Në "La Scalan" e Nju Jorkut, 5 artistë të talentuar

Amerika

Në "La Scalan" e Nju Jorkut, 5 artistë të talentuar

Nga: Beqir SINA - Brooklyn NY Më: 7 tetor 2019 Në ora: 06:11
Inva Mula

BROOKLYN NEW YORK : Tre artistët tanë të nderuar dhe të talentuar diva Inva Mula, pianist/composer Genc Tukiçi, violinisti Olen Cesari, në turneun në Amerikë e Kanada, të titulluar :"Travel Around the World with Music - Udhëtim nëpër botë me muzikë" , të shtunën në mbrëmje erdhën në Brooklyn - Neë York.

Ata erdhën të preformojnë në "La Scala" e Nju Jorkut,  sallën e koncerteve "Grand Prospect Hall", në Brooklyn, NY, duke preformuar dhe magjepsur, qindra bashkëatdhetar në performancën e tyre , të mrekulluesheme, që zgjati me shumë se 1 orë, dhe korri sukses të madh.

Soprano Inva Mula, pianisti Genc Tukiçi , violinisti Olen Çesari bashkë me Sopranon e njohur të komunitetit shqiptar Deshira Ahmeti - Kerliu, dhe artisten e talentuar shqiptaro - kanadeze, Ana Gola në turneun " Udhëtim nëpër botë me muzikë", sollën pakëz Shqipëri, por edhe muzikën klasike botërore, para një publiku, që u mahnit me preformancën e shkelqyer të artistëve shqiptar në Brooklyn NY. 

Yjet shqiptarë, treshja e mahnitshme Mula-Tukiçi-Cesari, të cilët sapo hodhën mbi “krahet” e tyre një histori tjetër suksesi, javën e kaluar në Otava e Toronto - Kanada, Kishën e Shën Palit në Detroit, erdhën të shtunën përsëri në Nju Jork, ,.

Aritistët shqiptar në këtë koncert, në Brooklyn NY, preformuan në këtë koncert i organizuar nën kujdesin e lartë të Ambasadores të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, H.E. Zonja Besiana Kadare, dhe, pas kuintave janë përkrahësit, dhe sponsorët, pikerisht, ata që i kan bërë të mundur disa koncerte të tre artistëve Inva Mula, Genc Tukiçi, dhe Olen Cesari, janë familja e respektuar Rusi nga Shtetet e Bashkuara, z.Ilir Rusi, bashkë me bashkëshorten Gëzimen dhe vëllezërit Selim dhe Beni Rusi!

Një “peshë” të madhe në këtë spektakël në Nju Jork, kan edhe dy artistët, çifti dibran, Dëshira Ahmeti Kërliu, dhe, Arjan Kërliu, të cilët haprojnë nëpër muzikën klasike (Soprano Deshira Ahmeti - Kerliu), dhe në atë pop kitaristit (Arjan Kerliu),

Sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu, që veçse e shotjë shkëlqimin e skenës mbrëm, të treshes së mahnitshme Mula-Tukiçi-Cesari, së bashku me risinë e kësa mbrëmje ishte artistia shqiptaro kanadeze Ana Golja, që i dha një dimenzion tjetër skenës, me zërin dhe stilin e këngëve amerikane të gërshetuara me klasike në duet dhe më pas me ato shqiptare ne trio bashkë, me Divën tonë Inva Mula ,dhe Maestro Genc Tukiqi, dhe virtuozi Olen Cesari, që ishin aq e kërkuar dhe të duartrokitur.

Në koncertin më 5 tetor 2019 në sallën gjigande "Grand Prospect Hall", në lagjen Brooklyn, të qytetit të Neë York-ut, këtë të shtunë, në një sallë plot e përplot për më shumë se 300 shikues, shqiptar dhe amerikan, shou-man, afarist, biznesmen, gazetar, artistë, student, veprimtar të komunitetit, lider e tjer, ishte një natë e madhe e muzikës klasike shqiptare në Neë York, që do të mbetet gjatë në mëndjen e atij publiku me shumë klas dhe kualitativ.

Ngase, siç dihet "Grand Prospect Hall" në lagjen Brooklyn, është vendi i zgjedhur ku artedashesit të përjetojn shkëlqimin e viteve 1890, që nga momenti kur bëjne hyrjen në kete salle gjigande me llozhat për rreth, dhe me një holl të praruar dhe të mermerit, që kujton të gjithë shkëlqimin e sallave te muzikës klasike, dhe mondane të Versajës, La Scalës, Madridit, Tokios, Londrës, Moskës, Berlinit, e tjer.

Aty ku muzika klasike dhe romanca gjendet në mesin e njerës prej sallave dhe të salloneve të shkëlqyera me një koleksion të mrekullueshëm arti dhe antike, llambadarë të shkëlqyeshëm , salla ku janë dhënë disa shfaqje përrallore, dhe publiku tregojë klasë, në vëmëndjen që ndoqi koncertin , veshejen dhe fines . 

Mbas, këtij koncerti në “La Scala” të Nju Jorkut, gazeta jonë foli me një nga protagonistet e këtij koncerti Sopranon Dëshira Ahmeti Kërliu

Ajo tha se koncerti mbrëm solli një risi në muzikën klasike, për artëdashësit shqiptar që ishin të shumtë në numër, por edhe për publikun amerikan, si nga programi ashtu dhe nga vendi ku mbahej koncerti!

“Atmosfera, që u krijua mbrëmë ishte e magjishme, me një përzjedhje të këngëve më të bukura të repertuarit shqiptar dhe botërror. Publiku, i mbrëmshëm e dëshmoj se sa shumë është i etur për mukikë kualitetative, dhe me shpirt. Duartrokitjet, dhe shoqërimi i disa këngëve bashkë me këngëtarët ishte i mrekullueshëm. Koncerti, i mbrëmshëm i bëri të ndjehen sikur të ishim në sallat mondane Vjenës, Italisë, Londrës, Tokios, Berlinit, e tjer,me të gjithë atë bukurinë dhe origjinalitetin që ka ajo sallë - "Grand Prospect Hall" në lagjen Brooklyn NY”.

Për Sopranon Dëshira Ahmeti Kërliu, si pjesë e organizimit të këtij koncerti , së bashku me bashkëshortin e saj Arjan Kerliun, duket se ata tashmë kan arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u falur, publikut një mbrëmje të paharruar të muzikës klasike. 

“Vet interesimi që kishin njerëzit për të ndjekur këtë concert, tregon që ne kemi një publik që duhet t’a mbajmë sa më pranë, duke e “ushëqyer” vazhdimisht me muzikë të të gjithë zhandrreve të saj, për t’ju falur gjithmonë emocionet, që ata i përjetuan mbrëmë!” tha Sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu.

Më tëj duke folur për koncertet e Divës Inva Mulan ë Nju Jork, sopranoja Ahmeti -Kerliu u shpreh :”Për dallim nga koncerti i parë që kishim në Manhattan tre vjet më parë, në 2016, i cili mbetet koncerti historik Inva Mula në Nju York, është ajo që këtë rradhë nuk kishim përcjelljen e Orkestrës Simfonike, por me piano dhe violinë ne arritëm të mbushim skenën me po të njëjtin emocion, që me shumë mjeshtri e sollën Maestro Genc Tukiqi, dhe violinisti virtuoz Olen Cezari. Dhe, ajo që e ishte risia e mbrëmjes ishte artistia Ana Golja, nga Kanadaja, që i dha një dimenzion tjetër skenës me zërin dhe stilin e këngëve amerikane të gërshetuara me klasike, në duet dhe më pas me ato shqiptare në trio bashkë me Divën tonë Inva Mula ,dhe Maestro Genc Tukiqi, si dhe virtuozi Olen Cesari!”

Pra, u shpreh për gazetën tonë  Sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu, : “Ishte me të vërtet një mbrëmje e magjishme dhe ne i premtojmë këtij publiku të mrekullueshem të komunitetit shqiptar, që do të sjellim koncerte të tjera të këtij niveli, edhe në të ardhmen! Sepse, ne jemi me fat të gjithë që kemi një komunitet të madh artistësh shqiptar në Amerikë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat