KSHA dërgon telegram ngushëllimi At Arthur Liolinit - Katedrales Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston - Bota Sot
KSHA dërgon telegram ngushëllimi At Arthur Liolinit - Katedrales Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston

Amerika

KSHA dërgon telegram ngushëllimi At Arthur Liolinit - Katedrales Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston

Nga: B.S Më: 3 shtator 2019 Në ora: 14:34
At Arthur Liolinit

Ditën e diel (1 shtator) është ndarë nga jeta arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare të Bostonit, Hirësia e tij Nikon.

Një ditë pas vdekjes, Këshilli Shqiptar - Amerikan në New Jersey, kryetari i saj z. Haxhi Dauti ka dërguar një telegram ngushëllimi, dhe një kurorë me lule të freskta në homazhet në nderim të Arqipeshkvi Nikon do të mbahen në Katedralen shqiptare të Shën Gjergjit në Boston.

Në telegramin drejtuar At Arthur Liolin, organizata lobiste KSHA-ja, shkruan se :”Në emër të anëtarëve të Këshillit Shqiptaro-Amerikan, unë si Kryetar, do të doja të përcjell ngushëllimet tona më të thella për kalimin në amshim të vëllait tuaj Arqipeshkvi Nikon. Lutjet tona shkojnë tek Ju dhe familja Juaj duke u bashkuar me dhembshurinë dhe lutjet Tuaja .

Ndarja nga jeta e Arqipeshkvi Nikon është humbje e madhe për familjen, komunitetin shqiptar dhe për Kishën Shqiptare Ortodokse në Amerikë.

Përsëri, Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta - Ju dhe familja Juaj për të gjetur forcë për të vazhduar punën Tuaj të palodhur për t'i shërbyer komunitetit shqiptar dhe Kishës Shqiptare në Amerikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...