Ambasadoria e Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku, shpreh nderimin në Librin e Zisë për ish-presidentin francez, Jacques Chirac

Amerika

Ambasadoria e Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku, shpreh nderimin në Librin e Zisë për ish-presidentin francez, Jacques Chirac

Nga: Beqir Sina - New York Më: 1 tetor 2019 Në ora: 19:57
Ambasadoria e Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku

WASHINGTON D. C. : ( Bota sot - 1 tetor 2019) Me rastin e vdekjes së ish-presidentit francez Jacques Chirac, Ambasada e Francës hapi Librin e Zisë në Washington . Në nderim të z. Jacques Chirac, ish-president i Republikës së Francës, në Libërin e Zisë, shprehu ngushëllimet Ambasadës së Francës në Washington D.C., Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku, duke shprehur me këtë rast edhe nderimet e popullit të Kosovës për Presidentin e Francës Jacques Chirac, i cili u nda nga jeta më 26 Shtator 2019, në moshën 86 vjeçare.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku, shkruajti : “Sjelle e autoriteteve serbe është e papranueshme. Evropa nuk mund të pranojë që në tokën e vet të mbajë një njeri dhe një regjim që afër dhjetë vjet është angazhuar në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe tash në Kosovë, në operacione të pastrimit etnik, të vrasjeve dhe masakrave, të destabilizimit të të gjithë rajonit. Me pasojë 200 mijë të vrarë dhe me miliona të zhvendosur. Sa familje të shqyera, sa qytete martire? E pra, u bë mjaftë. Çdo gjë është provuar për t’iu dhënë fund këtyre praktikave të mizorisë. Duhet që sot të ndalen ingranazhet e barbarisë dhe t’ia largojmë këtij regjimi mjetet me të cilat është pajisur për t’i kryer këto operacione. Për muaj të tërë, amerikanët, evropianët, rusët, së bashku kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për ta gjetur një zgjidhje të ekuilibruar dhe paqësore. Kjo ndodhi në veçanti në Francë gjatë takimeve në Rambuje. Dhe përballë refuzimit kryeneç të qeverisë serbe dhe të presidentit të saj, u desh që të vendosim ta përdorim forcën”, kishte thënë presidenti Chirac në vitin 1999.”

Prehu në paqe miku ynë! - Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku

Jacques Chirac ishte njëra prej figurave më të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës.

 

Chirac, i cili ishte kreu i shtetit nga 1995 deri në 2007, ka një nga karrierat më të gjata politike të vazhdueshme në Evropë, dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet si kryetar i bashkisë së Parisit.

 

Megjithëse koha e tij si president u shënua nga mosveprimi dhe stanjacioni politik, dhe pavarësisht se ai e la Francën po aq të ndarë dhe duke luftuar me borxhin në rritje, pabarazitë dhe papunësinë, siç e kishte gjetur, personaliteti i tij publik bëri që në pension ai të përqafohej si një nga politikanët francezë më të preferuar.

 

 

 


 

Zhak Shirak, i takonte gjeneratës së vjetër të politikanëve, kryetar i Bashkisë së Parisit për 18 vjet, përpara se të bëhej kryeministër e më vonë president për më shumë se një dekadë.

Ai do të mbahet mend për shumë gjëra, përfshirë të qënit kreu i parë i shtetit francez që pranoi rolin e vendit në Holokaust, gjatë një fjalimi të vitit 1985.

Shirak do të mbahet mend gjithashtu edhe për kundërshtimin e ndërhyrjes në Irak të udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 2003.

Ai njihet si një mbështetës i vendosur i Afrikës. Zhak Shirak ishte mik i ngushtë me disa udhëheqës afrikanë, përfshirë Omar Bongo të Gabonit, Blaise Compaore të Burkina Fasos dhe Denis Sassou Nguesso të Republikës së Kongos.

Zhak Shirak themeloi muzeun “Quly Branly”, një vitrinë e artit afrikan, së bashku me Oqeaninë dhe kontinetin amerikan. Në vitin 2016, muzeut iu bashkëngjit edhe emri i tij duke u quajtur “Quai Branly - Zhak Shirak”. Megjithatë, kritikët thonë se lidhje të tilla nënvizojnë ndikimin e vazhdueshëm të Francës tek ish-kolonitë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat