Clayvion Winn, "zezaku" këndon shqip “Xhamadani Vija Vija është Kosova është Shqiperia!” në Paradën Shqiptare per Çamërinë në Nju Jork - Bota Sot
Clayvion Winn, "zezaku" këndon shqip “Xhamadani Vija Vija është Kosova është Shqiperia!” në Paradën Shqiptare per Çamërinë në Nju Jork

Amerika

Clayvion Winn, "zezaku" këndon shqip “Xhamadani Vija Vija është Kosova është Shqiperia!” në Paradën Shqiptare per Çamërinë në Nju Jork

Nga: Beqir SINA - New York Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:42
Pamje nga video

Xhamadani Vija Vija është Kosova është Shqiperia!

MANHATTAN NYC : Ditën e shtunë në Manhattan- New York, u zhvillua “Parada e Shqiptarëve 2019” ku qëllimi kryesor ishte forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve që jetojnë në diasporë.

“Albanian Roots” (Rrënjët Shqiptare), e cila bëri të mundur këtë organizim të përvitshëm ishte ajo që me punën e saj të palodhëshme në një ditë si kjo bëri bashkë një numër të madh shqiptarësh që jetojnë në SHBA si edhe të tjerë që erdhën edhe nga shtetet lar New Yorkut, për këtë parade shqiptare e cila ka qenë më e madhja në historinë e shqiptarëve të Amerikës në zemër të Nju Jorkut.

Këtë vit Parada Shqiptare, me aporvimin e te gjitha organizatave dhe liderve te komunitetit, eprimtarve iu dedikua Çamërisë, në përkujtim të viktimave të gjenocidit grek 75 vite më parë.

Në këtë paradë përvec shqiptarëve morën pjesë edhe amerikan e të huaj të tjer shok edhe miq me shqiptarët e Amerikës, të cilët erdhën e marrshuan së bashku me shokët e miqt e tyre shqiptar kuq e zi .

Njeri prej tyre që është mjaft i nohur nëpërmjet rrjeteve sociale është dhe reperi i zi amerikan, nga Detroiti, i cili këndon shqip për Kosovën dhe Shqipërinë, dhe që kishte udhëtuar nga Detroiti - Michigan për të ardhur e marrë pjesë në Paradën Shqiptare 2019 dedikuar Çamërisë - 75 Vjetorit të Genocidit Çam

Ai quhet Clayvion Winn, ndërsa shqiptarët e thërrasin "zezaku shqiptar", por atij jo vetëm që nuk i mbetet "hatri" ngase shoqërohet, i do dhe e respekton shqiptarët , por kur e pyet si të quajn ai thotë : “Zezaku Shqiptar”.

Megjithse, këndon e flet shqip rrjedhshëm me dialekt të Kosovës, kur e pyet a je shqiptar dhe si e ke mësuar shqipen ? ai përgjigjet se “as vet se "dijë" ........!!!

Në rrjetet sociale Tweeter, Instagram dhe Facebook, reperi i njohur në komunitetin shqiptar në Detroit, është bër mjaft i shikuar mbasi ai vazhdimisht poston video clipe ku nje nga më të klikuaart e tij është edhe kolazhi me titull : "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lamë borë dhe e gjetëm dimën".

Reperi Clayvion Winn, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shfaqet duke kënduar shqip, këngën e njohur të rapsodit kosovar në Shqipëri, Dervish Shaqja, "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lamë borë dhe e gjetëm dimën".

E cila është, një këngë, që tregonte se si shqiptarët nga Kosova, të cilët erdhën në Shqipëri 75 vjet më parë, duke u larguar nga rregjimi i egër sllavo - komunist , dhe si gjetën Nënën Shqipëri ,"një Dimër", citohet të ketë thënë vite më parë këngëtari i ndjer Dervish Shaqja, i cili u nda nga jeta 10 vjet më parë.

Reperi Clayvion Winn në Paradën Shqiptare 2019 në Nju Jork, këndojë këngën “Xhamadani Vija - Vija” dhe mbante në kokë edhe një Plis të bardh me shqiponjën e zezë, ndërkohë, që bënte simbolin e Shqiponjës me dy pëllëmbat e dorës, është "mbështjell", simbas ritmit të muzikës me flamurin tonë kombëtar kuq e zi, dhe flamurin e shtetit të Kosovës, nga një grup shqiptarësh që e shoqëronin atë në Paradën Shqiptare 2019 dedikuar Çamërisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...