Profesor Dr. Agron Lucaj shkencëtar mbase edhe martir - Bota Sot
Profesor Dr. Agron Lucaj shkencëtar mbase edhe martir

Amerika

Profesor Dr. Agron Lucaj shkencëtar mbase edhe martir

Nga: Gjeke Gjonlekaj/New York Më: 9 gusht 2019 Në ora: 08:30
Profesor Dr. Agron Lucaj

Me 7 korrik të këtij viti ishte 70-vjetori lindjes të Agron Lucaj. Ky ishte malësori i parë me emërin  Agron në Malësinë tonë. Kshtjella e mbretit Ilir Agron dhe mbretëreshës Teuta në Medun është vetëm 15 kilometra larg nga vendlindja e Agronit. Tani në atë kështjellë është Muzeu i Mark Milanit. Me këtë emër të famshëm ilir e kishte pagëzuar djalin e tij Gjon Gjeka Lucaj. Agroni kishte lindur në Triesh në vitin 1949. Atje kishte mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm shkollën tetëvjecare. Edhe shkollën normale të Prishtinës e kishte mbaruar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Menjëherë ishte regjistruar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore Dega e Fizikës. Të gjithë e dijmë se ky është njëri prej fakulteteve më të vështira. Në këtë fakultet janë të domosdoshme matematike dhe fizika. Ato janë  baza e të gjitha shkencave natyrore. Dijetarët thonë se truri i fizikanëve dhe i matematikanëve është i vecantë. Papa Gjon Pali i Dytë kishte thënë: "Sikur të ishte për matemtikë dhe fizikë, nuk do të isha kurrgjë më shumë se një qytetar i thjeshtë". Mrekullia e Agron Lucaj është se Ai ishte nxënës dhe student i shkqlqyeshëm prej ditës së parë. Edhe studimet pasuniversitare i kishte mbaruar  për mrekulli(cum laude). Gjatë kohës që përgatitej për disertacion të doktoratit Agroni kishte marrë pjesë në disa konferenca shkencore në vende të ndryshme. Agroni kishte marrë diplomën e  magjistraturës në Fizikë Molekulare, ndërsa teza disertacionit të tij  kishte qënë Fizika Nukleare. Në pranverë të vitit 1981 kishte kërkuar një vit leje nga Universiteti i Prishtinës për t'i dhënë fund pjesës eksperimentale të tezës disertacionit. Në vitin 1976 kishte fituar titullin professor i rregulltë i Fakultetit të Fizikës në Universitetin e Prishtinës.Në kryeqytetin e Kosovës ishte shumë i nderuar nga personeli akademik dhe shkencor. Agron Lucaj të kujtonte Gjon Gazullin(Johanus Gazullus) profesor në Universietin e  Padovës në kohën e Skenderbeut. Gjon Gazulli nga dheu i Mirëdiës thonë biografët e tij  kishte qënë profesor  i Nikolla Kopernikut në Padovë. Agron Lucaj ishte njëri prej  profesorëve më të nderuar në Prishtinë. Ky universitet i mirënjohur në Evropë i kishte dhënë mundësi të mrekullueshme për të specializuar në Kroaci dhe në Itali.  Duhet shënuar se edhe profesori shqiptar i Universitit të Zagrebit Tomë Berisha e kshte mbështetur shumë në punën e tij shkencore.Të gjithë bashkëpunëtorët e tij tregojnë se Agroni ishte i lindur për shkencë. Perspektiva e tij shkencore ishte e jashtzakonshme. Sikur të ishte jetëgjatë Agroni do të ishte shkencëtar i prmasave ndërkombëtare. Profesoresha Lidia Colombo e Universitetit te Zagrebit kishte thene se Agroni kishte qene studenti me i mire ne jeten e saj.   

Ndërsa Agroni po ngjitej majave më të larta të shkencës, në Kosovë, kishte shpërthyer kryengritja për lirinë dhe pavarësi. Pranvera e vitit 1981 kishte tronditur  themelet e shtetit jugosllav. Protestat e përgjakshme të shqiptarëve vunë në veprim gjithë makinerinë monstruoze jugosllave kundër shqiptarëve. Pas demonstratave revolucinare shqiptarët u goditën rëndë. Intelegjencia dhe kuadrot e Universitetit të Prishtinës ishin në shnjestër. Shteti jugosllav vuri në veprim të githa spiunazhet kombëtare dhe ndërkombe. S'ka dyshim se në shnjestër ishin specialitët e fushave të ndryshme ku bënte pjesë edhe Agroni.  Në pragë të cdo lufte shkencëtarët përgjohen më shumë se  kushdo tjetër. Kjo është parë gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Kush nuk ka dëgjuar për spiunazhet amerikane, evropiane dhe japoneze. Në qëndër të vemendjes ishin atëherë e sot teknologjia bërthamore. Agroni ishte duke specializuar fizikën bërthamore dhe nukleare. Pas pranverës së vitit 1981 e deri në verën e vitit 1999 sigurimi jugosllav kishte burgosur ,torturuar e vrarë shumë patriot e dijetarë shqiptarë. Dora e zezë sërbe kishte vrarë mbretër princë e shkenctarë të shquar. Ata kishin vrarë At. Shtjefën Gjecovin dhe më vonë  Millan Shufllajin. At.Gjecovi dhe Millan Shufllaj ishin vrarë sepse kishin bërë studime serioze në fushën e albanologjisë të  Ilirsië dhe Arbërisë.  Agron Lucaj kishte lindur në një katund të Malësisë, por edhe Nikolla Teslla kishte lindur në një katund  të Likës në Bosnje, cka do të thotë se shkencetarët mund të lindin në fshatra.  Pas ngjarejeve të vitit 1981 trekëndëshi Malësi-Prishtinë-Zagreb ishte bërë shumë i dhyshimtë për poltikën sërbo-jugosllave. Malësia midis Shqipërisë dhe Kosovës ishte ura kryesore e lidhjes së këtyre dy vendeve thotë historiani   mirënjohur britanik Noel Malcolm në librin e tij "Kosovo Short History"(Kosova Hiistori e Shkurtër). Pas pranverës së vitit 1981 Vasa Cubrilloviqi kshte vizituar disa herë Mallin e Zi dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Podgoricë , për t'u bërë presion historianëve malazezë që të heqin dorë  nga tezat historike se një pjesë e madhe e fiseve të Malit të Zi kishin qënëë  fise illire dhe shqiptare. Pastaj kroatët nuk ishin aspak miqë të Sërbisë. Natyrisht se UDB-kishte infromata të mjaftueshme se kush kishte qënë Gjon Gjeka.Në kuadrin e Universitetit të Prishtinës Agoni kishte vizituar Universtetin e Tiranës në vitin 1973. Pas demonstrative të vitit 1981 në Kosovë. Sigurimi jugosllav vuri në shnjestër Malësinë tonë dhe viset tjera shqiptare në Mal të Zi. Sigurimi jugosllav në bashkëpunim me shqipfolësit e Malësisë besnikë të përbetuar të Jugosllavisë rrënuan arsimin, gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare. Shpirtërat e shitur të Malësisë u vërsulën si bishë kundër teksteve shkollore dhe si barbarë që ishin në bashkëpunim  me sllavët e tërbuar i dogjën të gjitha lidhjet dhe urat mes :Prishtinës e Malësisë.Pavarësisht se Malëesia ishte nën pushtimin jugosllav me ndihmën e Kosovë filloi një ringjallje serioze arsimore dhe kulturore në Malësi. Sigurimi jugosllav  futi spiunazhin midis studetëve të Malësië në nivelet më të larta. Edhe në Malësi vuri në veprim shumë fshatarë dinak për të sharë Kosovën. Politika jugosllave në bashkëpunim me disa shqipëfolës të shitur më në fund arriti të rrënojë atë pak arsim që kishte krijuar ps rënjës së Aleksandër Rankoviqit. Spiunazhi jugosllav vuri në veprim edhe kartën e fanatizmit fetar se gjoja kososvarët ishin myslimanë. Për të shkatrruar Malësinë deri në fund sigurimi jugosllav mbylli tregjet e veta për prodhimet bujqësore të Malësië,kështu e shkatrroi edhe ekonominë e këtij vendi. Si pasojë e këtyre rrënimeve malësorët u detyruan të largohen përgjithëmonë nga toka e tyre. Vdekja e Agron Lucaj u parapriu këtyre ngjarjeve që në cdo fjalorë mund të quhen tragjike.Shpërnguljet e malësorëve ishin si ato ekzodet biblike. 

Të gjithë që e  kanë njohur thonë se Agroni ishte shumë i urtë dhe i ndershëm. Ishte elegant dhe elitar. Ishte njeri e student "par excellence". Unë prsonalisht e kisha takuar disa herë në Prsishtinë në fund të viteve 60'. Bile më kujtohet pritja e mrekullueshme në banesën e tij në internatin e Shkollës Normale të Prishtiës në vitin 1968. Kishim qënë shok qysh në vendlindje. Unë isha larguar nga Prishtina në janar të vitit 1970 ndërsa Agroni kishte vazhduar studimet dhe detyrën e profesorit deri  ditën e fundit të jetës me 19 shtator të vitit 1981. Nua P.Dedivanaj kishte qënë shumë i afërt me Agronin në Prishtinë. Ata kishin lidhje të  ngushte familjare dhe që të dy ishin nga i njëjti katund.Edhe Nua P.Dedivanaj kishte qënë student i shkëlqyeshëm pranë Akadamisë së Arteve Figurative në Prishtinë. Nua Dedivanaj ishte piktor, regjisor dhe aktor.Ai mbase ruan kujtimet më të bukura për jetën  dhe veprimtarinë e Agron Lucaj   

Kumti i zi për vdejen tragjike  kishte qënë lajmi  më i trishtueshëm që kishte përjetuar Malësia ndonjëerë. Agroni në atë kohë kishte qënë  studenti malësor më i nderuar në Kosovë. Të gjitha studentët e ndershëm ishin kryelartë për sukseset e shkëlqyeshme të Agron Lucaj. Dita e tragjedisë  me 19 shtatori i vitit 1981, kishte qënë njëra prej datave më të dhimbshme të Malësië. Atë ditë ishte shuar një meteor i qiellit arbëror, njëra prej mendjeve më të ndritura të asaj treve.  Atë ditë kishte filluar rrënimi i trojeve tona. Atë ditë ishte vrarë shpresa e lirisë dhe përparimit  në Malësi. Me 19 shtator të vitit 1981  ishte shuar ylli i shkencës dhe kulturës në atë rajon shqiptar. Kurrë në historinë e kësaj treve nuk është qajtur e vajtuar kush si Agron Lucaj. Në mortin e tij kshin marrë pjesë shqiptarë  nga të gjitha trevat arbërore të Jugosllavisë, bile edhe disa profesorë dhe dekani i Fakulterit  të Fizikës ku Agroni kishte dhënë mësim. Lajmin e vdekjes së tij tragjike  e kishin përjetuar rëndë edhe malësorët e Amrikës. Në vitin 1978 diaspora e Trieshit kishte përjetuar edhe vdekjen tragjike dhe misterioze të Gjergj Hasanaj në Detroit. Por disa vjet më përpara Trieshi kishte përjetuar vdekjen tragjike  edhe ajo misterioze të oficerit ushtarak Zef Gjergjit Ujkaj. Trieshi kishte përjetuar edhe më përpara humbje, njëra prej tyre kishte qënë edhe vdekja tragjike e misterioze e Mark Galit në fillim të shekullit XX. Për të gjitha këto vdekje ekzistojnë shpjegime dhe trillime të ndryshme. Kështu flitet edhe për vdekjen e Agronit. Për vdekjen e Agronit qarkullonë edhe versione tjera por sic duket do të mbetet vdekje enigmatke përgjithëmonë. Shqiparët në përgjithësi dhe malësorët ne vecanti e kujtojnë sot e kësaj dite me dashuri e respekt Agron Lucaj. Institucionet arsimore të Malësisë, bile duke përfshirë këtu edhe shkollën e tij të vendlindjes në Triesh nuk e përkujtuan Agron Lucaj asnjëherë. E përkujtuan familjarët dhe disa shokë. Agroni meritonte nderime të mëdha sidomos nga shkolla e Trieshit ku kishte mbaruar mësimet e para.Nga ana tjetër meritonte edhe më shumë nderime, ngase ishte i biri Gjon Gjekës Lucaj  themeluesit të parë të shkollës shqipe në Triesh. Agron Lucaj kishte fituar titullin e profesorit të rregulltë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976. Në vitin 1981 ishte larguar me leje nga Universiteti i Prishtinës për të mbrojtur disertacionin e doktoratit në Universitetin e Zagrebit. Por humbi jetën pak para se të mbronte këtë titull të lartë shkencor.  Sipas  të gjitha kritereve akademike  Agron Lucaj  ishte  Profesor universitar.  Sot në Malësi quhen profesor e  doktor gjithëfarë trapash e matrapazash, por jo Agron Lucaj.  Në shkollën e Trieshit  u përjashtuan nderimet për shkencëtarët dhe profesorët e vërtetë dhe vendin e tyre e zunë profesorët dhe doktorët e dokrrave dhe hamameve.  Në murin e koridorit të shkollës së Trieshit do qëndronte më bukur fotografia e Profesor Dr. Agron Lucaj se ajo e  Hivzi Hurgulicës, që 99% të malësorëve nuk e dinë kush ishte Hivzi Hurgilica. Në dhjetor të vitit 2006 vizitova shkollën e Trieshit pas 35 vjetësh mërgimi. Në muret e koridorit të shkollës Gjergj Kastriot Skenderbeu nuk vura re asnjë fotografi të  asnjë personalitetit nga historia ose kultura shqiptare, bile as atë të Gjergj Kastrot Skederbeut që shkolla mbante emerin e tij. Por për cudi ishte vendos në atë mur një portret i madh i Josip Broz Titos që thonë se është vepër e një piktori nga Malësia. Pra edhe shkolla e Trieshit ishte në shnjestër të rrënimeve nga UDB-ja jugosllave. Aty flitej shqip por nuk kishte kurrgja shqiptare.        

Mirash Ivanaj,Athanas Gegaj, Agron Lucaj , Lukë Gjokaj dhe Zef Lucaj duhet te nderohen ne menyre te  posacme nga shkolla jone, ngase jane te asaj treve. Profesor  Dr. Agron Lucaj ishte shkncëtar, ndoshta edhe martir, si i tille duhet te nderohet per jete e mot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...