New York, qindra protestues dalin në rrugë kundër krimeve serbe

Amerika

New York, qindra protestues dalin në rrugë kundër krimeve serbe

Nga: Nga Beqir SINA - New York City Më: 30 tetor 2019 Në ora: 05:59
Foto nga protesta

Komuniteti shqiptar në SHBA, në bashkëpunim me komunitetin kroat dhe boshnjak protesuanë para Konsullatës së Serbisë në qytetin e New Yorkut

NEW YORK CITY : Në qendër të qytetit të Nju Jork-ut, qindra protestues erdhën sot në mesdrek për të protestuar së bashku me qytetar të tjer nga lagjet e qytetit dhe Shtetet për rreth zona e Tri-Shteshit, për protestën e thirrur nga organizatat e mbrojtes së grave, kundër dhunës seksuale dhe krimeve të tjera të pandëshkuara serbe gjatë luftës, në ish Jugosllavi, që nisën tre dekada më parë, raporton Bota sot, nga protesta e mbajtur në qytetin e Nju Jorkut

Kjo protestë e cila ishte më e madhja e dekadës së fundit, mori edhe mbështetjen e madhe nga tri komunitete: Komuniteti Shqiptarë - Amerikanë të cilët ishin dhe shumica ( pothuajse 80%), por kishte edhe grupe të vogla Boshnjake - Amerikane dhe Kroate - Amerikane.

Protesta isthme paqësore due u mbikqyr me shumë kujdes nga policia njujorkeze - unifromat blu të NYPD, e cila kishte vendosur për siguri edhe barrikada, në rrugën përballë protestuesve dhe ndërtesës ku gjendet Konsullata e Përgjithshme të Serbisë, duke e rrethuar protestën me forca të shumta policore.

Kjo proteste u mbajt nën moton : “Rally for her Justice” - “Protestë: Për Drjetësinë Tonë”, një moto kjo që është përdorur edhe më parë në protestat e këtyre grave në Sarajevë, Zagreb dhe Prishtinë.

Gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale në luftën e ish Jugosllavisë, udheheqeset e tyre, erdhën nga Kosova në Nju Jork, dhe u bënë së bashku me veprimtar dhe activist të të drejtave të njeriut, nga komunitetet shqiptar amerikan, boshnjak amerikan dhe kroat amerikan, në zonën e Tri-Shteshit, dhe me disa grupe shqiptaresh të ardhur nga Shtetet e tjera të Amerikës.

Këtë protest e cila zgjati disa orë, e drejtojë Këshilltari shqiptar i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili bëri thirrje qysh një ditë më parë, te të gjithë shqiptarët e Amerikës, të dalin sot në protestë kundër dhunës seksuale dhe krimeve të tjera të pandëshkuara serbe të luftës 20 vjet më parë në Kosovë.

Kauzës së këtyre grave për të protestuar kundër Krimeve të Përdhunimit dhe të Dhunës Seksuale Serbe gjatë luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, të Martën, 29 Tetor, në ora 11 e mëngjesit, deri në orën 3 pasdite para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë, ju bashkuan edhe personalitete të njohura, zyrtar të lart local të qytetit. lider dhe veprimtar, kongresmen, senator të shtetit, artistë, organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të ndrejtave të grave prfshire : Kongresmeni amerikan Eliot Engel, një nga lobistët më të zëshem dhe më aktivë pro-shqiptar në Uashington ( bashkëshortja e tij Patt Engel), Kryetarja e Grupit të Grave të Këshillit të Qytetit të New York, Carlina Rivera, Ambasadori William Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Assemblywoman Natalia Fernandez , kanditati per asambleist Marko Kepi, legjistatori Vedat Gashi, profesore Tanja Domi, Familja e vëllezërve dëshmor Bytyqi, e tjer.

Protesta u mbajt në një atmosfer energjike, ku vazhdimisht dëgjoheshin thirrjet e forta të qindra protestuesve që thërrisnin në korë :

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Ne duhet të mbështesim dhe të jemi zëri i atyre që nuk kanë zë, Turp për Sërbinë, Pa drejtësi nuk ka Paqe, Duam Drejtësi dhe atë tani” e parola të tjera.

Ndërkohë, që protestuesit mbanin në duar flamujt e tre vendeve, në protest, protestuesit mbanin dhe flamuj amerikan, dhe hidhnin vazhdimisht parrulla kundra Serbisë, mbanin pankarta ku shkruhej në gjuhën angelze kundër dhunimeve e krimeve serbe në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Në këtë Protestë, folësit thanë që jo vetëm dënojnë, por, edhe ngrisën vëmendjen e opinionit amerikan, dhe Kombeve të Bashkuara, edhe një herë fuqishëm nga metropoli i botës, New York City, për krimet e dhunës seksuale kryer nga forcat serbe, krime këto që deri tani kanë kaluar të pandëshkuara, për më se 70 mijë femra, të cilat thuhet se u përdhunuan në luftën në Bosnje, Kroaci dhe më së fundi në Kosovë, e cila ka 20 mijë gra edhe vajza të dëmtuara prej dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe, gjatë luftës 1999.

Thirrjet u bënë vecanërisht intensive sa herë që folësit nga foltorja përmeden makinën militare dhe paramiltare serbe, të udhëhequr në këto luftëra nga kasapi i Ballkanit, ish presidenti i vdekur në qelit e Hagës, Sllobodan Millosheviqi.

Mbas fjales së Këshilltarit i NYC Mark Gjonaj -Kryetar i Komitetit të Bizneseve të Vogla, mori fjalën Këshilltarja e NYC Carlina Rivera e cila është lhe Bashkëkryetare e Grupit të Grave të Këshillit të Bashkisë së NYC, po as-tu foli edhe  Asamblistja e NYS, Nathalia Fernandez.

Vasfije Krasniqi Goodman - e cila është Gruaja e parë në Kosovë, që foli hapur për dhunimin gjatë Luftës së Kosovës, mbajti një fjalim emocionues dhe inkurajues, ndërsa Patt Engel Bashkëshortja e Kongresmenit amerikan Eliot Engel, lexoi letrën e kongresistit,  Shyrete Tahiri-Sylejmani - Gruaja e dytë në Kosovë, që foli edhe ajo hapur për dhunimin gjatë Luftës së Kosovës, përshëndeti protestën.

Ariana Elezaj - Anëtar i Bordit të AAWO - Motrat Qiriazi, foli në emër të kësaj organizate. Velma Sariq Themeluese dhe Presidente e Qendrës së Kërkimeve Pas Konflikteve në Bosnje, përshëndeti së bashku me Tomme Mischell Aktiviste e Grave Kroate-Amerikane.

Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën, erdhi me një fjalim ku dënojë krimet serbe, po as-tu edhe  Tanya Domi - Ndihmës Profesore Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Shkollën e Universitetit Columbia për Çështje Ndërkombëtare dhe Publike

Protestën e përshëndetën edhe Ilir Bytyqi - Vëllai i tre shtetasve amerikanë të vrarë nga Forcat Serbe në Kosovë, si che  Ambasadori William Walker Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe avokate  Mimoza Feraj ish stundte e Djetroit 90'.

Dr. Feride Rushiti Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po as-tu foli në këtë protestë, ashtu si dhe Ella Mische - Aktorja Kroate, dhe Shkrimtarja e Producentja e Dokumentarëve, "Mirëmëngjes" duke folur në emër të komuniteteve kroate e boshnjake  amerikane

Keshilltari Mark Gjonaj i cili drejtoje këtë protestë u shpreh se nuk ka vend tjetër që unë nuk do të ndihesha më komod se sa sot, këtu, mes just, pra kështu të bashkuar si kurrë më parë. Më të fortë se sa kemi qenë më parë, në përpjekjen tonë për drejtësi.

"Jemi të fortë sepse Vasfija është e fortë. Ne jemi të fortë sepse Shyhrete është e fortë.Ne jemi të fortë sepse Bakria është e fortë", tha Gjonaj dhe shtojë :"Ato janë të mbijetuara, sepse nuk pranojnë të heqin dorë nga lufta e tyre për drejtësi dhe as ne nuk duhet të heqim dorë, tani që jemi duke i mbeshtetur dhe përkrahur, edhe ne shqiptarët e Amerikës,  ato 20 mijë gratë trimnesha të Kosovës".

Disa mund të mendojnë se luftërat në Ballkan kanë mbaruar, theksoje Gjonaj, "Por, harrojnë se për afro 70,000 të mbijetuara të dhunës seksuale në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, thonë se lufta nuk mbaroi kurrë. Për ato vazhdon, edhe sot e kësaj dite".

Dekada më vonë, ato zgjohen çdo ditë, duke ditur që autorët e këtyre krimeve të tmerrshme të luftës sillen përreth, tyre të lirë, në Serbi, duke shijuar përfitimet e jetës, duke menduar se ata "nuk kan bërë asgjë" pavarësisht se janë ata që i bënë këto krime nga më të egërat kundër njerëzimit, të qujatura RAPE - PËRDHUNIME!.

Prandaj, ne jemi këtu sot për t'u thënë atyre: koha juaj ka mbaruar! Ditët e tua janë të numëruara, dhe ne po ngrejmë zërin tonë, që është dhe zëri i së drejtës, që të dëgjojnë të gjithë, se është drejtësia ajo që do t'ju gjejë dhe do t'ju sjelli para drejtësisë, për t'u gjykuar për krimet tuaja.

Vasfije, Shyhrete, Bakira dhe dhjetëra mijëra gra të tjera nuk janë më vetëm.

Së bashku, ne qëndrojmë me të mbijetuarit, bile edhe më e fortë dhe më e përkushtuar se kurrë më parë.

Me ato, ne nuk do ta vazhdojnë përpjekjen tonë derisa Qeveria e Serbisë të sjellë para drejtësisë secilin prej atyre kriminelëve", tha këshillatri i Bashkisë se Nju Jorkut zoti Mark Gjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat