Florinda Kajtazi, nga Kosova, fituesja e kurorës së bukurisë, "Miss New York USA 2019" vizitonë Shqipërinë

Amerika

Florinda Kajtazi, nga Kosova, fituesja e kurorës së bukurisë, "Miss New York USA 2019" vizitonë Shqipërinë

Nga: B.S Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:15
Florinda Kajtazi

Revista Travel Magazine Albania : ‘ A ka ambasadorë më të mirë për të promovuar turizmin tonë në Amerikë sesa “celebrities” si Gëzimi, Angjelina, Florinda, Vjosa, Anthony, e shumë emra të tjerë të njohur por edhe turistë që ndajnë përvojën e tyre përmes Adriatik Tours?”

Është, një fakt që Shqipëria, është ende një nga vendet më pak të zbuluara në Evropë, kështu që kurioziteti gjithashtu luan një rol, por edhe infrastruktura në industrinë e turizmit, duket se ka ndryshuar shumë.

Çka ka bërë, dekadën e fundit edhe promovimin e shtuar në Shqipëri , është duke sjellë një rritje mjaft pozitive në numrin e turistëve të huaj shtuar nga viti në vit.

Hotel Adriatik dhe Agjensia Turistike, përfaqësuese dinjitoze në Amerikë, e “ADRIATIK TOURS LLC “, po promovon denjësisht mikpritjen Shqiptare, para mijëra turisteve Amerikanë, me programin e saj turistik , që ka nisur prej Shtatorit 2017.

Mbasi, këtë verë ajo pati vizitorë nga Amerika, si Gëzimin e Angjelinë , Vjosa, Anthony, e shumë emra të tjerë, personailtete të njohur, por edhe turistë, që ndajnë përvojën e tyre përmes Adriatik Tours, rrjetet sociale shkruajn se ka mbrritur në Shqipëri, në Hotelin me 5 yje - Adriatik Hotel, edhe 27-vjeçaria Florinda Kajtazi, me origjinë nga Kosova, që jeton gjatë në Yonkers, Nju Jork, dhe fituesja e kurorës së bukurisë, "Miss New York USA 2019" – duke qenë për këtë edicion edhe vajza më e bukur e Nju Jork-ut.

Revista Travel Magazine Albania, që po promovon çdo ditë, në mënyrë profesionale çdo detal të turizmit shqiptar, andemban Shqipërisë, ka shkruar në faqen e saj të internetit, për promovimin e trurizmit shqiptar.

Ajo ka vënë në pah edhe bukurinë e vashave shqiptare , duke pikasur me këtë rast Adriatik Tours LLC, axhensinë e njohur deri në SHBA, me hotelin e saj të famshëm Adriatik Hotel në Durrës, e cila e ka sjellë me mjira turistë në Shqipëri, për sesionin, që të njihen nga afër me bukuritë tona.

Në mesin e tyre, kësaj rradhe është përzgjedhur, bukuria e vajzave shqiptare, e cila ka mahnitur botën :

“Opo jemi rracë e bukur ç’i do llafet. Ja, edhe Miss New Yorku, sivjet është goca jonë shqiptare Florinda Kajtazi. Dhe, ç’është më e bukura fare, Adriatik Tours LLC e ka sjellë turiste në Shqipëri për plot një javë, që të njihet nga afër me bukuritë tona.”

Revista Travel Magazine Albania, i ka quajtur vizitorët e Hotel Adriaktik në Durrës, ambasadorët më të mirë për të promovuar turizmin tonë, jo vetëm në Europë, por deri në Amerikë.

Dhe, keshtu ajo permend vizitorët e kësaj vere, në Hotel Adriatik, si Gëzimi, Angjelina, Florinda, Vjosa, Anthony, e shumë emra të tjerë të njohur, por edhe turistë, te tjer, që ndajnë përvojën e tyre përmes Adriatik Tours.

Ndërkohë, ka qenë vet axhensia Adriatik Tours LLC, nga Hotel Adriatik në Durrës, me një përvojë shume vjecare ne fushen e turizimit ndërkombëtar, e cila në statusin e kësaj anxhensie, faqen e saj në rrjetin social Facebook, që shkruan për promovimin e Shqipërisë, nëpërmjet turizmit:

Adriatik Durres Plazh thotë : “Faleminderit Travel Magazine Albania Hotel Adriatik dhe Agjensia jone Turistike, perfaqesuese ne Amerike ADRIATIK TOURS LLC , jane mirenjohes per mbeshtetjen tuaj ????????Te lumtur qe Hotel Adriatik perfaqeson denjesisht mikpritjen Shqiptare para mijera turisteve Amerikane , me Adriatik Tours LLC , qe prej Shtatorit 2017…

Ikona e hotelirisë shqiptare - Hoteli Historik Adriatik, hoteli me 5 yje, luksoz i vendosur në Durrës, pikërisht në plazh, vetëm 35 minuta me makinë nga Tirana, është i njohur edhe në panairin ndërkombëtar të turizmit, organizuar nga gazeta prestigjoze "The New York Times".

Hoteli Historik Adriatik, ka dy pishina me ujë të detit në natyrë, një rrëshqitje, një plazh privat, peshqirë falas në plazh ose pishinë, Tenis Court, dy Restorante që shërbejnë vetëm ushqim të freskët dhe organik. Ka studio te posaqme SPA me ujë të nxehtë të detit pishinë Thalasso, dhoma masazhesh, Palestër, Sauna dhe Hammam, qe frekuntohen ne menyra të ndryshme individuale ose me grupe argëtimi, me vallëzim dhe muzike çdo natë.

Ky hotel bëhet më se i leverdisshëm, ekonomikisht, mbasi ai ka edhe transportin e vet nga falas për në Tiranë ose Aeroportin dhe kthimin per në Hotelin Adriatik ne Durrës.

“ Ku ju mund t'a kaloni ditën tuaj ose të vendoseni në dhomat e ketij hoteli me 5 yje të rinovuara të variantit Seaview me shikim nga deti. Nëse planifikoni pushime në Shqiperi, ose të vizitoni Shqipërinë e bukur, zgjidhni : www.adriatikhotel.com Email: [email protected] Thirrni: +355692021778” dhe do të Përjetoni Mikpritjen, dhe Bukurinë e vërtetë shqiptare!

Shqiptarët, “Janë raca më e bukur në botë…”- Shqiptarja Florinda Kajtazi fitoi kurorën e Miss New York 2019

Ashtu si çdo vit, Nju Jorku ka zhvilluar konkursin më të rëndësishëm të bukurisë, Miss New York. Në këtë garë ka arritur të triumfojë një shqiptare, e cila la pas shumë vajza të tjera, po aq të bukura të racave të tjera nga mbarë planeti.

Por, nuk është rastësi që për një per her të dytë, në një kohë relativisht të shkurtër dy vajza të bukura shqiptare, arrijnë që të rrëmbejnë kurorën e më të bukurës, në metropolin e botës New York City – “Miss New York USA 2019”.

Tre vjet më parë, ishte një shqiptare tjetër që konkuronte në konkursin e bukurisë – ishte një vajzë nga Puka, e lindur në Amerikë, Serena Buçaj, e cila kishte fituar kurorën Miss New York USA 2016, dhe, ishte ajo që do të garonte për New Yorkun në Amerikën në konkursin Miss USA 2019 , për të fituar kurorën e më të bukurës (të cilën ajo nuk e fitoi).

Këtë vit është një 27-vjeçare e quajtur Florinda Kajtazi me origjinë nga Kosova, që ndonëse jeton gjatë në Yonkers, Nju Jork, dhe ka konkuruar më parë por pa sukses, është pikërisht ajo që ka fituar kurorën e Miss New York USA 2016 – duke qenë për këtë edicion edhe vajza më e bukur e Nju Jorkut .

Përveç çmimit të madh, të Miss Nju Jorkut, Florinda, ka arritur gjithashtu të rrëmbejë edhe çmimin Miss Fotozhenia.


Asaj i u dha çmimi Miss New York nga fituesia e vitit të kaluar, Genise Suero, ku kurora e “Mbretëreshës së Bukurisë”, edhe kesaj radhe shkoi për Bukurin e vajzave shqiptare, pikerisht asaj që tani do të shkojë edhe në sfilatën e më të bukurave të Amerikës, në edicionin e 68 të Miss SHBA, për të ëndërruar edhe kurorën e me të bukurës së Amerikës .

Miss New York 2019 – Florinda Kajtazi – me bukurinë e saj – elegancën, thjeshtësin e bukurinë femrës shqiptare – ishte në paradën shqiptare të shtunën, në një “lumë” kuq e zi- që parakaluan në rrugën Amerika – Paradën Shqiptare, së bashku me një grup vajzash shqiptare të veshura me kostumet folklorike.

Ndërsa, ajo qëndronte në sheshin Amerika, u fotografua nga gazeta Bota sot me flamurin shqiptar, duke bërë edhe simbolin e shqiponjës me dy pëllëmbat e dorës, në paradën e dedikuar 75 vjetorit të Çamërisë , ku ajo ishte vendosur në krye të marrshit të mijëra shqiptarve, dhe mbante shiritin-fashën e “Honored Marshall” të Paradës Shqiptare, së bashku me ish kongresmenin republikan të Nju Jorkut, Joseph Dioguardi – kryetar i lobit të parë dhe të vetëm shqiptar Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane.

Ish kongresmeni me origjinë arbëreshe Joe Dioguardi – kryetar i lobit shqiptar në këtë paradë, kishte ardhur si çdo vit me atë Kadillakun e tij të vjetër dhe në veturën e tij, të zbuluar dhe në sedilen e pasme në këmbë, qëndronte duke pershendetur njujorkezet përgjatë paraklimit në rrugën “America Avenue” duke promovuar bukurin shqiptare, dhe duke marrshuar kuq e zi me mijra të rinjë e të reja shqiptar në Paradën kuq e zi për Çamërinë
.
“Jam shumë krenar që jam shqiptar arbëresh amerikan. Jam shumë i lumtur që jam me ju sot,” citohet të ketë thënë DioGuardi.

“New York Times: 21 maj 1911” – ku shkruhet se “Shqimtaret janë racat më të bukura të shqiptarëve në Europë”.

“Nëse shkoni në Konstandinopojë, do të gjeni se burrat më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë”. (New York Times: 21 Maj 1911):

“Ata janë raca më e bukur në Europë, ata janë shumë të bukur, me flokë të errët dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri, dhe ecja e tyre është kënaqësi për t’u parë, kështu që vallet e tyre janë kur konkurrojnë dhe janë këngë e valle që sjellin një kënaqësi të veçantë. Ligjet janë elegancë dhe forcë së bashku. Ata janë skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Nëse shkoni në Konstandinopojë, do të gjeni se njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat