Bostoni Nolian, sjell edhe shumë kujtime, per shqiptaret e Amerikes….

Amerika

Bostoni Nolian, sjell edhe shumë kujtime, per shqiptaret e Amerikes….

Nga: Beqir Sina Më: 7 shtator 2019 Në ora: 16:20
Beqir Sina

BOSTON MA : Kryepeshkopi Hirësia i Tij Nikon, i Bostonit, i Anglisë së Re dhe Arqipeshkvia Shqiptare e Kishës Ortodokse në Amerikë, u ripërkushtua në Zot, të Dielën, 1 Shtator, raportoi shërbimi për shtyp OCA. 

ABP. Nikon u shenjtërua si peshkop në maj, 2002, dhe u zgjodh peshkop qeverisës i Dioqezës së New England në Tetor 2005. Ai gjithashtu shërbeu si dhjetëra locum i Dioqezës së Jugut nga shkurti 2011 deri në mars 2015.

Ai u ngrit në rangun më të lart, atë të  Kryepeshkopit më 9 maj 2012.

Familja e tij ishte nga Boboshtica e Korçës dhe në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës, njihet më shumë si i vëllai, atë Artur Liolini, i cili për më shumë se pesë dekada, është Kryekancelar i Arqidioqezës Shqiptare, në Kishën e parë shqiptare në Amerikë, kishën e Nolit, në Kishën Orthodhokse të Trinisë së Shenjtë, në South Boston, Massachusetts. 

Ai i kushtoi gjithë jetën e tij edukimit dhe predikimit fetar.

Një ceremoni zyrtare e quajtur "Trisagion of Repose for Aminence of Hise", cila zgjatë tre ditë, nisi të Mërkurën 4 shtator, me liturgjinë "Thirrjet e Orës", në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, rrugën e njohur East Broadway, në South Boston, të Masaçustes, nga ora 7:00 e mbremjes, deri në orën 9:00. 

Në këtë ceremoni zyrtare, erdhën e bën homazhe besimtarët e shumtë nga Bostoni nolian, dhe zonat përreth tij, shqiptar të vjetër nga kolonitë e para në Amerikë, diaspora e vjetër dhe ajo e dekadave të fundit, studentë shqiptar nga Kembrixhi, dhe lider e veprimtar të njohur të komunitetit shqiptar në SHBA.

Për të bërë homazhe pranë arkivolit me trupin e të ndjerit At.Nikon, vendosur në altarin në Kishën e parë shqiptare në Amerikë, kishën e Nolit, në Kishën Orthodhokse të Trinisë së Shenjtë, në South Boston, Massachusetts, kishte udhëtuar nga Nju Jorku, së bashku me djalin e tij Florim Bajraktari, Harry Bajraktari, i cili është një veprimtar,  biznesmen, filantrop dhe figurë me ndikim në Uashington, D.C, ish- botues i gazetës Illyria, dhe një mik i ngusht me At. Artur Liolinin, Kryekancelar i Arqidioqezës Shqiptare, në Kishën e parë shqiptare në Amerikë, kishën e Nolit, në Kishën Orthodhokse të Trinisë së Shenjtë, në South Boston, Massachusetts.

Ai solli në kujtimet e tij me At. Artur Liolinin, Kryekancelar i Arqidioqezës Shqiptare, edhe nje fotografi  të Presidentit Ibrahim Rugova. Fotografia, e cila thuhet se është bërë më 21 shkurt të vitit 1993, në Boston të SHBA-ve, në Katedralën Ortodokse Shqiptare.

Në fotografi janë (nga e djathta në të majtë): Harry Bajraktari, At Artur Liolini, Presidenti Rugova, Antoni Athanasi, dhe profesor Alush Gashi. 

Biznesmeni dhe veprimtari i komunitetit, Harry Bajraktari, i cili erdhi nga Nju Jorku për të bërë homazhe, i tha Zërit të Amerikës :

“Familja Liolin ka punuar shumë në komunitetin tonë. Kanë vepruar si në Kishën Ortodokse ashtu edhe për çështjen kombëtare, në Boston dhe në të gjitha kishat ortodokse në Amerikë. Kam patur rastin ta takoj shpeh herë Kryepeshkopin Nikon në disa ngjarje në Nju Jork, në Boston dhe në vende të tjera. Ishte fenomenal përsa i përket rolit si prijës i fesë, ka bërë një punë shumë të mirë. E kam njohur personalisht, ashtu si gjithë familjen Liolin. Njihem tash gati 40 vite. Për ne sot është një ditë ngushëllimi, një ditë zije humbja e kryepeshkopit Nikon, por është një pjesë e jetës, një proces i jetës”.

Ndërsa, ditë më parë ai i dërgoi edhe një telegram At. Artur Liolinin, Kryekancelar i Arqidioqezës Shqiptare, ku thuhej :

I dashur At Arthur,

Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe më të thella për kalimin në amshim të vëllait tuaj shumë të nderuar Kryepeshkopi Nikon.

Me gjithë zemër jam pjesë e këtij hidhërimi për Ju dhe e tërë familjen Tuaj.

Ikja e Tij në amëshim është një humbje e madhe për familjen, komunitetin shqiptar dhe Kishën Tuaj në Amerikë.

Ai do të mbahet mend për kontributin, besimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj kishës së Tij. Ai u dallua në mbajtjen e ruajtjen e trashëgimisë të Nolit dhe të parëve të tjerë të komunitetin shqiptar të Kishës Ortodokse Shqiptare këtu në Amerikë.

Vetëm disa ditë më parë, vizitova Katedralen Shqiptare të Shën Gjergjit dhe

patëm kënaqësinë dhe nderin të rikujtojmë momentet tona më  të bukura të cilat janë pjesë e historisë së shqiptarve në Amerikë. 

Unë gjithashtu solla kujtime nga kontributi i madh i familjes Liolin që nga koha e Fan Nolit deri në ditët tona.. 

Kujtime këto të përbashkëta e të pa harruara për më shumë se gjysmë shekulli .

Në dhimbjen Tuaj unë ju bashkohem në lutje dhe në zi për Kryepeshkopin Nikon.

Zoti të ju jap juve dhe familjes Tuaj forcën për t’a përballuar këtë moment të vështirë, 

 Kujtimi i vëllait tuaj le të jetë i përjetshëm! Me shume respekt, Harry Bajraktari

Bostoni Nolian sjell edhe shumë kujtime, per shqiptaret e Amerikes.

Në ceremoninë e zhvilluar në Kishën e Shën Gjergjit, ku morën pjesë shqiptaro-amerikanë nga Bostoni, Nju Jorku, dhe qytete të tjera, mes tyre ishte edhe  Anthony Jr. djali i “patriarkut” të komunitetit shqiptar të ndjerit  Anthony Athanas, i një Biznesmeni, veprimtari, filantropisti, atij që kishte edhe tri fushat që e “stolisnin” jetën, e Anthony Athanasit ...

Me këtë rast Harry Bajraktari, i cili kishte udhëtuar nga Nju Jorku, ndau një bisedë miqësore, plot me kujtime që vinin nga “Nekrologjia” e një legjende shqiptare në Amerikë, ashtu si edhe ka qenë Anthony Antony Athanas, e cila  ka qenë një figurë qendrore në Federatën PanShqiptare të Amerikës, Vatra.

 “ Nuk ka shqiptar në Boston, por edhe përtej tij që të mos ketë një kujtim nga ky qytet. Bostoni, për ne shqiptarët lidhet me Vatranët e hershëm, ata që e lindën dhe e mbajtën gjallë Vatrën, Noli, Konica, Niko Kirka, Sotir Peci, e të tjer. Apo, Anthony Athanas, i cili ishte një filantropist i pakursyer, që ndihmonte në shumë anë, dhe veprimtar i shquar i komunitetit shqiptar”, tha Bajraktari, duke ndarë kujtimet e tij dhe kujtuar një nga momentet më të paharrueshme të jetës së tij me te ndejrin Anthony Athanasin .

Ai kujtojë vizitën, e tij njëzet vjet më parë, qershor 1999, në Kosovën e çliruar, me miqt e tij, Anthony Athanas, Rrustem Gecaj, Ekrem Bardha, Dom Anton Kçira, Bruno Selimaj, Zabit Bytyqi, Dem Balidemaj, Fadil Berisha dhe Avni Mustafaj.

“Antoni, ishte 83 vjeç, dhe ishte i lodhur,...... E thërras në telefon dhe e pyes a ke me ardhë në Kosovë, me ne tani që u çlirua. Më, tha se e kam pas ëndërr Kosovën, por kam frikë se jam i plakur e lodhur shumë, e po vdes… atje! Une, ia katheva menjehër përgjigjen duke i thënë :  "Edhe, nësë vdes - vdes në Kosovë! Antoni u entusiazmua, dhe sikur mori forcë, po tha! edhe në së vdes - vdes në Kosovë.”

Harry Bajraktari, po ashtu i tha gazetës sonë, se : “ Anthony Athanas, ishte një nga njerëzit më të shquar të komunitetit shqiptar të Amerikës. Ai ishte një nga bisnemenët më të famshëm të Bostonit, por në komunitetin shqiptar të Amerikës, do të mbahet mend më shumë si patriot i shquar që punoi pa u lodhur për të ndihmuar bashkëkombësit e tij në Shqipëri edhe në Kosovë. Anthony Athanas, ishte një figurë qendrore në organizatën panshqiptare Vatra, dhe bashkëthemelues i organizatave të tjera shqiptaro-amerikane” tha ai duke folur per Antoni Athanasin.

Mbasi Kosova, u çlirua, tregoje Bajraktari, dhe hynë forcat e Natos, udhëheqës të shquar të komunitetit përfshirë Vatranët, vendosën të bëjnë një udhëtim në Kosovë. Në mesin e të ftuarve ishte edhe një shok i ngushtë i Konicës dhe i Nolit, Antoni Athanas.

 I cili, mbajti edhe një fjalim të tij në gjuhën shqipe, me ate shqipen qe dinte ai duke ju drejtuar popullit në Vranoc : 

“ Se i kam parë në televizion fytyrat e fëmijëve, grave e pleqëve, që “zaptuan” zemrat e të gjithë Amerikës, pra janë këta këtu në Kosovën e lirë. Dhe, simpatia që fituat ju, dhe e keni hak që e fituat juve, ishte e Amerikës, prej nga ku vimë neve. Eshtë, një vjerrshë, do të thoshte i ndjeri Athanas në fjalën e tij para kosovarve, që një poet amerikan, e ka shkruar kohë të shkuara, ku ai flet për heqjen e Amerikës, për heqjen e atyre dëshmorëve që ranë, por që mund të lidhet sot edhe me heqjen e Kosovës, për të rënët të cilët edhe ne mbajmë zi për ata:

  “ Mos pyet se për kë bie Këmbana! - Sepse, ajo është Këmbana, që bie për Dëshmorët- Këmbana bie për ne të gjithë!”. 

Ai vazhdoje : “ Sot, ne e çmojmë lirinë dhe japim një respekt për të rënët, duke qenë të bindur  se ditë më të bardha, do të vinë për Kosovën, dhe të gjithë ju!. Ngaqë, ju meritoni gjithçka - jo vetëm lirinë, sepse jeni atdhedashës, patriot dhe punëtor, por gjithçka sepse ju ishit ata qe luftuat dhe derdhët gjak per lirine. Ashtu si jeni  ju!, puntor e atdhedashes, janë edhe shqiptarët e Amerikës, shtatë prej të cilëve janë së bashku me mua sot në Kosovë. Duke shprehur bindjen  e timekur shoh keto shtëpi të djegura, mendoje se me zemërn që kan shqiptarët, dhe dashurinë për atë vend, ju do ti bënin edhe më të bukura- Ju faleminderit Harry, që më solle në Kosovë”, tha indjeri Anthony Athanas, 20 vjet më parë kur vizitojë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat