Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane “Shpresë & Paqe”: Urime Arba Kokalari!

Amerika

Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane “Shpresë & Paqe”: Urime Arba Kokalari!

Nga: Mimoza Boletini Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:00
Arba Kokalari

Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë & Paqe" në SHBA, ndjehet tej mase e gëzuar për zgjedhjen në Parlamentin

Europian të femrës së parë shqiptare Arba Kokalari, e cila përveç meritës së saj si politikane e re është edhe mbesë e intelektuales dhe Martires shqiptare Musine Kokalari. 

Duke qenë se shumë nga anëtaret e organizatës tonë vijmë nga shtresa ish e persekutuar politike të Shqipërisë, ndihemi krenare për fitoren e Arba Kokalarit në këtë post të rëndësishëm, pasi ajo rrjedh nga një familje që ka përjetuar një genocid të rëndë nga komunizmi dhe diktatori Enver Hoxha. 

Me këtë rast i urojmë Arbës urimet më të mira dhe suksese të mëtejshme.

Organizata "Shpresë & Paqe"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat