Festa e Fiter Bajramit ne xhaminë e shqiptarëve në Bruklin - Nju Jork

Amerika

Festa e Fiter Bajramit ne xhaminë e shqiptarëve në Bruklin - Nju Jork

Nga: Beqir SINA - Brooklyn NY Më: 4 qershor 2019 Në ora: 22:07
Bruklin - Nju Jork

Pas 30 ditësh agjërimi komuniteti musliman shqiptar në Brooklyn NY, dhe lagjet për rreth tij, celebrojë sot e martë 4 Qershor festën e Fiter Bajramit.  

Besimtarët myslimanë në mbarë botën sot kremtuanë festën e Fitër Bajramit. Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane filloi me faljen e namazit të mëngjesit.

"Festën e Mëshirës" shqiptarët e Bruklinit dhe lagjeve për rreth tij ky komunitet e kremtuan në xhaminë e parë në Amerikë, ndërtuar pesë dekada më parë  prej kontributit të emigrantëve shqiptarë mysliman, por edhe ndihmat e të krishterve shqiptarë, në atë që jemi të mësuar t'a quajmë këtu në Amerikë, festimi qendror.

Qindra   besimtarë në rastin e faljes së Fiter Bajramit në dolën sot në mëngjez heret, për të faluar Bajramin në Xhaminë e Bruklinit - Qëndrën Islame Shqiptare, e cila është dhe xhamia e parë dhe më të vjetër të emigrantëve shqiptarë, në zonëne Tri_Shteshit, New York, e shtetet për rreth tij. 

Në këtë xhami u mblodhën më shumë se 500 besimtarë musliman, emigrantë të vjetër e të rinjë  nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëria, në faljen e Bajramit. 

Duke çelur ceremoninë, sipas zakonit në fillim u mbajt një ligjeratë e gjatë nga Imam Osman Zaka, i Xhamisë së Bruklinit dhe Imam Esat Mehmeti, deri sa filloi edhe falja e Fitër Bajramit në orën 7:00 të mëngjesit. 

Ndërsa, Hytben e mbajti – Imam  Osman Zaka dhe si heret e tjera ngaqë pjesamarja ka qënë majft e madhe, Fitër Bajrami, u falë dy herë. 

Imam Zaka, i cili është lideri fetar i kësaj xhamie në Bruklin, gjatë ligjeratës së sabahut, ndër të tjera ceku, se me këtë ditë shënojm fundin e muajit të Ramazanit, periudha më e shenjtë e vitit islamik. 

"Bajrami, nënvizojë , ai , është një kohë për t’iu falur Zotit për bekimin e ripërtëritjes së besimit dhe për të bërë akte bamirësie. Festa e Bajramit, është kurorëzim i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe sakrificës, në emër të të gjitha të mirave që po na fal Zoti i Madh dhe i Plotfuqishëm. Në emër të dashurisë e respektit për njeri tjetrin, e pastërtisë në shpirt, harmonisë dhe mirëqënies sonë. Festa e Bajramit, për besimtarët shqiptarë", tha ai, "Sidomos, këtu në mërgim, duhet të forcojë gjithnjë e më shumë traditën e tonë, që kemi trashëguar, në ndergjegjen tonë, gjithçka nga e mira e në të mirës, të harmonisë e bashkëjetesës fetare”. 

Sikurse, Imam Zaka, edhe ndihmësi i tij, imam Esat Mehmeti, iu drejtuan besimtarëve, në këtë ditë feste, duke iu thënë se Bajrami, është një pjesë e bekuar kohe që mbart në vetvete begatinë, bereqetin, mirësinë dhe gëzimin e ditëve, javëve, madje të muajve dhe tërë vitit. "Në këtë mënyrë Bajrami, thanë ata,  është një lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë. Bajrami, është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi e sendërtuar në zekat, bamirësi dhe përkrahje."

 Në fund Imam Esat Mehmeti përcolli edhe një mesazh për të gjithë besmitarët shqiptar të besmit mysliman - duke u lut që së bashku  le të gëzojmë dhe t’a shijojmë me shpirt e me zemër këtë festë të bukur e plot hijeshi, të gjithë shqiptarët e besmit mysliman. 

Në ditët e Fitër Bajramit, besmitarët mbasi ndanë me urimet me njëritjetrin nga Xhamia, vazhduan të festojnë në familjet e tyre. Me vizitat prindërve, miqve, dashamirëve, shokëve dhe fqinjëve, me ushqime të bollshme dhe ëmbëlsirat tradicionale, si bakllava, kadaif, tollumba, revani sheqerpare e tjere. 

 Bajrami për besimtarët të besmit muslimanë sipas zakoneve Islame vazhdonë me vizita familjare tek me të vjetërit, të sëmurët dhe të vobektit, me shpresë se nga këto vizita ata do të fitojnë më shumë sevape: "Një e mirë e kësaj feste , sipas tyre është që besmitarët sipas mundësive ndihmojnë të varfërit dhe jetimët, dhe japin sadoka në vendlidnjen e tyre". 

Pas faljes së Fitër Bajramit, po ashtu besmitarët muslimanë në shenjë dashurie dhe respekti lënë një vend të veçantë edhe për ata që nuk janë më midis nesh, më të dashurit e tyre në amshim, dhe me këtë rast bëjnë vizita në varrezat e prindërve, të dashruve të tyre dhe të afërmve, duke vendosur buqeta me lule të freskëta.

Këshilli i Xhamisë tha kryetari i saj Hazis Cemenja me këtë rast ua uronë të gjithë besimtarëve shqiptar të besimit myslamin në Amerikë, dhe më gjerë në Shqipëri, Kosovë, dhe viset shqiptare e në diasporë, festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet e kësaj dite të madhërishme - Me fat festa e Fitër-Bajramit!

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat