Familja Zhuta, Wayne - New Jersey, dark për ngritjen e fondeve për kandidatin Marko Kepi

Amerika

Familja Zhuta, Wayne - New Jersey, dark për ngritjen e fondeve për kandidatin Marko Kepi

Nga: Nga Beqir SINA - Wayne New Jersey Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 16:57

WAYNE NJ : Familja Zhuta mbrëmë hapën shtëpinë e tyre, për të mbështetur Marko Kepin, Marisin e SHBA, i cili muajin e kaluar në një takim elektoral, tha ser ka shpallur kandidaturen e tij, në Distrikitn 64-të, të Staten Island, për vendin e lënë “bosh” tashmë prej Asambleistes, Malliotakis, e cila ka shpallur kanditaturen e saj, që të shkojë në garë për kongresiste e Nju Jorkut.

 Fushata e Marko Kepit - Presidenti i Organizatës Rrënjët Shqiptare, ka si shef të fushatës, manaxher,  ish- kongresistin e Nju Jorkut,  Michael Grimm - Manager i fushatës së Marko Kepit, është një ish-kongresist tjetër nga partia Republikane - GOP, Joseph DioGuardi, President i LQSHA, shef thesari fushatës Kepi

Kjo mbremje tipike amerikane për ngritjen e fondeve nga familja Zhuta, në Nju Xhersi,  ishte veprimtaria  e parë - nga fushata për mbledhjen e fondeve për mbështetjen e Marko Kepi, dhe u mbajt në rezidencën Zhuta, me pjesmarrjen e një grupi të vogël vperimtarësh të komunitetit, dhe me pjesmarrjen edhe të Michael Grimm, Joseph DioGuardit, dhe Shirly Cloyes DioGuardi.

 Mbremja e mbledhjes së fondeve ishte e shoqëruar me muzikë nga këngëtarja Shqipe Kastrati, ushqim dhe pije për një natë të shkëlqyeshme argëtimi në mbështetje të Marko Kepit.

 Në garën e sapo nisur në Distriktin 64të, të Staten Island dhe nji pjesë të qytetit Brooklin - NY, Kepi i GOP, ka edhe tre pretendent, të shpallur të cilët me mënyrat e tyre, përpiqen edhe ata si Kepi, që të pretendojnë vendin e lënë vakant të Nicole Malliotakis, duke e bërë kështu garën brenda partisë Republikane, te vendit të lirë të Distriktit  64-të të Asamblesë se Shtetit te New Yorkut, një garë shumë të fort deri në qershorin 2020, kur dhe mbahen votimet brenda partiake.

 Ish kongresisti republikan Michael Grimm, i cili aktualisht është ende vet duke kërkuar një vend për kandidat për Kongresin, ka deklaruar se do të shërbejë si kryetar i fushatës së Kepi, ndërsa ish kongresisti i GOP-it Joseph DioGuardi, një ekspert i vjeter i finanacave, ka thënë se do të punojë si shefi i thesarit i fushatës së Kepit.

 "Albany, kryeqendra e Nju Jorkut, është në “rrëmujë” nga liberalët që kan shumë kohë të gjatë, në krye të shtetit, dhe elita e tyre, janë ata që e kanë injoruar nevojat e njerëzve, sidomos ato të shtersave te mesme dhe punëtore ... Unë premtoj se do të punoj pa u lodhur, dhe t'i përgjigjem të gjiths kërkesave të qytetarve të Distriktit 64," ka thënë Kepi, në një tubim kur edhe ai e shpalli kandidaturën e tij, një tubim ky mjaft i madh, muajin e kaluar ku morën pjesë më shumë se 500 mbështetës të tij, dhe shumica ishin nga komuniteti shqiptar i Nju Jorkut.

 "Unë e njoh Marko Kepin për shumë vite dhe kam parë se sa punëtor, inteligjent dhe i aftë është një i ri, si Marko Kepi ; “ Askush nuk është më i mirë,se Kepi, që t'i shërbejë njerëzve të Staten Island dhe Brooklyn, sesa Marko, " thotë DioGuardi, duke besuar te kandidatura e Marko Kepit.

 Kepi u diplomua në Kolegjin e Drejtësisë Penale John Jay, dhe mori Masterin, si Ekzekutiv të Administrimit të Biznesit nga Kolegji Wagner. Nëse zgjidhet, Kepi do të jetë shqiptari i parë, i cili i përket brezit të ri, të atyre shqiptarëve të larguar nga Shqipëria, familja e të cilit ka qenë e presekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, që do të zgjedhet në një detyrë kaq të lart në New York Statet.
 "Unë jam duke përkrahur me krenari Marko Kepin, për dy arsye: ngaqë unë e di se si Marinës, ai do të na shërbejë në mënyrë efektive dhe të perkushtueshme, dhe sepse Marko Kepi, do të sjellë një udhëheqje nga ato që më të vërtetë, ne kemi nevojë.

Sidomos, tani që qyteti ynë, Nju Jorku, ndjehet “tmerësisht” i dëshpëruar për të pasur një kryetar si kryetarin e Bashkisë që ka Bill DeBlasion, dhe elitat demokrate Asamblen në Albany, senator dhe asambleist shteti që na kanë braktisur, fare ne si Saten Island", tha Miachel Grimm.

Tre janë deri tani kandidatët që po luftojn gjithashtu për vendin e Malliotakis, : është  nënkryetaria e Shtabit të Republikanëve Diane Savino, Brandon Patterson, një demokrat, si dhe ish ndihmësi i Prokurorit të Qarkut Richmond, Michael Tannousis, një greko amerikan.

Patterson, i cili është një banor i lindur në Staten Island - në North Shore, tha se edhe ai dëshiron të kandidojë, sepse dëshiron që komuniteti i tij të ketë një vend rëndësishëm kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme, në Albany.

Deri më tani, kundërshtari tjetër zyrtar në garën e vendit te Malliotakis në GOP në garën pararendëse të garës primare të qershorit, është edhe prokerteri i Youtube, Joey Saladino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat