28 studente nga Kosova fillojnë studimet në SHBA

Amerika

28 studente nga Kosova fillojnë studimet në SHBA

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 22:28
Studentet nga Kosova

Për dy vitet e ardhshme, Ajova do të jetë shtëpi e re për 28 vajza dhe gra të reja nga Kosova. Ato udhëtuan drejt SHBA-së për të studiuar aspekte të ndryshme të energjisë, në kolegjin e komunitetit në Des Moines. Ato fituan bursa të dhëna nga fondacioni Millenium, të financuara nga fondet e qeverisë amerikane. Vlera e investimit në projektin e quajtur “Gratë në Energji” kap shifrën e 1 milion dollarëve. Kjo shihet si thellim i bashkëpunimit midis Ajovës dhe Kosovës. Ajo që nisi si partneritet ushtarak tashmë është zgjeruar në shumë fusha tjera.

Pas dy viteve Kosovës do t’i shtohen 28 eksperte në fushën e energjisë.

Ky është numri i grave te reja dhe vajzave nga Kosova që filluan studimet në kolegjin e komunitetit në Des Moines të shtetit Ajova.

Ato janë pjesë e programit “Gratë në Eergji” i fondacionit Millenium, i financuar me fonde qeveritare amerikane.

Përfitueset e programit thonë se qëllimi është që përvojën e fituar nga studimi në SHBA ta dërgojnë në Kosovë.

“Energjia të cilën e përdorim më shumë në Kosovë, diku 97 për qind, vjen nga thëngjilli gjë që e dëmton shumë ambientin ku jetojmë. Arsye kryesore pse unë kamë zgjedhur energjinë e ripërtitshme është për shkak që të kontribuoj në ambientin tonw”, tha për Zërin e Amerikës Doruntina Shala, përfituese e bursës.

“Çka më pëlqen më shumë në DMACC është qasja në praktikë, laboratoret edhe sistemi që e kanë këtu. Shpresoj që pas studimeve 2 vjeçare që do t’i bëj këtu do të arrijë të kontribuoj në komunitet por edhe në vendin kur të kthehem vecanërisht në sektorin e energjisë solare”, thotë Fjolla Fazliu, përfituese e bursës.

Karriera në një fushë që dominohet nga burrat, nuk është rrugëtim i lehtë thonë studentet nga Kosova.

“Pavarësisht se sa profesioni jonë është një sektor që është i dominuar nga gjinia mashkullore, prap se prap në qoftëse ky profesion është ajo që dëshiron ta praktikosh atëherë duhet të përkushtohesh për të sepse është dicka që ia vlenë”, thotë studentja tjetër që mori bursë për studime në Ajova, Albiona Lalinovci.

“Përpara ka qenë shumë vështirë për gratë kosovare inxhiniere të gjejnë punë në Kosovë. Ato është dashur gjithmonë të jenë më të vendosura, më të përkushtuara dhe më të shkolluara sesa burrat për të gjetur punë në Kosovë”, thotë Erza Rama, studente.

Prandaj, ardhja e këtyre studenteve në Ajova u shënua me një ceremoni të vecantë në kolegjin DMACC. Aty mori pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i cili foli për rëndësinë e këtij projekti.

“Ofron përgatitje profesionale për këtë sector të rëndësishëm në Kosovë. E dyta përkrah përfshirjen më të madhe të gruas në sektorin e energjisë duke kontribuar kështu në fuqizimin e përgjithshëm të gruas në shoqërinë kosovare dhe e treta shënon zgjerimin e bashkëpunimit mes ajovës dhe Kosovës në një sector të rëndësishëm, atë të energjisë”, tha Presidenti i Kosovës Hashim Thaci.

Guvernatorja e këtij shteti si-motër të Kosovës, tha se ky moment frymëzon gra jo vetëm në Kosovë.

“Ju jeni pioniere trimëresha që po u tregoni grave të reja dhe vajzave në botë që gjithcka është e mundur nëse keni synime dhe punoni për to”, tha Guvernatorja e Ajovas, Kim Reynolds.

Petrit Selimi nga fondacioni Millenium tha se sukesi i këtyre studenteve është sukses i madh për Kosovën.

“Do të jetë shumë e rëndësishme që kur të ktheheni pas dy viteve, të frymëzoni gratë në Kosovë. Ju keni një detyrë shumë të rëndësishme jo vetëm për ekonominë. Femrat e pavarura dhe të fuqishme në ekonomi dhe shoqëri do ta bëjnë Kosovën vërtetë të suksesshme” tha Petrit Selim inga fondacioni Millenium.

I pari i këtij kolegji Rob Denson tha se ndihet krenar që po ndihmon shtetin më pro-amerikan në botë.

“Jam i lumtur t’u drejtohem si President I kolegjit më pro-Kosovë, I shtetit më pro-Kosovë dhe vendit më pro-Kosovë”, tha Presidenti I kolegjit DMACC, Rob Denson.

Ky nuk ishte aktivitetiiI vetëm në Ajova ku u fol për Kosovën. Më herët të enjten, Presidenti i Kosovës Thaçi vizitoi Gardën Kombëtare të Ajovës dhe Asamblenëe Përgjithshme të këtij shteti amerikan, ku edhe zhvilloi një takim me guvernatoren, Kim Reynolds./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat