Shaqir Salihu nderohet me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Amerika

Shaqir Salihu nderohet me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Nga: B.S Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:46
Shaqir Salihu dhe Ramush Haradinaj

Shaqir Salihu, ish-gazetari i Zërit të Amerikës, është nderuar nga kryeminsitri i Kosovës në detyre, Ramush Haradinaj, me çmimin “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu”.

Z .Salihu, një figurë emblematike e Zërit të Amerikës, u nderua të martën në Nju Jork për kontributin e dhënë për çështjën shqiptare.

“Për kontributin e madh për çështjen shqiptare dhe forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, kam ndarë për shoqata e veprimtarë të shumtë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu”. 

Shqiptarëve të Amerikës, ata që ishin krahu më i fuqishëm në shtetkrijim dhe shtetbërje, ua kemi borxh një Kosovë 100% brenda kufijve të saj, pa pikëpyetje të shtetësisë dhe ekonomikisht të zhvilluar”, ka shkruar Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.

Kohë më parë. Z. Salihu e publikoi librin “RRËFIME LIRIE” – Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës” të cilin ai mbrëm ia dhurojë Haridanajt.

Salihu kishte udhëtuar nga Uashingtoni dhe mbante një kollare të kuqe me simbolet kombëtare , shqiponjën e zezë me dy krena, të cilën tha ai e kishte të trashëguar nga gazetarët e Zërit të Amerikës të cilëve ua kishte dhuruar Lumo Skendo - Mithat Frashëri para se të vdiste në Nju Jork.

“Jetova vetëm 27 vjet në Kosovë. Atje nisa hapat e parë të jetës sime në fshat. Në Kosovë linda, por nuk do të vdes atje. Dora-dorës eca mbi truallin e saj vetëm për 27 vjet, sepse e braktisa. Por edhe pse larg saj, unë eci me të dora-dorës. Kosovën e mora me vete. E mora me vete si mall. E mora me vete si dhimbje. E mora me vete si amanet dhe si dëshirë të flaktë për ta ndihmuar dhe për ta nderuar, siç ndihmon e nderon biri nënën e vet”, ka shkruar Salihu në librin e tij, citon Infoglobi.

Shaqir Salihu e filloi punën në Zërin e Amerikës në fillim të viteve ‘80-ta, pasi kishte shkuar në Amerikë, si refugjat politik nga Kosova.

Ai doli në pension pas një karriere 30 vjeçare në këtë medie.

Z. Salihu vazhdon edhe sot të jetë pjesë e veprimtarive patriototike të komunitetit shqiptar në Washington, New York, dhe kudo tjetër në SHBA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat