Suksesi i Liridon Qafleshit, sukses që gëzon

Amerika

Suksesi i Liridon Qafleshit, sukses që gëzon

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 22:02

Edhe një sukses i studentëve shqiptarë nga Kosova në SHBA, njëri ndër ta Liridon Qafleshi, arrin që krahas gradimit profesional si stomatolog, arrin të kryen masterin në Universiteti, në Tampa, Florida

Universiteti është institucion që ofron gradë universitare dhe pasuniversitare. Universitetet në SHBA ofrojnë programe pasuniversitare me diplomë Master apo Ph.D. Institucionet Universitare kanë degë të profilizuar si mjekësi, stomatologjise, drejtësi apo dhe drejtime profesionale. Disa universitete ofrojnë programe të veçanta, ku studentët e tyre mund të pajisen me diplomë universitare dhe pasuniversitare në kohëzgjatje më të reduktuar. Në përgjithësi, universitetet kanë ofertë më të gjerë të programeve sesa kolegjet për shkak të numrit të madh të studentëve të rexhistruar. Pra studenti në SHBA përveqse duhet të jetë i zellshëm në studime, duhet të jetë njohës i sistemit amerikan të shkollimit për të arritur rezultate kulminante studimore.

Suksesi i stomtalogut nga Kosova është sukses admirues

Adaptimi një sistemi të tillë studimor shumë konkurues, është edhe një vlerë e shtuar për studentët e ardhur nga Kosova. Por rezultati i Liridon Qafleshit është inkurajues dhe është një sukses që nderon familjen dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Ai arriti që krahas studimeve në stomatologji, arriti në të njëjtën kohë të fitoi gradën master, duke rritur rejtingun e sukseseve te studentëve shqiptarë. Mund të thuhet lirisht që ky sukses nuk ishte i befasishëm, duke ditur që më heret dy motrat e tij Nita Qafleshi ka arritur të kryej studimet në farmaci, ndërsa Ardita Qafleshi të kryej masterin dhe të punësohet në Institutin Demokratik në Washington DC. Sigurisht që suksesi i tyre është vazhdimësi suksesi e trashëguar nga prindët e tyre Nexhmedin Qafleshi, profesor i filozofisë dhe Fatushe Qafleshi, Prof. i gjuhës shqipe nga Shkupi. Pa mëdyshje suksesi i Liridon Qafleshit dhe motrave të tij është sukses për çdo admirim, dhe është kurorëzim i punës dhe angazhimit të prindëve, që i bënë nder çdo shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat