Vdekja e pestë është një shqiptar, dhe, e lidhur me Stuhinë Tropikale Imelda, zonën e Houston-it

Amerika

Vdekja e pestë është një shqiptar, dhe, e lidhur me Stuhinë Tropikale Imelda, zonën e Houston-it

Nga: Beqir SINA - New York Më: 24 shtator 2019 Në ora: 06:34
Ilustrim

Mark Dukaj 52-vjeçar nga Kelmendi, babai i tre fëmijëve,ishte fotoreporter që e kishte ndar jetën mes Dallasit Texas dhe Jacksonville Florida. Ai është në mesin e atyre 5 të vdekurve në Teksas, gjatë Stuhisë Tropikale Imelda.

BEAUMONT, Texas -   Një kamion që për fat të keq në atë stuhi historike në Texas, drejtonte një vozitës shqiptar, nëpër një autostradë të përmbytur prej Stuhisë Tropikale Imelda ndërsa udhëtonte në Teksasin Juglindor të Premten, 20 Shtator 2019, në Mauriceville, gjeti vdekjen.

Përmbytja e përhapur në zonën e Houston nga një prej cikloneve me shira të forta tropikale, hyri në historinë e SHBA-së në një pamje më të gjerë të Shtunën, pasi ujërat e përmbytjes dolën nga shtari i lumenjëve dhe u përhapën nëpër rrugët dhe fushat, duke dëmtuar edhe shtëpi, dhe stallat e kafëshve.

Qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera në rajon, që shtriheshin në lindje të lumit nga Houston dhe përtej kufirit të Luiziana, u dëmtuan nga Imelda, pasi stuhia tropikale ishte më e madhja në historinë në të gjithë rajonin. Niveli i ujit të shiut shkojë më shumë se 40 inç (102 centimetra) shi duke u bërë vdekjepurës për të paktën pesë veta.

Zyrtarët në Harris County, e cila është qendra më e përmbytyr në Houston, po përpiqeshin të përcaktonin, dëmet materiale të cilat i kalojn miliona dollarë në humbje të pasiguruara, ose disa prona ishin të mjaftueshme për të u mbrojtur nga axhensit federale të katastrofave, tha të shtunën Francisco Sanchez, një zëdhënës i Zyrës së Qarkut të Menaxhimit të Emergjencave.

Autoritetet  thanë se numri i vdekjeve të stuhisë Imeldia arriti në pesë vetë, duke thënë se besohet se ka vdekur dhe një 52-vjeçar nga Florida, i cili u gjet i vdekur të enjten në kamionin e tij të bllokuar përgjatë Interstate 10 pranë kantonit të përmbytur Beaumont, i cili është afër kufirit të Teksasit me Luiziana. 

Zëdhënësi i Qarkut Jefferson Allison Getz, tha se lumnjët e dal nga shtarti dhe shiu i madh që nuk mbahet mendë, me ujërat e përmbytjes kan depërtuar deri në brendësi në kamionin e vozitsit Jack Mark Dukaj.

Hetuesit kan thënë se nuk besojnë se ai u mbyt, nga uji, megjithëatë, ata besojnë se vdekja e tij është e lidhur me stuhinë. Një autopsi do të përcaktojë shkakun vdekjes thanë hetuesit, njoftoi Daily News County Galveston County, raporton Bota sot .

Një pjesë e autostradës në lindje të Hjustonit mbeti e mbyllur të Shtunën pasi të paktën dy kamionë mbetën të bllokuar në dy ura që mbartnin trafikun lindor dhe perëndimor. Gati 123,000 automjete zakonisht kalojnë në këto dy urat çdo ditë, sipas Departamentit të Transportit në Teksas. Rojet Bregdetare ka thënë që dëshmitarët raportuan herët të Premten se nëntë kamionë ishin bllokuar në mes të autostradës e mbuluar nga uji.

Nga përmbytjet u tha se disa shkolla në zonën e Beaumont u dëmtuan nga ujërat e përmbytjes dhe dy janë mbyllur pëkohësisht, pasi zyrtarët vlerësojnë masën e dëmit, njoftoi qendra e mergjencës në Beaumont. Mbyllja e shkollave në dy rrethe të veçanta shkollore mund të prekë më shumë se 3000 nxënës.

Vendet e tjera në rajonin e përmbytur, ndërkohë, imponuan rrugëdalje altarnative për të siguruar që automjetet të qëndrojnë jashtë rrugëve që kanë akoma ujë të qëndrueshëm. Diku tjetër, në Qarkun Galveston, zyrtarët thanë se njerëzit përgjatë Bregut të Gjirit mund të jenë pa shërbim të ujit të pijshëm, për një muaj sepse një fabrikë për trajtimin e ujit u shkatërrua dhe doli nga funksionimi mbas përmbytjes, njoftoi Daily News County Galveston County, raporton Bota sot.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat