, Austria, Polonia, Rumania, Suedia, Izraeli, Shqipëria, Kosova, Hungaria, Sllovenia, Suedia, Belgjika, Zelanda e Re, Rusia, Ukraina, Libani, Palestina, Iraku, Meksika, Brazili, Bangladeshi dhe India.

Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut, Edicioni i 8-të, do të japë 8 (tetë) çmime për filmat më të mirë pjesëmarrëse:

-Festivali më i mirë

-Best Film shkurtër

-Fotografia më e mirë dokumentare

- Filmi më i shkurtër dokumentar

- Çmimi më i mirë i aktorit

Çmimi më i mirë i aktores

- Çmimi më i mirë i prodhimit

Çmimi më i mirë kinematografik

- Animacioni më i mirë

- Videoja më e mirë muzikore

Nderkohe qe, misioni i Festivalit IFFNY është të promovojë dhe ndihmojë zhvillimin e autorëve të kinemasë dhe filmave ndërkombëtarë. Qëllimi ynë është të veprojmë si pikat kryesore të takimit ku kinemaja ndërkombëtare konvergon në një frymë bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor përmes paraqitjes së arritjeve më të mira dhe më të fundit në kinemanë botërore.

Mbas natës së parë të festivalit IFFNY, në lokalin luksoz “Allora” në qendër të qytetit të Nju Jorkut, me pronar show-man Elljo Ahmetaj (Allora NYC -ROOFTOP 145 E 47 St, New York, NY 10017) u zhvillua një mbrëmje argetuese me producentet, aktoret, artistët dhe pjesëmarrësit dhe mysafirët e këtij festivali.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat