Kosova në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara - Respekt për UÇK-në dhe NATO-n e udhëhequr nga SHBA-të - Bota Sot
Kosova në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara - Respekt për UÇK-në dhe NATO-n e udhëhequr nga SHBA-të

Amerika

Kosova në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara - Respekt për UÇK-në dhe NATO-n e udhëhequr nga SHBA-të

Nga: Beqir Sina Më: 12 qershor 2019 Në ora: 16:08
Ibrahim Rugova dhe Bill Clinton
Rugova, vendosi gurin e themelit në miqësinë e përjetshme me SHBA-në : “Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”, ka thënë Rugova.
 
NEW YORK : Ndonëse, 20 Vjetori i çlirimit nuk e gjeti në shënimin e këtij jubileu të madh të Kosovës, por Rugova, do të kujtohet si ikona e çlirimit dhe pavarësisë si udhëheqësi i Dardanisë antike, prijësi i madh të kombit shqiptar dhe udhëheqësi i parë antikomunist në Europën juglindore, në fund shekullin e XX dhe fillim shekullin e XXI.
 
Deri në vdekje, Dr. Rugova mbeti mik i Shteteve të Bashkuara dhe i udhëheqësve të lart të saj - antarëve të Kongresit të të dy partive kryesore të SHBA, qofshin ata republikanë apo demokratë e të pavarur.
 
Në maj 1996, gjatë një vizite në SHBA, i ndjeri Rugova u takua me sekretarin amerikan të Shtetit Warren Christopher dhe diplomatin e njohur amerikan Kris Hill, të cilët informuan për nismën amerikanë për hapjen e misionit të parë amerikan në Kosovë, një nismë kjo e mbështetur atëhere edhe fuqishëm nga kongresisti Eliot Engel një mik i madh i shqiptarëve.
 
Ndërkaq ishte po ai më 12 korrik kongresmeni Eliot Engel, miku i Rugovës, i cili preu shiritin e misionit amerikan në Prishtinë, duke "prerë" në këtë mënyrë edhe shiritin e marrëdhënieve të institucionalizuara të Kosovës me SHBA-në, dhe vendosur gurë-themelin në miqësinë e përjetëshme me Shtetet e Bashkauar të Amerikës.
 
Sot, të gjithë e kujtojmë atë fotografinë historike, kur Presidenti Rugova, priti në Kosovë me krah hapur, ashtu si edhe ai ju drejtua atij në atë vizitë historike me duar nga Zoti! duke e falëminderuar Zotin! që ta bekojë popullin shqiptar të Kosovës dhe popullin Amerikan dhe ta gëzonin ditën e çlirimit.
 
Ibrahim Rugova - “Welcome Mr. President! To Free Kosova!
 
” Njeriu që me kohë e mësoi mirë atë fjalën e urtë popullore se “miqtë janë krahët e njeriut!” dhe të cilën e bëri bazament dhe filozofi e jetës dhe veprimtarisë së tij, ishte Presidenti Rugova.
 
Shpirti i tij pa ndërpre dërgonte mesazhe dashurie dhe afrie për të gjithë shqiptarët. Dhe, shpirtrat e shenjtë, sikur i Presidentit Rugova, komunikojnë lehtë, sepse ai diti të flas me të gjithë. Me ata që e donin dhe adhuronin, por edhe me ata që e kundërshtonin.
 
Ai fliste ëmbël, me respekt, me dashuri dhe në fund të çdo fjalimi i bekonte siç e bekonte Kosovën, siç i bekonte të gjithë shqiptarët.
 
Pasi që njihte mirë rrethanat kohore politike, si dhe dallonte miqtë e vërtet të shqiptarëve.
 
Rugova ishte ai që Kosovën e bëri mikë dhe aleatë më shtetin me te fortë në Botë me Amerikën.
 
Ai përmes shumë veprimtarëve kombëtarë që vepronin në Shtetet e Bashkauar të Amerikës, me dekada me radhë, e ku në mesin e të cilëve nuk mundesh të veçoshë dikë si mikun e tij më të ngushtë, ngase Rugova, kishte miq shumë veprimtar nga Kosova e Shqipëria, shqiptarët e Luginës së Preshevës, Malit të Zi e Maqedonisë, në Amerikë.
 
Ngaqë, ishin ata veprimtar e lider të komunitetit shqiptar në SHBA, që me lidhjet e tyre veprimtarinë e tyre, bënë që edhe Kosova, të këtë lidhje dhe të, depërtoji thellë te administrata Amerikane, Kongrsei e Senati, për të nxjerr sheshazi për herë të parë të vërtiten historike se populli shqiptarë nuk është popull fundamentalistë si që trumbetonin borit pansllaviste te Beogradit, nuk janë terroristë. Por, se shqiptarët janë një popull i civilizuar, me një kulturë të lartë Europiane dhe më një miqësi të pashoqë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Rugova ishte ai që i bëri shqiptarët miq të mëdhenj me SHBA!
 
Duke ricikluar në këtë kontekst lidhjet e mira të shqiptarëve me SHBA-në, rikujtojmë rrugën që ndoqën ato me presidentin e parë të Kosovës, tashmë të ndjerin Ibrahim Rugova.
 
Me Amerikën e lidhjet e tij, vizioni që kishte dr. Rugova si dhe me vizitat në SHBA dhe takimet që zhvilloi aso kohe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë e më tepër po kuptohej më mirë çështja shqiptare e Kosovës, si dhe lufta paqësore për liri e pavarësi. Rugova, qe ai që arriti të shpalosë në Uashington D.C. planin prej dhjetë pikash, i cili kur u vu në jetë solli edhe lirinë e ëndërruar të shqiptarëve më 12 qershor 1999.
 
Rugova, me miqësinë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u la shqiptarëve një mik të madh dhe të përjetshëm.
 
Në këtë vazhdimësi edhe pas Rugovës, ishin udhëheqës të tjer, lider nga Kosova, ish udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, personalitete të njohuara kosovare, të cilët ndoqën edhe më shumë lidhjet dhe miqësinë e përjetëshme me mikun e aleatën e shqiptarëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i ngrisur ato edhe më lart ato në marrëdhënie dhe lidhje të shkëlqyera.
 
Kosova në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara - Respekt për UÇK-në dhe NATO-n e udhëhequr nga SHBA-të
 
Ish presidenti i Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, do të kujtohet nga udhëtimet e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si njeri i paqes, një letrar e studiues, i cili vizitën e tij të parë politike jashtë Kosovës e bëri pikërisht në Washington.
 
Në qarqet politike amerikane, thuhet vazhdimisht se kjo ishte edhe një vizitë njohëse dhe afirmuese njëkohësisht, që e realizoi me delegacionin e Kosoves në prill të vitit 1990, me ndihmën e atij që i hapi dyert shqiptarëve në Uashington - ish kongresistit republikan të Nju Jorkut, Xhozef DioGuardit - Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane.
 
Dëshmia e dr. Rugovës në Kongresin Amerikan, në atë kohë afro te dekada më parë do ta etabloi emrin e tij dhe fitoi admirimin si një udhëheqës paqësor dhe largëpamës, ndërkaq Rugova, do ta theksonte gjithnjë afërsinë dhe mirëkuptimin për Kosovën nga politika amerikane si nga asnjë vend tjetër në botë.
 
Kjo vizitë dhe të tjerat që pasuan, do ta regjistronin edhe vetë Kosovën në hartën politike si një çështje të cilën Uashingtoni do të duhej ta kishte në përcaktimet dhe planet vepruese diplomatike në Ballkan.
 
Gjatë viteve të nëntëdhjeta, dr. Rugova do të realizonte dhjetëra takime me kongresistë e senatorë, me udhëheqës të administrates, me kryediplomatët e deri edhe me vet presidentin Klinton dhe Bush, për t’i bindur ata se kauza e popullit të Kosovës për pavarësi ishte e drejtë.
 
Me rastin e vdekjes, së Presidentit Rugova ishte Qeveria Amerikane, ishte ajo që deklaronte se ‘Presidenti Rugova e fitoi admirimin e popullit amerikan përmes veprimeve të tij paqësore dhe ishte një udhëheqës që punoi me përkushtim vetëmohues për kauzën e Kosovës.’
 
Presidentët e Amerikës, George H. Bush, presidenti i “Vijës së Kuqe” në prag të Kërshëndellave, Presidenti i Çlirimit të Kosovës, Bill Clinton, dhe Presidenti i Pavarësisë së Kosovës George W. Bush, e vlerësuan presidentin Rugova ‘një mik të vërtetë të Amerikës’.
 
Presidenti i atëhershëm, George W Bush -- në emër të popullit amerikan dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara –u shpreh se “Jam tepër i pikëlluar nga vdekja e Presidentit Rugova, i cili për shumë vjetë udhëhoqi fushatën për liri, paqë e demokraci në Kosovë.
 
Shtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova, humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili njëkohsisht ka siguruar gjithashtu edhe respektin e mbarë botës, për qëndrimet e tij parimore kundër dhunës.
 
“Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri,” do të deklaronte ish presidenti Clinton.
 
“E kam dashur dhe e kam admiruar shumë Dr. Rugovën. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjes e inspiroi botën.’ citohet të ketë thënë Klinton.
 
Ish senatori Bob Dole, një mik i madh i popullit shqiptar, në një deklaratë të tij paralajmëronte pavarësinë duke thënë se ‘Presidenti Rugova, është bërë tashmë “njeriu i epokave” dhe se ëndrrat e tij për Kosovën do të realizohen.’
 
Njohësit e rrethanave të atëhershme theksonin se përkundër disa lëkundjeve që ekzistonin ndaj Rugovës, ai megjithatë mbeti një forcë bashkuese për shqiptarët e Kosovës.
 
Presidenti Rugova, bëri që e gjithë bota të jetë me shqiptarët. Siç ka thënë edhe vet Presidenti amerikan Bill Clinton .
 
Protagonisti kryesor i çlirimit të Kosovës – dhe i cili e kishte takuar Presidentin Rugova, se përsa i përkiste atij, ka thënë “nuk kishte avokat që të shpjegonte më mirë hallet e kombit shqiptar dhe të drejtat e tij - se Ibrahim Rugova".
 
Presidenti Rugova i përket pra një grupi të vogël njerëzish, që me punën e tij për popullin e vet dhe për vlerat njerëzore, në të mirë të atdheut e të njerëzimit – lartësohen në atmosferat e universit -- e që nuk mund të maten as nga koha e as nga hapësira.
 
Në këtë 20 Vjetor të çlirimit të Kosovës, të gjithë shqiptarët urojmë ditën e çlirimit dhe i lutemi Zotit që në këtë 20 vjetor të kësaj ditë të madhe, dhe të bekuar - Kosova dhe udhëheqësit e saj të sotëshëm, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe duke pasur parasysh interesat e larta kombëtare – dhe duke lënë mënjanë bindjet e tyre politike, dhe partiake dhe interesat ekonomike midis tyre, por që të shënojnë arritje të mëtejshme historike në avancimin e lirisë dhe demokracisë brenda Kosovës, por edhe njohje të mëtejshme në fushën ndërkombëtare, duke u frymëzuar nga kujtimi i Presidentit Rugova.
 
Ngase edhe ish- Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ia dedikoi gjithë këto mrekulli – admirimin dhe respektin që kanë kosovarët për Amerikën, Presidentëve, Uilson, Reagan, Presidentit Bush Plaku, Clinton, që i tha “ndal genocidit në Kosovë” dhe Presidentit George W. Bush, i cili i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë fill pas inagurimit, dhe ishte i pari që deklaroi nga Tirana në 11 qershor 2007 : “Mjaft është mjaft”, tha Presidenti Bush duke e “çimentuar” atë se Kosova do të jetë e pavarur : “Ky është qendrimi im! Ky është një qendrim i prerë dhe i fortë”, tha ish - Presidenti Bush!
 
Ish Presidenti i Kosovës Dr Ibrahim Rugova, ka thënë: “Ne i duam amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë që ne dëshironim - pikërishtë për këtë ka një respekt të madh dhe ideal te të gjithë Shqiptarët”.
 
“Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”, ka thënë Rugova.
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...