30 Gusht : Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur

Amerika

30 Gusht : Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur

Nga: Beqir Sina Më: 30 gusht 2019 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Mesazhe mbarë bota nga Nënat dhe të afërmit e viktimave të zhdukjes me forcë për të kërkuar drejtësi

UN - NEW YORK ( Bota sot) : Më 30 Gusht, António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, lëshoi sot një deklerat ku thuhet :

"Unë u bëj thirrje shteteve që të bëjnë më shumë për të parandaluar zhdukjet e detyruara të njerëzve dhe për të sjellë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përgjegjës. Për këtë qëllim, unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të bashkëpunojnë plotësisht me mekanizmat e Kombeve të Bashkuara. Unë gjithashtu u bëj thirrje të gjitha shteteve që ende nuk kanë bërë sa duhet, për gjetjen e të zhdukurve, për të nënshkruar, ratifikuar dhe të aderojn në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë Personave të Zhdukur me Forcë ".

Në dekleratën e Kombeve të Bashkuara më tej theksohet se zhdukja me forcë është përdorur shpesh si një strategji për të përhapur terrorin brenda shoqërisë. Ndjenja e pasigurisë e krijuar nga kjo praktikë nuk është e kufizuar vetëm tek të afërmit e të zhdukurve, por ndikon gjithashtu në bashkësitë e tyre dhe shoqërinë në tërësi.

Po ashtu deklerata pohon se zhdukja e detyruar është bërë një problem global dhe nuk është i kufizuar në një rajon specifik të botës. Pasi ky është kryesisht produkt i diktaturave ushtarake, zhdukjet e detyruara sot mund të kryhen në situata komplekse të konfliktit të brendshëm, veçanërisht si një mjet për shtypjen politike të kundërshtarëve. Andaj me shqetësim të veçantë janë :

“Ngacmimet e vazhdueshme të mbrojtësve të të drejtave të njeriut, të afërmit e viktimave, dëshmitarëve dhe këshilltarëve juridikë që merren me raste të zhdukjes së detyruar;

përdorimi nga shtetet e veprimtarive kundër terrorizmit si një justifikim për shkeljen e detyrimeve të tyre;

dhe, pandëshkueshmëria ende e përhapur për zhdukjen e detyruar.

Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet gjithashtu grupeve specifike të njerëzve veçanërisht të cenueshëm, si fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara”.

Më 21 dhjetor 2010, me rezolutën e tij 65/209, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shprehu shqetësimin e saj të thellë për rritjen e numërit të personave të zhdukur me forcë ose të pavullnetshme në rajone të ndryshme të botës, përfshirë arrestimin, ndalimin dhe rrëmbimin, kur këto janë pjesë edhe e numrit të raportimeve të perosnave të zhdukur edhe në lidhje me ngacmimin, keqtrajtimin dhe frikësimin e dëshmitarëve, të zhdukjet e të afërmve të personave që janë zhdukur.

Me të njëjtën rezolutë thuhet se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, mirëpriti miratimin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë, dhe vendosi të shpallë 30 gushtin si Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të të Zhdukurve me Forcë, duke filluar qysh në vitin 2011.

Personat që mungojnë- Personat e zhdukur

Në dekleratën e Kombeve të Bashkuara - me rastin e 30 Gushtit : Dita Ndërkombëtare e Viktimave të të Zhdukurve, në fund thuhet se që nga viti 1999 në Kosovë më shumë se 6,000 njerëz janë regjistruar si të zhdukur. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, së bashku me OHCHR kanë mbështetur krijimin e një qendre burimore të personave të zhdukur.

Kombet e Bashkuara : Pse shënojmë Ditët Ndërkombëtare?

Ditët ndërkombëtare janë raste për të edukuar publikun për çështje shqetësuese, për të mobilizuar vullnetin politik dhe burimet për të adresuar problemet globale dhe për të festuar dhe forcuar arritjet e njerëzimit. Ekzistimi i ditëve ndërkombëtare paraprin krijimin e Kombeve të Bashkuara, por KB-të i kanë përqafuar ato si një mjet të fuqishëm mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat