Dom Gjergj Meta për vizitë në Xhaminë shqiptare në Waterbury

Amerika

Dom Gjergj Meta për vizitë në Xhaminë shqiptare në Waterbury

Nga: B.S Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:38
Dom Gjergj Meta

Një viztë kjo për të theksuar edhe një her atë shembullin e mrekullueshëm të bashkëjetesës fetare ndër besimtarët shqiptarë kudo që janë e cila nuk eshte rastësi, por një trashgëmni e Shqiptarve.

Ajo është për të treguar se ne Shqiptarët, përveç cilësive tona si popull, kemi edhe një vlerë, e cila na vjen edhe si rezultat i të kuptuarit të drejtë të shembullit Profetik dhe mesazhit që përcjell feja te të gjithë Shqiptarët.

Në një njoftim të saj “Albanian American Muslim Community”,Imam Gaz Aga -, kordinator i komunitetit myslman në Shqipëri, për SHBA, krye-Imami Xhamisë në komunitetin shqiptar në Waterbury - Connecticut, njofton se Bishop Gjergj Meta, nesër do të vizitojë komunitetin shqiptar në Connecticut.

Lajmin e dha vet Xhamija “Albanian American Muslim Community” në rrjetin social Facebook, statusin e saj zyrtar,e cila me këtë rast ftonë të gjithë besimtarët të të gjitha besimve në këtë qytet, Waterbury, e për rreth tij, të vinë për të marr pjesë në një takim të hapur si e quan ajo me Dom Gjergj Meta, i cili është prift katolik i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës.

“ I njohur si Dom Gjergji, tashmë Ipeshkev i Mirdites, Bishop Gjergj Meta, do të kryeje nje vizite ne komunitetin tone te Enjten, 13 Qershor, ora 7 PM - (Dear friends, ëe are glad to announce the visit to AAMC of Bishop Gjergj Meta from Albania. All friends are invited. The entrance is free and open to everyone. This Thursday, June 13, 7 PM.), shkruan Xhamija “Albanian American Muslim Community”, raporton Bota sot .

Gjergj Meta ka lindur në Rrushkull të Durrësit, më 30 prill 1976. Ka mbuluar disa detyra brënda Kishës Katolike në Shqipëri. Është i specializuar në Të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor Gregoriana në Romë. Është docent pranë Institutit Filozofiko-Teologjik të Shkodrës. Aktualisht është Vikar i Përgjithshëm i Arkidioqezës Tiranë – Durrës dhe zëdhënës i zyrës së shtypit i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.

Gazmend Aga është ish nënkryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, i cili prej disa kohësh është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shërben si imam i komunitetit shqiptar në Waterbury Connecticut. imam Gazmend Aga, njëhereshit është kordinator i komunitetit Mysliman Shqiptar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat