Meshtari Dom Freddy me veshje kombetare, të Malësisë - qeleshe në kokë, xhamadan, dhe tirqet, e malësorve në Festivalin e Kishës - Bota Sot
Meshtari Dom Freddy me veshje kombetare, të Malësisë - qeleshe në kokë, xhamadan, dhe tirqet, e malësorve në Festivalin e Kishës

Amerika

Meshtari Dom Freddy me veshje kombetare, të Malësisë - qeleshe në kokë, xhamadan, dhe tirqet, e malësorve në Festivalin e Kishës

Beqir Sina-New York Nga Beqir Sina-New York Më 10 korrik 2019 Në ora: 15:19
Meshtari Dom Freddy me veshje kombetare

Festa e 4 Korrikut në Detroit, është festuar edhe këtë vit me një festival i cili është bërë tashmë, tradicional, në Kishën Katolike Shqiptare Shën Pali në Rochester Hill të Detroitit dhe atë të Kishës « Zoja Pajtore » në Southfield të Michiganit.

Meshtari, i Kishës së Shën Palit - don Freddy, u ka prirë javën e kaluar grupeve të fëmijëve pjestar të ansambli folklorik "Gjergj Kastrioti Skenderbeu", me koreografe Joli Paparisto, me nji flamur të madh autokton, në krye të marshit, të kësaj feste.

Ndërsa, ai i ishte veshur edhe vet si grupet e  fëmijëve me veshje kombetare, pikërisht atë të Malësisë - me qeleshe në kokë, xhamadan, dhe tirqet, e malësorve, dorë për dore me fëmijët meshtari marrshon  me fëmijët të cilët valëvisin flamujt amerikan e shqiptar nën ritmin e daulles, para qindra shqiptarve të mbledhur për të festuar 243 Vjetorin e Pavarësisë së Amerikës, në festivalin e Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali në Rochester Hill të Detroitit. 

Kisha Katolike Shqiptare Shën Pali në Rochester Hill të Detroitit e njohur ndryshe edhe si Katedralja shqiptare, është e ndertuar në njëri prej qyteteve më të rëndësishëme, dhe ku vitet e fundit, janë më të përqendruara ngulitjet e hershme të emigrantëve shqiptarë. 

Ai është në qytetin më verior të shtetit federal të Michigan-it, në afërsi të Detrioitit, qyteti i quajtur Rochester Hills . 

Në këtë qytet e përreth tij,  ku mendohet se ndodhet dhe komuniteti më i madh shqiptar katolik, janë ndërtuar prej vitesh dy kisha katolike shqiptare, njëra është ajo ne Lahser Rd - Southfield, Michigan, Kisha "Zoja Pajtore" me Meshtar - Dom Nue Gjergjin, dhe tjetra Kisha Katolike Shqiptare Shën Pali në Rochester Hill të Detroitit, me Meshtarin, Don Freddy të cilat janë edhe dy kishat katolike shqiptare, me të njohurat dhe më të mëdhatë në veri të Amerikës.

 Po ashtu komuniteti shqiptar katolik i cili është edhe më i madhi në Amerikë , është i vendosur prej vitesh në pjesën më veri-lindore të SHBA , në Michigan, dhe përgjithësisht është i njohur në mesin e shqiptarve në Amerikë,si nji komunitet  shumë aktiv dhe i përkushtuar për fenë e tyre, dhe çështjen kombëtare. 

Në këtë komunitet, që ngelet nga më të organizuarit, pas atij që jeton e vepron në New York e rrethina, ka gazeta e revista, në gjuhën shqipe. Ka televizione dhe radioprograme në gjuhën shqipe. Ka lokale dhe klube shqiptare, dhe mbahen disa festivale shqiptare te cilat jane bere tradicionale. 

 Në ndërkohë në oborrin e madh dhe të bukur të të dyja kishave  ndodhen dhe dy statujat e dy figurave më të rëndësishme kombëtare, ajo e heroit legjendar të kombit tonë Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, në oborrin e kishës së Shën Palit, dhe statuja e Nënës Terezës, ose Nobelistes shqiptare gruas së famshme, shenjtores, bamirëses dhe humanistes së madhe në të gjithë botën, në oborrin e gjelbërt dhe të bukur të Kishës "Zoja Pajtore".

Që të dyja këto kisha shqiptare,  tërheqin shumë vëmendje, edhe për vizitorët e huaj, amerikan dhe komunitetin shqiptar në Detroit. Ato të dyja me plot gojën kur i sheh nga afër - mund t'i tharrësësh "Katedralet Shqiptare" në Amerikë. 

Mbasi që të dyja këto kisha shqiptare, shfaqen ashtu madhështore, si  ajo mes nje blerimi në Lahser Rd - Southfield, Michigan, Kisha "Zoja Pajtore" me Meshtar - Dom Nue Gjergjin, por edhe ajo tjetra Kisha Katolike Shqiptare Shën Pali në Rochester Hill të Detroitit, me Meshtarin, Don Freddy. në faqen e një kodrine me plot gjelbërim. 

Të dyja këto kisha shqiptare janë ato që po dallohen për vlerat dhe indetitetin tonë fetar, por edhe atë patriotik, artistik e kulturor kombëtar, duke i dhënë me të drejt edhe kësaj pjese të qytetit të Detroitit rrethinave të tij aty ku janë edhe këto dy kisha shqiptare Katolike një bukuri të mahnitshme e të rrallë. 

Aty të thonë besimtarët janë dy shtëpiat e Zotit, shtëpia ku per çdo dite luten e falen me mijëra besimtar shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, dhe viset shqiptare të emigruar në Amerikë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...