Seminari i Dytë Shkencor-Arsimor, lidhur me ecurinë e Shkollave Shqipe në SHBA: “Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Amtare në Shkollat e Diasporës” - Bota Sot
Seminari i Dytë Shkencor-Arsimor, lidhur me ecurinë e Shkollave Shqipe në SHBA: “Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Amtare në Shkollat e Diasporës”

Amerika

Seminari i Dytë Shkencor-Arsimor, lidhur me ecurinë e Shkollave Shqipe në SHBA: “Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Amtare në Shkollat e Diasporës”

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 30 qershor 2019 Në ora: 18:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Seminari i Dytë, solli mundësi të reja për bashkëpunim mes mësuesish profesionistë dhe atyre që e mbështetin kauzën e bukur e me vlerë të ruajtjes së gjuhës dhe vlerave tona kombëtare.”

NEW YORK CITY: Të shtunën, 29 Qershor, në zyret e Konsullates së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, u mbajtë Seminari i Dytë Shkencor-Arsimor, lidhur me ecurinë e Shkollave Shqipe në SHBA, me titull : “Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Amtare në Shkollat e Diasporës”, bashkëorganizuar me Association of Albanian-American Dual Language & Culture dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Amb. Teuta Sahatqija, dhe stafin e saj diplomatik Albana Bylykbashi, Ines Demiri, Lulëzim Karsniqi, dhe, Butriint Ymeri.

Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, Amb. Teuta Sahatqija, hapi këtë Seminar, me një fjalë përshëndetse duke iu uruar sukses shkollave shqipe në Diasporë, për sesionin e sapo përfunduar.

Ajo më pas foli pak edhe në lidhje me Arritjen dhe Perspektivat e Mësimit të Gjuhës Native në Shkollat Shqiptare të Diasporës në Amerik, në 107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe 20 vjetorin e Kosovës të lirë! duke thënë : “I'm Proud Of Our Diaspora! - Unë jam Krenare me Diasporën tonë!”

Mësimdhënsia, Vjosa Nikçi një nga udhëheqëset kryesore të Shoqatës së Mësueseve Shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, në emër të "Organizatës Shqiptaro-Amerikane e Dy Gjuhëve dhe Kulturave " me bazë në Bronx - NY, dha një falenderim të veçantë për Ambasadoren Teuta Sahatqija dhe, stafin e saj diplomatik, në Konsullatën e Kosovës në NY për perkushtimin dhe ndihmën e vyer që vazhdimisht i jep çështjes së gjuhës shqipe! për fëmijët shqiptar në Amerikë.

Në një dekelrat shtypi “Press releas” , kjo organizatë, shkruan se Seminarin e Dytë mbi gjuhën shqipe dhe mësimdhënien në shkollat e diasporës, të organizuar nga Konsullata e Kosovës në NY dhe Organizata Shqiptaro - Amerikane e Dy Gjuhëve dhe Kulturave ( Albanian-American Dual Language & Culture), morën pjesë mësues, të shkollave shqipe në zonën e Tri-Shteshit, profesorë, aktivistë të komunitetit dhe prindër të fëmijëve në shkollat shqipe

Seminari u mbajt në ambientet e Konsullatës, ku e pranishme ishte edhe Konsullja e Përgjithshme, Ambasadoria Teuta Sahatqija, dhe stafi i saj diplomatik, i cili bëri dhe realizmin teknik me video projeksion të këtij Seminari të suksesshëm.

Simbas, kësaj dekelerate për shtyp, thuhet se boshti kryesor i këtij aktiviteti ishte të zgjerojë rrjetin profesional ku të shkëmbehen përvoja dhe njohuri rreth metodave të mësimdhënies në shkollat e trashëgimisë shqiptare në ShBA, me qëllim rritjen e efektivitetit të tyre dhe kontigjentit të fëmijëve apo të të rinjve që i frekuentojnë ato.

Po ashtu, thuhet në këtë deklerat se një tjetër përqëndrim i punës në këtë drejtim është edhe angazhimi dhe mbështetja e insitucioneve të ndryshme ndaj përmbushjes së këtij qëllimi i cili si rezultat çon në kultivimin dhe ruajtjen e rrënjëve tona.

Fjalën e hapjes me një përshëndetje rasti e mbajti mikëpritsja e këtij Seminari, Amb. Sahatqija, e shoqëruar në bashkëbisedim edhe nga znj. Drita Gjongecaj, themeluesja e AADLC.

Duke falenderuar pjesëmarrësit, znj. Ambasadore, vlerësoi punën për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme që Konsullata e Kosovës, i ka dhënë dhe gjithmonë dhe natyrisht që do t’i japë shkollave shqipe në mërgim.

Gjatë këtij Seminari ra në sy puna e mirë dhe për tu lavdëruar nga kumtesat të cilat ishin me vlerë dhe u mbajtën nga profesorë të universiteteve, studiues, mësimdhënës, etj, duke u ndjekur me shumë interes nga tē pranishmit dhe kolgët e tyre.

Këtu u përfshinë edhe prezantime të mirëfillta të teknikave të mësimdhënies të ilustruara me shembuj dhe materiale konkrete, nëpërmjet një video projeksioni shoqëruar me shpejgimet e kumtesave.

Organizata Shqiptaro-Amerikane e Dy Gjuhëve dhe Kulturave (Albanian-American Dual Language & Culture), po ashtu në dekleratën e saj shpreh një falenderim në mënyrë të vecantë të gjithë ligjëruesit që me prezantimet e tyre mjaft cilësore të cilët sollën thanë ata materiale të reja të cilat i pasuruan diskutimet profesionale mbi temën në fjalë .

Kumtesat u mbajtën nga : Vjosë Nikci - Marjana Zeneli Bulku - Vera Belliu - Azeta Kola Zhabjaku, Ph.D - Arjeta Ferlushkaj, Ph. D - Thellenza Arifi Krasniqi - Drita Gjongecaj - Mirjana Lukic-Kim - Alban Biba - Haxhere Veseli-Matoshi

Në fund të këtij Seminari Organizata Shqiptaro-Amerikane e Dy Gjuhëve dhe Kulturave (Albanian-American Dual Language & Culture), theksojë se : “Seminari i Dytë solli mundësi të reja për bashkëpunim mes mësuesish profesionistë dhe atyre që e mbështetin kauzën e bukur e me vlerë të ruajtjes së gjuhës dhe vlerave tona kombëtare.”

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...