Shqipëtarët e Amerikës, përkujtojnë për çdo vjet Nënë Terezën

Amerika

Shqipëtarët e Amerikës, përkujtojnë për çdo vjet Nënë Terezën

Nga: Beqir Sina Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Kisha Kotolike "Zoja e Shkodrës", më 8 shtator, Festën përkujtimore të Shenjtës Nanë Tereze, Meshe në Mother Teresa Center dhe një program Festiv, Valle nga Grupi i Rozafatit, Ushqim te hapur (open Buffet) dhe muzikë Shqiptare

HARTSDALE NEW YORK: Atmosfere e devotshme e solemne me shqiptaret e Amerikes, Kishen Katolike Shqiptare në New York, "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale - New York, ajo e Shën Palit dhe Zoja Pajtore, në Detroit - Miçigan , me lexime biblike, këngë, lutje e urate. Keshtu edhe te shqiptaret e Amerikes u kremtua liturgjia shenjte e festes se te shenjtes tone 5 shtatori, e cila sivjet perkon edhe me 40 vjetorin e nderimit te saj me cmimin Nobel per Paqe.

Kisha Katolike Zoja Shkodres – ne Hartsdale Nju Jork, qendra kulturore ‘’Shen Nene Tereza’’u mbush plot e perplot me besimtare e qytetare te tjere, motra e meshtare per ta nderuar dashurine e saj ndaj Krishtit Zot dhe vepren madhore ndaj te varferve nder me te varfer, te semureve e te braktisurve pa dallim ngjyre, race, kombi e feje.

Festa zyrtare e të Shenjtës Nanë Tereze,, e cila është më 5 - shtatori, është dita e vdekjes, që paraqet ditën e lindjes për në amshim të Nënë Terezes, dhe përkujtohet si dita e Shejterimit te saj - Shën Terezas.

Në festën përkujtimore në nder te te Shenjtës Nanë Tereze , me 8 shtator diten e diel, ka qenë pikerisht famullia e Zoja e Shkodrës, në Hartsdale - Nju Jork, e cila ka organizuar një aktivitet nderimi në Qendrën Kulturore, që mbanë emrin e saj dhe ndodhet pranë mjedisve te kësaj famullie.

Ka qënë famulltari Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj, i cili ka udhehequr festen dhe përcjellë mesazhin me rastin e kësaj feste, për të gjithe besimtarët e krishtere dhe shqiptaret në Amerikë.

Në Meshë solemne, në Kishën Katolike Zoja e Shkodres,, duke kremtuar festën liturgjike të Nënë Terezës, Dom Pjetri, tha se : “ E Shenjta Nanë Tereze, është bijë e kombit tonë, nji murgeshë e shenjtë, e cila u bë shembulli më i mirë i mishërimit të dashurisë së krishterë’’

Festa ne Kishen Katolike Zoja e Shkodres, nisi ne mesdite, kur besimtarët e krishterë kanë vendosur kurora me lule pranë shtatores së Nënë Terezës, në hyrje të kishës, ndërsa kanë kryer edhe lutjet e kan falur Meshën e se Dieles në nder te te Shenjtës Nanë Tereze.

"Në 5 shtator, 1997, Nënë Tereza, mbylli sytë përgjithmonë në Indinë e largët, ndërkohë qenia e saj e shenjtë sikur nuk pranonte të shplodhej, se edhe pas vdekjes ajo ndjehet dhe vepron si e gjallë, duke i dhënë porosira botës, të vlefshme, nga ato që i duhen çdo ditë dhe përjetësisë së njerëzimit", ka thënë meshtari i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj,.

Meshën e ka kryer meshtari i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj, përndryshe famullitar shumvjeçarë i kesaj kishe.

Kurse, ceremonin e festes e ka hapur kryetari i Këshillit të Kishës, z. Marijan Cubi, i cili shkurtimisht u ka dëshirua mireseardhjen të pranishmve, dhe ka folur mbi jeten dhe vepren e te Shejtes Nane Trereza, duke i bërë nji përshkrim te shkurtër të jetës dhe vepres së Nenës Tereze, bamirëses shqiptare me famë botërore, fituese së çmimit Nobel për Paqe.

Me pas festen në nder te te Shenjtës Nanë Tereze , e ka pershendetur edhe anetari i Keshit te Bashkise se qytetit te Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ndersa jan recituar poezi per te Shenjtën Nanë Tereze , nga Kryetari i Shoqates se Shkrimtarve Shqiptar Amerikan, poeti Mhill Velaj,dhe shkrimtari e publicist Tom Paloka ,

Argëtimi është udhëhequr nga këngëtari i mirënjohur, z. Gëzim Nika, kurse pjesa folklorike, me këngë e valle të zgjedhura është bërë nga grupi "Rozafati", i Kishës Katolike Shqiptare në New York, "Zoja e Shkodrës" me korefografinë e koreografes së njohur z. Angjelina Nika.

Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht, e u pagëzua më 27 gusht të vitit 1910, ndërsa u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor më 5 shtator të vitit 1997. Tërë jetën ia kushtoi të menjanuarve e të varfërve të Kalkutës e të botës mbarë, duke fituar dashurinë e më të varfëve ndër varfër, nderimin e të pushtetshmëve e admirimin e mbështetjen e Papëve.

Kurse Ditën e Shjetërimit të Nënë Terezes, eshte 6 Shtator 2016, duke e vënë sërish në qendër të vëmendjes tashme edhe si Shenjtore jo vetem qe përkujtohet misionarja e madhe Nënë Tereza, por dhe vlerësohet puna e saj. Mesha, koncerte - homazh zhvillohen nga Shqiptarët, kudo, ne Shqiperi, Kosove, dhe trevat shqiptare por edhe në shtetet ku më së shumti jetojnë shqiptarët e diaspore perfshire Kishen Katolike Shqiptare në New York, "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale - New York, ajo e Shën Palit dhe Zoja Pajtore, në Detroit - Miçigan.

Me kete rast shqiptaret e Amerikes falenderojnë Zotin për këtë Shenjtneshë, bijë Shqiptare, Nanë e të varfërve dhe Motër Murgeshe e urdhërit që vetë themeloje “Motrat e Bamirësisë”.

Televizioni 21 gazetari Halil Mula percolli ceremonin festive dhe pergati reportazhin .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat