Gëzuar ditëlindjen Xhozef DioGuardi!

Amerika

Gëzuar ditëlindjen Xhozef DioGuardi!

Nga: Beqir Sina Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:13
Xhozef DioGuardi

NEW ROCHELLE, N.Y. - Gëzuar ditëlindjen Jozef J. DioGuardi - President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i të vetëmit dhe i parë Lobi shqiptar në SHBA, organizatën që ai e themeloi, dhe e udhëheq me gruan e tij, Shirley Cloyes DioGuardi – Këshilltare e Cështjeve Ballkanike,.

DioGuardi, ish- kongresist, ish kandidat për senator, një llogaritar i certifikuar publik dhe politikan republikan, lindi në 20 shtator 1940

Babai i Joe DioGuardi, Joseph Sr., emigroi në Shtetet e Bashkuara nga një katund Arbëresh - Greci, Itali. Familja e tij gjurmon në rrënjët e saj te arbëreshet në Itali – te “Gjaku ynë i shprishur – Il nostro Sangue disperse” . Babai i tij emigroj në Amerikë, dhe nisi jetën e kurbetqarit, duke hapur një dyqan ushqimesh dhe perimesh në East Bronx. Ndërsa, Familja DioGuardi u zhvendos në Qarkun Westchester në 1957, aty ku jeton edhe sot.

Babai i Xhozef DioGuardit, Joseph Sr. u martua me Grace Paparella në 8 Janar 1939 dhe çifti u vendos në Orchard Hills në White Plains.

Xhozefi - Joseph J. është më i madhi nga tre fëmijët DioGuardi. Pas transferimit të familjes në Westchester, ai mori mësimet e para në shkollat e këtij Qarku, dhe ndoqi shkollën e lart në Fordham University Bronx NY.

Në vitin 1957, ai nisi t’i “kontribojë” buxhetit fininaciar vetjak, duke filluar me një punë verore si një djalosh, kamarier për Elmwood Country Club në Westchester County. Ai përparoi në një pozicion kamerier, duke u bër busboy …. ..

DioGuardi u diplomua në Universitetin Fordham në 1962

Pas kolegjit, ai u punësua në Arthur Andersen & Co. Ai u bë një llogaritar i çertifikuar publik dhe arriti statusin e partnerit në moshën 31 vjeç, pas 10 vjetësh në firmën e njohur të kontabilitetit.

DioGuardi është i specializuar në taksat federale dhe shtetërore për organizatat jofitimprurëse, si dhe ekonominë e taksave të dhënies, fondeve huma

Ai shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve -Kongresisit për një mandate e gjysmë duke përfaqësuar rrethin e 20-të, të Kongresit, për New York-un, nga 1985-89.

DioGuardi ishte gjithashtu u bë kandidati republikan për Senatin e SHBA, në Nju Jork, një provë e vështirë kjo pa sukses, gjatë zgjedhjeve speciale të vitit 2010, duke humbur me Senatoren në detyrë Kirsten Gillibrand.

DioGuardi për 30 vjet, po shërben me shumë sukses, energji dhe përshktuar jashtëzakonisht në cështjet gjithë Shqiptare, si President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë të cilën ai e themeloi dhe e udhëheq bashkë me gruan e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, e cila shërben si Këshilltare e Cështjeve Ballkanike, dhe analiste.

Joseph J. DioGuardi

Lindur në Bronx, Nju Jork, më 20 shtator 1940, Joseph J. DioGuardi u zhvendos në Qarkun Westchester me prindërit e tij emigrantë, vëllain dhe motrën e tij në vitin 1957. Ai është një maturant i vitit 1958 në shkollën e Mesme të Fordham, dhe në 1962 u diplomua me nderime nga Universiteti Fordham.

Rruga për të patur sukses vazhdoi….

Joe u bashkua me një firmë të kontabilitetit "Big Tight", ku ai hyri në një praktikë të fuqishme (shumë herë 7-ditë-në javë) 3-vjeçare. Ai u bë një Kontabilist Publik i certifikuar në 1965. Ai u promovua në menaxher në 1967 dhe u pranua si partner i plotë në 1972, në moshën 31 vjeç.

Si partner, Joe ligjëroi dhe publikoi gjerësisht mbi çështjet e taksave që prekin individët dhe korporatat, si dhe organizatat bamirëse jofitimprurëse – e cila ishte dhe fusha e tij e ekspertizës.

Një familje e re DioGuardi

Me martesën e parë dhe besnike ndaj prindërve të tij si një shembull për ta Joe u martua dhe nisi jetën me familjen e tij. Joe dhe gruaja e tij e parë, Carol, blenë shtëpinë e tyre në seksionin Wilmont Woods të New Rochelle, ku jetonin me dy fëmijët e tyre, Kara dhe John.

Rruga e gjatë dhe e vështirë për në Uashington…..

Joe shërbeu për njëzet e dy vjet, me firmën ndërkombëtare të kontabilitetit të Arthur Andersen & Co, nga këto dymbëdhjetë vite prej tyre, si partner tatimor. Po ashtu si një nga avokatët e parë public, të përgjegjësisë fiskale qeveritare qendrojë në të njëjtën pozitë. Në nëntor 1984, ai solli përvojën e tij të gjerë profesionale dhe vullnetare në Kongres, kur ai u bë kontabilisti i parë i certifikuar i praktikuar ndonjëherë i zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.

Joe Kongresmen 1985 -1988…..

Në Kongres, Dhomën e Përfaqësuesve Joe DioGuardi, mori rolin drejtues në komitetin për të vërtetën në buxhetimin federal, kontabilitetin, dhe raportimin dhe në sjelljen e përgjegjësisë financiare në Capitol Hill. Ai ishte autori origjinal i Ligjit të Zyrtarit Kryesor Financiar, nënshkruar nga Presidenti George Bush në 1990, i cili mandatoi caktimin e një CFO për çdo departament dhe agjensi kryesore të qeverisë së SHBA. Charles Bowsher, ish Kontrollori i Përgjithshëm i Zyrës së Përgjithshme të Kontabilitetit, ka thënë për Joe DioGuardin në Capitol Hill, në një dëshmi para Senatit të SHBA, “se që nga miratimi i projekt-ligjit, ne kemi parë përparim të rëndësishëm në përballjen drejtpërdrejt të dobësive serioze të menaxhimit financiar. "

Xhozef DioGuardi, si politikan e ka dalluar veten duke gjetur zgjidhje bipartizane për problemet e vështira. Për çështje me shqetësim lokal, ai u dallua kur themeloi dhe bashkoi në mënyrë bipartizane Kongresin, Qarkun e Long Island Sound dhe Hudson River Caucuses, i cili siguroi rritje thelbësore në mbështetjen federale për këto rrugë ujore të pa zgjidhura deri athere. Në vitin 1986, me Kongresmenin e ndjerë Demokratik Mickey Leland, Joe nxorri legjislacionin për të dhënë Medalje të Nderit të Kongresit për Luftën e Parë Botërore dhe heronjtë ushtarakë të Luftës së Dytë Botërore, duke korrigjuar një padrejtësi historike për vite në Capitol Hill. Para se të largohej nga Kongresi, ai bashkoi me Kongresmenin Jerrold Nadler, Task Force në New York për Portin, Hekurudhat dhe Zhvillimin Industrial në mënyrë që të rivendoste punët e humbura në industrinë e prodhimit dhe transportit të Nju Jorkut.

Joe është marrësi i çmimeve dhe nderimeve të shumta….

Ai ka marr një duzinë me cmime, përfshirë cimin per investimet si Kalorës i Maltës në 1979, cmimin Ndërkombëtar Humanitar The Boys Towns of Italy në 1986, nderimin e shquar i CPA në Qeveri nga New York State Society of CPAs në 1986, etj. Një cmim tjetër është ai “ Torch of Liberty” nga Partia Konservatore e Shtetit të Nju Jorkut në 1987, cmimi i Shërbimit të Shkëlqyeshem Publik, nga Komiteti Republikan i Westchester County në 1987, Cmimi i Komitetit irlandez të Westchester “Dedicioni për Paqen dhe Drejtësinë” në 1988, cmimi “Paul Harris Fellow” i Rotary Foundation i Rotary International në 1988 dhe cmimi “Vjetor i Arritjeve” i Shoqatës së Kontabilistëve Qeveritarë, Boston Chapter, në 1992.

Po ashtu Kosova, Shqipëria, President, Kryeministra, Universitete, Shkolla, Organizata dhe Shoqata, institucione shqiptare, perosonalite dhe zyrtar të lart, nga Shqipëria, Kosova, trevat shqiptare në Ballkan, dhe nga Diaspora shqiptare, në Europë, Australi, e të tjer, Xhozef (Joe) DioGuardi ka marrë cmime, certifikata, dekorata, tituj e medalje të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat