75 vjet të përkujtimit të gjenocidit të Çamërisë - Nju Jork 2019

Amerika

75 vjet të përkujtimit të gjenocidit të Çamërisë - Nju Jork 2019

Nga: Beqir Sina - New York Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:33
Foto

Më 27 qershor 2019, Bashkësia Shqiptare në SHBA do të organizojë disa aktivitete për të përkujtuar vitin e 75-të të dëbimit të çamëve nga atdheu i tyre.

Ngjarjet kryesore do të mbahen në qytetin e Nju Jorkut dhe në zonën e Tri-Shteshit, janë në bashkëpunim me Shoqata dhe Organizata të shumta Shqiptare Amerikane. Kjo ngjarje do të nxjerrë në pah mizoritë e kryera kundër popullit Çam dhe kërkon të informojë amerikanët për gjendjen e vështirë të çamëve, dhe të kërkojë nga Greqia - shteti Grek të njoh të paktën këtë Çështjen e Çamërisë simbas konventave ndërkombëtare, anëtare e të cilave është et Greqia.

Për të përkujtuar këtë përvjetor jubilar të Çështjes së Çamërisë kësaj jae në metropolin e botës Nju Jork po mbahet “Java Shqiptare 2019” e cila është konceptuar për të përkujtuar 75 vjetorin e gjenocidit grek të popullsisë Çame, dhe po shoqërohet cdo ditë me aktivitetet ku tema e saj është Chameria - Genocidi Cham.

Një javë në komunitetin shqiptar në zonën Tri-Shtetshit, kjo ngjarje ka një maratonë shtatë-ditore me aktivitete të cilat nisën në Staten Island me nxësit e shokklave shqip, dhe shkollae të mesme,si dhe takime me udhëheqës të këtij  komuniteti, dhe organizatat lobuese të komunitetit për Cështjen Chame, takime me figura të shquara të komunitetit  dhe vizita të udhëheqësve të kësaj jave Marko Kepi dhe Marin Mema nga Tirana me organizatat dhe grupeve të shoqatave të komunitetit shqiptaro-amerikan, institucionet tona fetare, dhe organizmin e auditoriumeve e paneleve, shoqëruar këto edhe me programe artistike e hapjen e eksopozitave.

Dhe, natyrisht që çdo gjë do të kurorëzohet ose do të konkludohet në fund të kësaj jave në komunitetin shqiptar në zonën Tri Shtetshit me Paradën Madhe Shqiptare më 8 qershor në qendër të qytetit Nju Jork - Manhattan, në bulevardin e famshëm "Amerika" ku do të këndojnë e vallëzojnë e parakalojnë vetëm Kuq e Zi, shqiptarët e Amerikës  për të shënuar 75 vjetorin e e gjenocidit grek ndaj të popullsisë çame, një teme kjo e cila u zgjodh nga bashkësia shqiptare si temë e aktivitetit të Javës së Çamërisë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkauar të Amerikës.

Mysafir i nderit nga Shqipëria në këtë Paradë madhështore është caktuar  “Grand Marshall of Parade” reporteri  Marin Mema, gazetar i televizionit Top Channel nga Tirana dhe autori i disa cikleve dokumentare që kanë marrë vëmendje të madhe në botën shqiptare.

Aktivitetet e javës shqiptare në Nju Jork në TCH do të gjejnë vend por edhe në televizionet e komunitetit dhe gazetat e shqiptarëve të Amerikës nëpërmjet gazetarëve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu për të marrë pjesë në Javën Shqiptare 2019 nga Tirana ka udhëtuar projektuesia e talentuar dhe kostumografia Edlira Sula, e cila ka sjellë një numër të veshjeve kombëtare të Çamërisë që do të paraqiten në këtë paradë për të festuar me madhështi  75 vjetorin e gjenocidit grek ndaj popullsisë çame.

Organizatorët e Paradës së Madhe Shqiptare janë udhëheqësit e organizatës rrënjët Shqiptare, të kryesuar nga z. Mark Kepi, Presidenti dhe Zëvendës / Presidenti, z. Nick Beqi me mbështetjen e madhe të një numri të madh të shoqatave, organizatave dhe aktivistëve të komunitetit.

Java Shqiptare në ditën e katërt ishte mbrëmë në mesin e grupit të studentëve të Klubit Shqiptar në Shën Francis në Brooklyn NY, ku e mbajtë edhe Auditorium një Akademi përkujtimore për  75 vjetorin e gjenocidit grek ndaj popullsisë çame.

Grupi i madh i nxënësve me origjinë shqiptare nën udhëheqjen e Presidentit Kledi Roda dhe Fatime Dukova, organizuan këtë auditor - akademi me studentët e këtij kolegji, ko morën pjesë edhe udhëheqësi e veprimtar të komunitetit (Burim Zhuta, Haxhi Dauti, Kalosh Sela, Dashnor Miftari, Belul Qoku, Farahudin Kukaj , Ahmet Velaj, Shuqo Bruce, artistët Andi Gjoni, Agelina Nika, Valbona Coba, Valbona Peraj, si dhe aktivistë të tjerë dhe mysafirë, anëtarë të familjeve Çamë dhe të mbijetuarit e genocidit Çam.

Përvjetori i 75 vjetorit të genocidit të Çamërisë në Kolegjin e Snt. Francis në Brooklyn, ishte ngjarja e mbrëmëmshe për të takuar me reporterin nga Tirana gazetarin e TCH Marin Mema dhe të mbijetuarin e Gjenocidit Çam  Sali Bollati dhe familjen e tij, dhe njohur me veshjet Çame të Edlira Sula me kostumet foklorike shqiptare nga Çamëria dhe ekspozitën me artin e bukur me punët e piktores Melita Çekani.

Ky auditorium u shoqërua  Muzikën, Artin dhe Historinë, një ekspozitë që do të organizohet nga Studentët Shqiptarë në Kolegjin e Shën Francis në nder të përvjetorit të 75-të të gjenocidit të Çamërisë.

Me nji shfaqje live nga violincistja  e njohur Gjilberta Lucaj dhe kengetari Frederic Ndoci së bashku me shumë artistë shqiptarë.

Presidenti i Klubit Shqiptar të Kolegjit St. Francis në Brooklyn- New York Kledi Roda tha për Bota sot:

Klubi i Shqiptarve ne St. Francis College esht nje nga deget e shumta te organizates te madhe Rrenjet Shqiptare ne NY. Ne jemi nje grupim me studente Shqiptar qe me ane te aktiviteteve te shumta jofitimprurese perfaqsojm kombin tone. 

Aktivitetet tona perfshijne Cultural days (ku ne prezantojme shqiprin ne ane te ushqimeve, kengve apo edhe veshjeve tradicionale), panele me personalitete Shqiptare qe flasin per jeten e tyre apo nje tem specifike, dita e filmit Shqiptar, etj. 
Vendosem qe kete event tja kushtonim camerise pasi eshte 75 vjetori i gjenocidit. Me kete rast po mundohemi te sensibilizojm te gjithe shqiptaret rreth ksaj ceshtje. 

Auditoriumi i mbremshem ishte i shumllojshem dhe salla ishte e mbushur plot. Kishim prezent te gjitha moshat duke filluar nga femij ne student, prind dhe te moshuar. Te ftuarit ton special zoti Marin Mema dhe zoti Sali Bolladi krijuan nje interes shum te madh per audiencen shqiptare te vinin dhe te degjonin historit e tyre. Gjithashtu patem nderin dhe kenaqesin e madhe te degjonim live duke performuar artistet e medhenj Gjilberta Lucaj dhe Frederik Ndoci.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat