Iftar në Xhaminë “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, në lagjen Glendale – Queens, New York

Amerika

Iftar në Xhaminë “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, në lagjen Glendale – Queens, New York

Nga: Beqir Sina - Queens NYC Më: 24 maj 2019 Në ora: 06:57
Iftar në Xhaminë “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, në lagjen Glendale – Queens, New York

Anëtar të familjes Bajraktari - veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktari - dha një iftar në nder të Muajit të shenjtë të Ramazanit, imam Edin Gjoni, e faleminderojë Harry Bajraktarin dhe e bekojë atë për suksest e tij.

QUEENS NYC - Mbrëm në natën e shtatëmbëdhjet të muajit të shenjtë të Ramazanit - anëtar të familjes Bajraktari - veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktari - organizoi një iftar në nder të Muajit të shenjtë të Ramazanit . Iftar ky ku morën pjesë imam Edin Gjoni, Imam Isuf Balaj, Sheh Jonuz Çobi , Ahmet Velaj - Kryetari i Këshilit të Xhamisë « Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane » në Queens , NY, Glendale, sekretarët, nën kryetari dhe anëtarë të Këshillit të xhamisë, përfaqësues të Bashkësisë Islame në komunitet dhe dhjetra besimtarë.

Në këtë iftar ligjeratat e Ramazanit i mbajti Imam Jusuf Bouli.

Image

Faljen e këtij Iftari e mbajti Imam Ef. Edin Gjoni, i cili njëhereshit, është dhe Krye/Imami i Xhamisë “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, në lagjen Glendale – Queens, Neë York, një nga lagjet ku më së shumti jetojnë shqiptarët musliman që vijnë nga këto treva, në Mal të Zi, ( Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, dhe Plava e Gucia).

Në këtë Iftar të shtruar nga Familja Bajraktari dhe Harry Bajraktari, morën pjesë dhjetra besimtarë musliman të cilët mbasi kryen faljen u drejtuan te tryezat e shtruara, dhe mbushur plot me ushqime, ëmbëlsira dhe fruta e pije të freskta.

Iftari u shtrua pas çastit të këndimit të ezanit të akshamit, pas të cilit ishin edhe lutjet dhe urimet drejtuar njëri-tjetrit për një agjërim të pranuar dhe iftar të këndshëm të cilat ishin të pranishme te çdo besimtar.

Ajo që binte në sy dukshëm ishte vullneti, gëzimi dhe dëshira e mirë e këtyre besimtarve, të cilët shfaqen tepër të entuziazmuar, të shijonin këtë vakt iftari në shoqërinë e mysafirve të nderuar familja Bajraktari Myftar, Florim dhe Harry Bajraktari.

Imam Ef. Edin Gjoni, në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve, theksoi se kjo Xhami duke bashkëpunuar edhe me xhamit shqiptare simotra në zonën e Tri-Shteshit, ka shtruar dhe do të vazhdojë të shtrojë iftare, gjatë gjithë muajit të agjerimit, në bashkëpunim me besimtarët musliman, me qëllim që muaji i Ramazanit të përjetohet nga i madh e i vogël.

Ai për këtë falënderoi anëtarët e Këshillit të Xhamisë, kryetarin, sekretarin, dhe vullnetarët e besimtarët e ndryshëm, që pothuajse për çdo natë shtrojnë nga nji iftar, dhe e bëjnë këtë dhuratë të çmuar, që sipas tij i kontribuon gjallërimit të jetës fetare në Ramazan, edhe në mesin e besimtarve shqiptar musliman, duke luajtur kështu edhe një rol të madh në rritjen dhe forcimin e frymës vëllazërore në mesin e të gjithë këtyre besimtarve .

Së pari më lejoni t’i shpreh mirëseardhjen në këtë xhami në emër të kryetarit të kësaj xhamie Ahmet Velaj, Imam Isuf Balaj dhe gjithë drejtuesve të kësaj qendre - në emër tim dhe ju besimtarëve, veprimtarit të dalluar të komunitetit Harry Bajraktari i cili është sot nikoqiri me ne në këtë Iftar, dhe ai që shtron këtë Iftar, tha Imam Edin Gjoni.

Më pas ai ka folur për rëndësinë që ka Muaji i Ramazanit,: “ Agjërimi 30 ditë është muaji që ne si besimtar mundohemi t’i afrohemi Zotit të Madh dhe të Plotëfuqishëm, por edhe t’i afrohemi edhe më shumë njeri tjetrit. Ky është Muaji i Agjerimit që ne mundohemi t’ hapim shpirtërat tona, edhe ma tepër me njëri tjetrin. Prandaj largohemi pak edhe prej të këqijave dhe ushqimit të tepërt, dhe asaj botës materiale për t’ju përkushtuar ma tepër asaj botës humane dhe shpirtërore.

Aq edhe ma mirë është rasti kur neve aftësi dhe mundësi që të takohemi dhe të shoqërohemi edhe pak me tepër njeri tjetrin. Dhe, nuk ka rast ma të mirë që të takohena së bashku në nji natë Iftari, që t’a ndajmë atë buk së bashku atë dashuri dhe mirëkuptim me njeri tjetrin së bashku”.

Imam Ef. Edin Gjoni, duke ligjëruar gjatë fjalës së tij kujtojë se Amerikanët kan nji shprehje, duke bërë një pytje retorike shumë të bukur tha ai

“ You know the difference between Wellness and Illness ?” Cka do të thotë Wellness kur jemi mirë e shëndosh dhe Illness kur jemi sëmurë! - Sekreti midis dallimeve të dy koncepteve është se Illness fillon me shkronjën I-(aj) kur - neve shohim vetëm veten dhe askërkend tjetër . Kur ne mendojmë se vetëm neve egzistojmë dhe as kërkush tjetër! Kur krejt bota sillet rreth një komuniteti njerëzish, në shoqëri dhe familje, dhe ne jemi boshti e qendra e saj. Dicka që me këtë njerëz nuk është e mirë! Prandaj është edhe Wellness! Sepse, Wellness fillon me We(ui) që nënkupton dicka ma tepër se sa neve vet, pra të gjithë ne. Sikur Jena komunitet! - Jena shoqëri! - Jena familje ! Jena të afërm me njëritjerin, dhe në këtë mënyrë mbildhemi edhe si në këtë vend për të ndarë bukën së bashku” tha ai.

Më tej Imam Ef. Edin Gjoni, po ashtu shfrytëzojë këtë mbrëmje Iftari që ndërkohë t’i faleminderohej në celjen e këtij Iftari, veprimtarit Harry Bajraktarit dhe anëtarëve të familjes së tij që po shtronin këtë Iftar, por edhe për mbarë kontributin e tij duke iu lutur Zotit t’a bekojë për gjithcka bënë edhe për vendin e tij kombin e tij - për vite dhe dekada me rradhë. Dhe, atë që bën në drejtim të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkauar të Amerikës, por edhe në vendlindjen e tij Kosovën, Shqipërinë e më gjerë, u shpreh Imam Gjoni.

Sidomos ai shfaqi kënaqësinë dhe tregojë nji nder të vecantë që t’ja urojë përzemërsisht të gjitha ato nderime të larta që ka marr vecanërisht brenda këtyre dy muajve veprimtari i dalluar Harry Bajraktari.

Imam Ef. Edin Gjoni, kujtojë atë kur : Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj Harry Bajraktarin, e ka nderuar me “Medaljen e Skenderbeut” për angazhimin e pashoq, për shqiptarët, dhe atë kur këto ditë Kongresi i SHBA, me rastin e 50 vjetorit të emigrimit në SHBA, familjen e Harry Bajraktarit, e ka u nderua nga kongresi amerikan, me nismën e kryetarit të Komisionit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel me “Flamurin Amerikan”.

“Ky është një sukseses i madh për familjen dhe Harry Bajraktarin. Të cilët defenitivisht do t’a trashëgojnë gjenerata mbas gjenerata - por edhe për neve si komunitet. Megjithëse nji komunitet i vogël realisht. Komunitet i prokupuar në shumë probleme në SHBA, dhe me miqësi dhe lidhje të forta sikurse janë kongresmen, senatorëvë anëtarëve të qeverisë, por edhe të Presidentit të Amerikës. Prandaj gjejë rastin t'a bekojë dhe t’a faleminderojë “Zoti të dhashtë cdo të mirë e të mbarë ! Suksesi i Juaj në realitet është edhe suksesi i Ynë, i të gjithëve neve këtu! Shumë ju Falemnderit! tha Imam Ef. Edin Gjoni.

Nga data 5 Maj , të gjithë besimtarët myslimanë nisën muajin e madhërishëm të agjërimit – 30 ditët e Ramzanit i cili përfundon më 4 Qershor të muajit të ardheshëm. Sot, është dita e 18 e Ramazanit, njëra nga festat më të rëndësishme myslimane. Ky muaj i shenjtë është periudha kur besimtarët myslimanë agjërojnë që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij.

Sipas besimtarëve, Ramazani është muaji i dijes, i mësimit, sepse në këtë muaj njerëzit mblidhen më shumë nëpër xhamia ku dëgjojnë nga dijetarët e fesë islame të flasin për të, duke e lidhur predikimin e tyre me të gjitha drejtimet e jetës.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë. Pas përfundimit të tij është festa e Bajramit të Madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat