Emrat e tre shqiptaro-amerikanëve që u vranë në sulmin mbi kullat binjake

Amerika

Emrat e tre shqiptaro-amerikanëve që u vranë në sulmin mbi kullat binjake

Nga: Beqir Sina Më: 11 shtator 2019 Në ora: 15:24
Pamje nga vendi ku kishte ndodhur sulmi

Kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot po kujtohet sot 18 vjetori i 11 shtatorit 2001, sulmeve më vrastare terroriste në trollin amerikan, që u kryen nga një grup prej 19 vetash rrëmbyesë islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve, nji bote ne miniature dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

Në New York, lexohen si çdo vit emrat e 2983 viktimave me zë të lartë në vendin e quajtur “kuota zero”, aty ku para rrënimit ngriheshin dikur dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Tre shqiptaro-amerikanët që u vranë në sulmin mbi kullat binjake ishin Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, të cilët edhe punonin në këto kulla.

Image

Ndër mesazhet më të shpeshta që janë dëgjuar prej vitesh nga zyrtarë amerikanë kanë qenë se ‘SHBA nuk do të harrojnë kurrë shërbëtorët e së keqes që organizuan sulmet, por njëkohësisht nuk do të harrojnë kurrë edhe ata që u bashkangjitën në dhimbjen dhe pikëllimin e Amerikës.’

Edhe në këtë përvjetor, sulmi i 11 shtatorit vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm në kujtesën e amerikanëve, në formësimin e rolit të Amerikës në botë, në politikën e saj të jashtme dhe në qasjen mbi sigurinë globale.

Image

Sot, New York City kujton mijëra njerëz të vrarë në 11 shtator 2001. Emrat e 2,983 personave - viktimat që vdiqën në një aksident në Shanksville, Pensilvani, Pentagonin dhe Qendra e Tregtisë Botërore, plus gjashtë viktimat nga e para Bomba e vendosur te ish Qendra Botërore e Tregtisë më 26 Shkurt 1993 - do të recitohen sot nga familjarët e viktimave në Memorialin Plaza të 11 shtatorit.

Ceremonia ka gjashtë momente heshtjeje: Dy sepse aeroplanët goditën kullat, dy për momentin kur ra çdo kullë, një për sulmin mbi Pentagon dhe një për aeroplanin Flight  93, i cili u rrëzua në Shanksville.

Ceremonia katër orëshe fillon para orës 8:45 të mëngjesit të sotëm dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga te gjitha televizionet ne Shtetet e Bashkuara:

Image

8:46 e mëngjesit……!

Momenti kur në të gjithë qytetin e New Yorkut , ka nji minut heshtje (respektimi i kohës kur aeroplani i kompanise se fluturimeve American Airlines Flight 11 goditi Kullën e Veriut)

Pas disa fjalimve te rastit , nga zyrtaret e lart te New Yorkut, dhe zones se “Tri-shteshit”, anetar te Familjeve te viktimave të sulmeve 2001 dhe 1993 do të fillojnë të lexojnë emrat në çifte.

9:03 AM Moment heshtjeje dhe respektimi i kohës kur aeroplani i kompanise se Fluturimit 175 i American Airlines goditi Kullën e Jugut.

Leximi i emrave vazhdon nga anetar te Familjeve te viktimave të sulmeve 2001 dhe 1993 do të fillojnë të lexojnë emrat në çifte

09:37 AM Momenti i heshtjes  ne respektimi te kohës kur aeroplani i American Airlines Flight 77 goditi Pentagonin.

Leximi i emrave vazhdon…….

9:59 AM Momenti i heshtjes respektimi i kohës së rënies së Kullës së Jugut

Leximi i emrave vazhdon…...

10:03 AM Momenti i heshtjes respektimi i kohës kur aeroplani me numer Flight 93 i kompanise  United Airlines u rrëzua pranë Shanksville, Pennsylvania.

Leximi i emrave vazhdon……..

10:28 AM Moment heshtjeje respektimi i kohës së rënies së Kullës së Veriut ne Ground Zero

Leximi i emrave vazhdon……...

Rreth ores 12:00 leximi i emrave përfundon

Image

Dhe, rreth orës 12:30 përfundon edhe programi i ceremonise se perkujtimit te atyre sulmeve terroriste te 11 Shtatorit 2001 e cila mbahet kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ku kujtohet 18 vjetori i 11 shtatorit 2001. 

Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” sot ne kete perkujtimore, ka nje lutje te cilen ajo e ka shperndar ne rrjetin social Facebook ku thuhet : Në këtë tragjedi përkujtimore, që e përjetuam edhe ne si Famulli 18 vite më parë, i kujtojmë dhe i lutemi Zotit për të gjithë viktimat e 11 Shtatorit dhe veçanërisht për vëllezërit tonë Shqiptarë, Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj : “Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shëndritë drita e pambarueme”.

Në 11 shtator 2001,edhe kombi ynë –kombi shqiptarë,hyri edhe kësaj rradhe në historinë e heronjëve Amerikan,me tre emra,që do të mbeten simbol i kësaj ngjarje tragjike. Ata janë:Mon Gjonbalaj,Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Ata janë tre emra,të cilët do të kujtohen në mote,po në çdo 11 shtator,si dëshmi e gjallë,se ne kombi shqiptarë –jemi Shqiptarë në rradh të parë,por,jemi edhe Amerikan.

Me këtë rast procesione të ndryshme kememorative,simbas zakoneve,tona shqiptare,kan nisur këto ditë,edhe në mesin e tre familjeve,të,të tre viktimave shqiptare. Ato si çdo ritual mortor vjetor,presin e përcjellin,njerëz,dhe vizitojnë memorialet e anëtarëve të familjeve të tyre,që humbën jetën me 11 shtator 2001,së bashku me familjarët,miqtë dhe bashkëkombasit tanë,duke vendosur buqeta me lule të freskëta.

Dhe gjithëçka kulmon më 11 shtator,kur ata së bashku me familjet e tjera,të afro 3000 viktimave, do të marrin pjesë në ceremoninë e madhe,që mbahet për çdo vjet në vendin që thirret sot,Kuota Zero –ish vendi ku ndodheshin më parë dy Kullat Binjake -Qëndra Ndërkombëtare e Tregëtisë .Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan.

26 vjeç,përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. Ai u rritë me shpresa të mëdha për jetën e familjen,Simoni,me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë dhe me prindër shqiptarë,është e mundur të ruash e të çosh me tej gjuhën,traditat e kulturën shqiptare.

Personaliteti i Simonit u bë shkas që familja dhe shokët e tij t’a kthenin tragjedinë e tij në shpresë të përhershme për shumë të rinj shqiptarë në Amerikë.

Tek dera e shtëpisë,sipas zakoneve të malësorve,del e të pret babai i tij Marash Kolë Miri,bashkë me anëtarët e tjerë të familjes së tij. Pa hyrë në shtëpi,në oborrin e saj ai tregon një autoveturë e tipit Benz- Mercedes,ngjyrë blu,e vjetër,që ka mbetur aty prej asaj dite të 11 shtatorit. 

Sapo hynë në dhomën e burrave,të bien në sy një sërë korrnizash me fotografi të mëdha dhe të vogla. 

Janë të gjithë anëtarët e familjes Dedvukaj,dhe gjakut të tyre,prej Dedë Gjo Lulit,e deri tek heroi i fundit Simon Dedvukaj. Janë të gjitha simbolet kombëtare,e fetare.Për gjithëçka që na rrethon në këtë dhomë,Marashi,flet me karateristiakt me të vyera të malësorve,dhe përqëndrohet më së shumëti,për jetën e djalit të tij Simonit dhe përjetimet që ai i pati dhe familja e tij atë ditë dhe pas 11 Shtatorit 2001.

Ai thot se Simoni u lind më 1975 në Bronx të New York-ut,dhe ishte djali i parë,i yni. Në Bronx,qëndroi deri në moshën tetë vjeçare,derisa ne u vendosëm këtu, ku jetojmë ende në Yonkers të New York-ut. Këtu ai mbaroi shkollën e mesme në një shkollë katolike të quajtur St.Eugene.

Pasi kishte kryer shkollën e mesme,Simoni filloi punën në ABM të Manhatanit,në të njëjtën kompani ku punonin edhe Moni dhe Rroku,ata punonin në katet nga 93 deri 95. Në të njëjtën kompani punoi edhe Marashi për më shumë se 20 vite..

“I frymëzuar nga gjyshi i tij,tregon Marashi,babai i tij, Simoni,kishte treguar interesim të veçantë në traditën shqiptare. Ai kishte filluar që herët të lexonte libra historie,sidomos ato që tregonin për kryengritjen e shqiptarëve të Malësisë dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit,të cilin shqiptarët e Malësisë,akoma e mbajnë gjallë,dhe e ekspozojnë në vende të dukshme në shtëpitë e tyre.

Megjithse ne e pyesim të tregojë për më shumë rreth familjes origjinën e tyre,Marashi,nuk flet shumë për historinë e familjes së vet. Ai duket se është një njeri shumë i thjeshtë dhe komunikues,por nuk dëshiron të flasë për familjen e vet,duke e arsyetuar se kjo mund të quhet lëvdatë për të,sipas zakoneve të malësorëve.

Nëna e Simonit,Vitoria,ruan ende disa sekrete të jetës së djalit të saj dhe thotë me lot në sy se për çdo për vjetor ajo tregon diçka të re,nga ato që ka ruajtur prej jetës së dajlit të saj. 

Vetëm një gjë ende nuk u a ka treguar askujt ,sepse,siç thotë vetë ajo “i dhimbset,dhe është dhoma ku ka fjetur Simoni –ajo është mbyllyr qysh atë ditë dhe nuk është hapur më.”.Marashi,e bija Dranja dhe anëtarët e tjerë të familjes na thonë se ajo tash ajo duket me e qete ne kete 10 vjetor,me që se me pare kur ajo nuk ishte ne gjendje te thoshte asnje fjale per te birin. Sidomos,ajo u lehtësua shpirtërisht,kur mori vesh lajmin se kryeteroristi dhe njeriu që organizojë 11 shtatorin Osama bin Ladeni u vra. 

Por,gjithësesi,perseri,emocionet e pengojne te flase per Simonin dhe nuk i mbanë lotët.E ëma e Simonit,nënë Vitoria,ruan si “syt e ballit”çdo gjë të tij. Ajo tregon me plotë ngashërim të gjitha materialet e shtypit,të kohës,të cilat kan shkruar për 11 shtatorin dhe ajo i ka mbledhur e sitemuar si “pikat e lotit”dhe vendosur në albume. Dallohen aty më së shumëti,artikujt e shtypit amerikan por edhe ato të shtypit shqiptarë të shkruar,gazetës kombëtare Bota Sot,dhe gazetës shqiptaro amerikane Illyria,për çdo 11 shtator.

Diçka e veçantë është se nënë Vitoria,ka mbledhur edhe dy vazo qelqi me hirin e trupave të viktimave të 11 shtatorit,dhe disa gurë të djegur të gjetura nga vendi,ku më parë ishin dy Kullat Binjake. Ajo nxjerr dy vazo të të vogla të cilat i kishte mbushur me gurë,në njërën nga ato vazo qelqi kishte shkruar emrin e Simonit dhe e mbante pranë vetes.. “Këto,thotë ajo i mblodha disa ditë më pasë,kur vizituam për herë të parë rrënojat e 11 shtatorit,ato ditë kur flaka u shua dhe vetëm tymi dhe pëluhuri kishte mbetur si shenjë”.

-Nëna e Simonit filloi të flasë përsëri:

” Çdo ditë shkoj te ato Kulla,sa herë eci pran atij vendi mendoj se po shkeli në hirin e tij,mbledh gurë dhe i sjell në shtëpi se mendoj që këta gurë janë të përgjakur prej tij. ”

Nëna e Simonit, Vitoria, na befasoi më pasë edhe me një pjesë që malësorët e quajnë vaja dhe ajo e ka shkruar vetë për vdekjen e djalit të saj:

Vështirë djalë e kam për ty –zëmren në vorrë e lotë në sy!

Më dridhet toka dhe më zihet Qielli –dhe as dritë nuk po më bënë ma Dielli !

Dritë për mua s’po bën as Dielli as Hana –ku të kam djalë po thrret e mjera nana!

S’ta shohë trupin,e flasë më ty –në zëmër të kam dhe s’të shohë me sy !

Nuk po mundem me durua –veç me ty dua me kuvenua !

Se me nadje të 11 shtatorit heret je çua,me shkue në punë djalë dhe me punue!

Kjo vdekje është e rëndë thotë Marashi,neve na dhemb zemra njësoj si për Simonin ashtu edhe për Mon Gjonbalajn dhe Rrok Camajn. Ne nuk po e akuzojmë askënd se këto janë punët e shtetit,sa u përket shqiptarëve ne i falënderojmë shumë sepse na kanë ardhur në vizitë e na kanë telefonuar nga të katër anët e botës. Kur vinin shqiptarët na bënin të ndjeheshim të fortë,secili prej tyre ndante dhembjen me ne. 

Ndërsa mediat shqiptare i falënderojmë shumë sepse ata kanë folur e shkruar mjaftë për Simonin,Monin a Rrokun..

Marashi,i ati i Simonit,shpjegon se per prinderit dhimbja e humbjes se femijes eshte shume e rende dhe nuk sherohet kurre. 

Marashi thote se te trija familjet shqiptare qe kane humbur pjestare te tyre do te shkojne ne vendin e Kullave Binjake ne kete 18 vjetor per t’i perkujtuar ata,si të ftuar nderi.

Në Westchester County ku kishte jetuar Simoni,Marashi thotë se janë ndërtuar pllaka përkujtimore në shenjë respekti për të rënët nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001,siç janë ato në Shrub Oak dhe Vallhalla,po ashtu edhe në Putnam Valley që kufizohet me Westchester.

Në ceremoninë e vendosjes së memorialit në Vallhalla,ndër pjesëmarrësit e shumtë, shtonë ai ishin edhe Senatorët e New Yorkut,Hillary Clinton( sot Sekretare e Shtetit) dhe Chuck Schumaher e shumë autoritete të larta vendore,e personalitete të tjerë.

Deda Dedvukaj axha i Simon Dedvukajt

“Nuk mund t’a largojmë nga mendja e zemra deri sa të jetojmë në këtë botë,thotë Deda,megjithse familja vazhdon jetën me bashkime,festa e martesa,por,Simonin nuk shofim më në mesin tonë.”Më tej ai rrefen se është bërë zakon tashmë,”t’a kujtojmë atë në dasma e festa dhe të gjithë e ndejnë mungesën e Simonit,por nuk goxojmë t’a japim veten,megjithëse ndonjëherë e lëshonim ndonjë pikë loti pa dashje,e në veçanti Nëna Vitoreja.”

Axha Dedë, thotë

“Jeta kalon me gëzime e hidhërime,Simonin do të kujtojmë çdo herë në veçanti në përvjetorin e 11 shtatorit,do të kujtojmë ne si familje,por edhe i gjithë komuniteti shqiptar do të përkujtojë Simon Dedvukaj,Mon Gjonbalajn dhe Rrok Camajn. I përjetëshëm qoftë kujtimi juaj,bekuar qoftë toka u pushojnë eshtrat,Mon,Rrok e Simon.”

Më tej ai tha se në varrimin e eshtrave të tij morën pjesë me mijëra shqiptarë,përfshirë këtu edhe shqiptarët e Detroitit dhe Illinoisit që erdhën të organizuar. Jo vetëm në varrimin e eshtrave të gjetura por edhe në çdo 11 shtator,media shqiptare,i ka dhënë një vend të veçantë kësaj ngjarje,tregon ai.

11 shtatori i ndrrojë faqen SHBA dhe ndryshojë botën dhe rendin e saj. 

Një prej tragjedive më të mëdha në historinë e SHBA.

“11 shtatori ndryshojë edhe jetën tonë,fletë Deda,ne ndjenim kudo dhimbjen dhe humbjen. Mungesa e Simonit dukej se krijojë një zbrasti të madhe. Hidhërimin më të madh e kanë përcjellur dy prindrit e tij nëna Victoria,dhe babai Marashi. Megjithatë,të gjithë jemi pajtur me vdekjen dhe jeta vazhdon.”

Për çdo 11 shtator mblidhemi në shtëpinë e Simonit dhe kujtojmë atë 11 shtatorin e zi. Kujtojmë dhe ditëlindjen e tij dhe marim pjesë në të gjitha ceremonit që organizohen në vendin ku ishin dy Kullat Binjake. aty ku punonte edhe Simoni ditën që humbi jetën.

Deda e përshkruan atë një tip të qete,të dashur të sjellshëm dhe i edukuar,njeri shumë të lidhur me familjen dhe i lidhur me vedlindjen. 

Ai është fëmija i parë i vëllait tim i cili ka tre djemë të tjerë e katër vajza. Ndërsa unë kam gjashtë fëmijë dy djemë dhe katër vajza dhë vëllai i vogël ka dy vajza. Kështu që 17 fëmijët tanë janë rritur së bashku si vëllezër e motra. Për Simonin Dedëvukajn në çdo pllakat përkujtimore është shkruar se ishte një djalë i traditës shqiptare.

Në tetor të vitit 2001,pas konfirmimit të vdekjes së Simonit,Kisha Shqiptare “Zoja e Shkodres” i bëri një meshë madhështore ku morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë dhe në shator të vitit 2001 bëhet varrimi i eshtrave të tij. 

Familja e tij nuk kishte pushuar së kërkuari që çdo pjesë e eshtrave të tij të merrej dhe më në fund i gjetën edhe disa eshtra të tjerë që i përkisnin Simonit,me atë rast u bë rivarrimi në qershor të vitit 2005,dhe njëherit u zbulua edhe pllaka përkujtimore e tij.

Në përkujtim të 11 Shtatorit 2001 - Kaluan mase 18 vite që nga sulmet terroriste në SHBA.

11 Shtatori i vitit 2001 ishte një ditë e rëndomtë por në fakt e pa pritur dhe e pa parashikueshme për shumë kënd në këtë vend demokratik dhe mik të shqiptarëve.

Atë ditë të 11 Shtatori të vitit 2001 bashkëvendësi i ynë Mon Alia Gjonbalaj me banim ne New York e filloi si çdo ditë të rëndomtë , por kjo dite e rëndomtë u shndërrua në një ditë tmerri dhe ankthi për familjen e Monit dhe për mijëra familje amerikane.

Në këtë ditë të përkujtimit për Monin ne shprehim dhimbjen tonë dhe solidarizimin me familjen e Manit dhe me familjet e shumta që humben të dashurit e tyre si rrjedhojë e këtyre sulmeve qyqare ndaj SHBA-ve dhe qytetarëve te saj.

E nderuara familja e Mon Alis Gjonbalaj në këtë përvjetor përkujtimi për ma të dashurin tuaj ne jemi me ju dhe pran jush duke ndarë mallin dhe dhimbjen për bashkëvendësin tonë . Sot jemi pran cdo familje qe humbi ma te dashurit e tyre ne këtë dite përkujtimesh.I përjetshëm qoftë kujtimi për të ! shkruan redaksia e faqes Plava e Gucia Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat