80 mijë dollarë të mbledhura nga Turneu Golfi për Malësinë

Amerika

80 mijë dollarë të mbledhura nga Turneu Golfi për Malësinë

Nga: Beqir Sina Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:02
Turner Golfi për Malësinë

EASTCHESTER NY : Ditën e hënë (16 shtator) Shoqata Malësia e Madhe- New York, mbajti një Turner Golf Classic në fushën e golfit “Lake Isle Country Club” - Eastchester, New York, me synim që ta bëjnë në të ardhmen e saj tradicional .

120 golfist, shqiptar dhe amerikan, u përfshinë në Turnerin e Golfit për Malësinë, organizuar nga Shoqata Malësia e Madhe, në New York, në fushën e golfit “Lake Isle Country Club” - Eastchester, New York, ku u mblodhen 80 mije dollar.

Ndërsa, dhjetra biznese shqiptare, sponsorizuan trunerin e Golfit, te organizuar nga Zef Gjelaj, Robert Lulgjuraj, Vesel Nikprelaj, Anton Dedvukaj, Vesel Juncaj, Anton Lulgjuraj, kryesia e Shoqates Malesia e Madhe New York, e tjer.

Këtë turne, tha Kryetari i kësaj shqate zoti Nikoll Junçaj, i sapo zgjedhur, do të ja dedikojmë gjithëherët për Malësinë : “Kështu, që, kemi si qëllim që të ardhurat nga ky turne golfi, do të shkojnë për të ndihmuar bursat për studentët , fëmijët dhe familjet që janë në nevojë në Malësi, që sado pak atyre tu ndihmojmë që t'ua ndryshojmë jetën, si dhe për të ndihmuar edhe ndonjeher veprimtari të ndryshme “.

Ish Gazetari i Zërit të Amerikës Gjek Gjonëleka, i cili së bashku me familjen e tij renditej ndër donatorët kryesor të këtij turneu, kishte ardhur për t'a përshëndetur turneun e malësorve, duke i uruar atyre suksese dhe që të mos ndalen asnjëher për të ndihmuar Malësinë e tyre të dashur : “Malësinë e patriotve dhe atdhetarve të mëdhenjë, që ka bërë historinë e Hotit të Rapshës, me krye Çun Mulën, Marash Ucin, Kol Maci i Hotit, e të tjerë e të tjer, që janë krenaria e tanë Malësorve ” tha ai.

Ndersa, duke folur për këtë turne, dhe qëllimin e Shoqatës “Malësia e Madhe” New York, për ta bërë atë tradicional, Gjonlekaj, tha se :” Në SHBA, ka disa mënyra në të cilat ju personalisht, ose shoqata apo organizata juaj mund të përfshiheni për të bërë fushata për të mbledhur fonde e ndihma. Dhe, kështu mund të organizohen aktivitete dhe fushata të ndryshme - përfshirë edhe ndonji koncertë, apo edhe ndonjë turne atraktiv si ky Golfit . Por, së pari, ju duhet të jeni një nga pjesëmarrësit, e tyre, por mund të jeni edhe sponsorët ose të kontriboni duke dhënë për këtë apo atë veprimtari ose fushat.“

Ai përmendi faktin sesi pesë familjet më të fuqishme të Amerikës, familja Rockefeller, Ford , Du Pont , Vanderbild dhe Carnegie, me donacionet dhe kontributin e tyre , build dhe e bënë Amerikën, vendin më të pasur në botë, në fillim Shekullin e 19 dhe 20të.

Kurse, "Malësorët, duke iu faleminderuar Zotit, dhe djerësës së tyre, për fat të mirë kan qindra miliona dollar pasuri, dhe me të vërtet kan kontribuar për cështjen tonë kombëtare, por, në se do të jepin 1 përqind të pasurisë së tyre, sot, Malësia, jonë u a them të sigurt, që është aq e vogël, dhe me nevojat e tyre që janë minimale, nuk do të kishte nevojë për kurrnjigjë, dhe nuk do të ishte zbrazuar , dhe nuk do të ishte ashtu si është sot."

Nëna Tereze, ka thënë se : " Nëse, ke 10 dollar dhe dikush në rrugë të shtrinë dorën për 1 dollar, jepja por mos e gënje....duke thënë nuk kam!"

Në fund të këtij turneu në lokalin e njohur "Cao" me pronar Zef Gjelaj, përfshir nji kokteje, nji darkë, nga bujaria pronarit të lokalit, pjesëmarrës individualë / ose të grupit në turne fituan cmimet dhe ndan biletat fituesit të lojës së fatit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat