SHBA : Mos harroni të ktheni përsëri prapësht akrepat e Orës 60 minuta

Amerika

SHBA : Mos harroni të ktheni përsëri prapësht akrepat e Orës 60 minuta

Nga: Beqir Sina Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 06:01
Ilustrim

NEWYORK : 3 nëntor 2019 - ditën e Diel Kanada dhe Shtetet e Bashkuara - nisin matjen e kohës me orën “Koha e Dimrit”.

E cila përndryshe quhet Koha e kursimit të dritës ditore e cila përfundon kur koha e ditës lokale do të arrijë e Dielë, 3 Nëntor 2019, 2:00:00 am (e pas mesnatës) dhe akrepat e Orës do të kthehen prapa 1 orë në E Dielë, 3 Nëntor 2019, 1:00:00 , në kohën standarde lokale.

Dielli në lindje dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth 1 orë më parë në 3 nëntor 2019 sesa një ditë më parë. Do të ketë më shumë dritë në mëngjes dhe më pak muzg në mbrëmje . 

Ky ndryshim i orës në këtë sesion quhet  edhe “Koha e Dimrit” e cila do të ndryshojë mbas 5 mujave duke u zvendësuar me atë që do të thirret “Koha e Verës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat