Richard Lukaj, zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë : “Nëse popullsia është me të vërtetë e gatshme për diçka ndryshe”

Amerika

Richard Lukaj, zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë : “Nëse popullsia është me të vërtetë e gatshme për diçka ndryshe”

Nga: Beqir SINA New York Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:25
Richard Lukaj

NEW YORK - PRISHTINE : (Bota sot - 4 Tetor 2019) - Ndërsa, zgjedhjet e 6 Tetorit, në Kosoë, janë këtë të diel është Richard (Richi) Lukaj, një biznesmen i suksesshëm shqiptar, që shërben si Drejtor i Lartë, dhe Drejtues në rrjetin banakar “The Bank Street Group LLC”, i cili ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ai këto zgjedhje i shikon në një shikim tjetër të cilin Lukaj e ka përcaktuar si një “shancë” të qytetarëve të Kosovës, për të votuar për atë që ai e quan mundësinë : “Nëse, popullsia është me të vërtetë e gatshme për diçka ndryshe”

Lukaj thotë se  për të gjithë ata që ndjekin procesin zgjedhor në Kosovë, këtë fundjavë, ky është një lexim mjaft i mirë për gjendjen e çështjeve për momentin, që po mbahen këto zgjedhje ; “Ndërsa, është shumë e zymtë në rishikimin e saj të historisë së fundit, së shpejti do të shohim nëse popullsia është me të vërtetë e gatshme për diçka ndryshe” ka shkruar ai.

Më tej Lukaj, i cili është i lidhur me Kosovën drejtëpërsëdrejti, me Universitetin Amerikan të Kosovës, në Prishtinë, shkruan : “Pavarësisht, të cdo gjëje që ne mendojmë, ose e shprehim, lidhur me këto zgjedhje, ne shpresojmë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që njerëzit e Kosovës të thyejnë apatinë e tyre dhe të shkojnë dhe të votojnë aspiratat e tyre, dhe, të mos komprometojnë të ardhmen e tyre”.

Për veprimtarin e njohur shqiptar, Richard Lukaj, shoqëritë me qytetarë të angazhuar ndërtojnë vendet më të mira; “Shpresoj shumë që vendi( Kosova), të kthehet në rrugën e duhur me liderë të gatshëm të sakrifikojnë për vendin e tyre dhe të demonstrojnë rezultate për të përfituar të gjithë qytetarët që ata përfaqësojnë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat