Mesazh ngushëllimi për vdekjen e aktivistit të çështjes kombëtare shqiptare, Fran Sokolit

Amerika

Mesazh ngushëllimi për vdekjen e aktivistit të çështjes kombëtare shqiptare, Fran Sokolit

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 06:35
Fran Sokoli

Kryesia e Lidhjes së Tretë të Prizenit me qendër në SHBA, shpreh sot ngushëllimet familjes Sokoli dhe farefisit të tij këtu në New York dhe Shqipëri, për kalimin në amshim të një ndër bashkëpunëtorëve më të ngushtë të saj, aktivistit të palodhur të çështjes kombëtare shqiptare Fran Sokolit.

Me 1 nëntor 2019, në orët e mbrëmjes në "North Shore Hospital" Long Island, New York, në moshën 84-vjeçare, u nda nga jeta ushtaraku shqiptaro amerikanë Fran Sokoli, i cili, ishte i rrethuar nga familja dhe farefisi, të afërmit dhe miqët e tij të shumtë.

Frani deri sa kaloi në amshim për vite me radhë ishte arkëtari i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në SHBA.

Kjo është një humbje e madhe për familjen Lidhjen e Tretë Shqiptare të Prizrenit në mërgim, miqët, shokët me të cilët ai punoi një jetë të tërë, në shërbim të çështjes kombëtare në diasporë.

Frani, pushoftë në paqe e i lehtë i qoftë dheu në token e së cilës ia kushtoi me përkushtim pjesën më të madhe të jetës, gjithnjë me mall për vendlindjen e tij që e la në moshë të re.

Kryesia e Lidhjes së Tretë të Prizenit me qendër në New York, SHBA

Kryetari

Ismet Berisha

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes

Tomë Mrijaj

Antar i Kryesisë së Lidhjes së Tretë të Prizrenit në Mërgim: Klajd Kapinova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat