Waterbury: Ndërroi jetë Sami Kulla, një prej kontribuesve kryesorë të komunitetit tonë

Amerika

Waterbury: Ndërroi jetë Sami Kulla, një prej kontribuesve kryesorë të komunitetit tonë

Nga: Beqir Sina Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:41
Sami Kulla

Familja e madhe Kulla në Waterbury njoftoi se në mëngjesin e së Shtunës, 7 Shtator 2019, ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare në St. Mary’s Hospital, Sami Kulla, i rrethuar nga familja e tij e dashur.

Samiu ishte martuar me Ikbal(Kiazim) Kulla, e cila ndërroi jetë po në moshën 86 vjecare në 14 Shkurt të këtij viti.

Samiu Kulla u lind në Zemblak të Korçës më 15 Mars 1933.Ishte djali i të ndjerit Belul dhe Fatime (Bablusha) Kulla. Samiu u largua nga Shqipëria në moshën 18 vjecare, në vitin 1951, dhe pasi kaloi tre vjet në një kamp refugjatësh në Greqi, emigroi më pas në Francë dhe në Zvicër. Prej andej Samiu udhëtoi drejt Kanadasë, ku u vendos në vitin 1955 duke u mirëpritur nga kushërinjtë e tij.

Në vitin 1969, kohë kur u transferua në Waterbury për t’u bashkuar me vëllain e tij të ndjerë Muhamer Kulla.

Gjatë të gjithë jetës së tij, Samiu ka qenë një pjesëmarrës shumë aktiv në Komunitetin Mysliman Shqiptaro-Amerikan ne Waterbury, Connecticut së bashku me gruan e tij të ndjerë Ikbal.

Samiu ishte i apasionuar pas çështjes Kombëtare dhe u bë pjesë aktive e veprimtarive të komunitetit. Ai ishte bujar dhe nuk kurseu asgjë për çështjen Kombëtare.

Sami Kulla ishte anëtar i Vatrës. la pas djalin e tij, Agim Kulla me gruan e tij Myzen, tre mbesat e tij, Jetona Bardhollari dhe burrin e saj Rudi, Sheriban Kulla dhe Lindita Kulla. Të gjithë ushqejnë për të dashuri e respekt dhe ndjehen krenarë për trashëgiminë dhe veprën atdhetare që la pas. Ai gjithashtu la pas vëllezërit e tij të dashur, Neshet Kulla dhe bashkëshorten e tij Nezaqet që jetojnë në Watertoën; Vedat Kulla dhe bashkëshorten e tij Vera që jetojnë Middlebury si dhe kunatën e tij, Paula Kulla në Waterbury. Samiu gjithashtu ka lënë pas mbesa, nipër, kushërinj dhe miq.

Familja njofton komunitetin se shërbimet funerale do të kryhen ditën e Hënë 9 Shtator 2019 nga ora 5:30 deri në 8:30 p.m. në adresën:

The Albini Family Funeral Home, 430 Chase Parkway, Waterbury, Connecticut- 06708.

Ceremonia e varrimit do të organizohet të Martën me 10 Shtator 2019 në Shtëpinë Funerale, ndërsa arkivoli me trupin e të ndjerit do të përcillet në New Pine Grove Cemetery në Waterbury.

Zoti e meshirofte dhe e befte prej njerezve te parajses.

(Albanian American Muslim Community)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat