Shqipëtarët në Amerikë e Kanada nisin festimet për muajn e flamurit kuq e zi - 107 - vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Shqipëtarët në Amerikë e Kanada nisin festimet për muajn e flamurit kuq e zi - 107 - vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Beqir SINA Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 15:03
Shqipëtarët në Amerikë e Kanada nisin festimet për muajn e flamurit kuq e zi - 107 - vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

NEW YORK, 1 nëntor 2019– Shqipëria, Kosova shqiptarët në trojet e tyre etnike, dhe në diasporë - këtë muaj e kan shpallur muajin kuq zi - Muajin e flamurit që do të kulmojë me festimet madhështore të 107 - vjetorit e Pavarësisë 28 Nëntorin.

Atmosfera e festës kuq e zi - këtë muaj ka filluar të ndjehet kudo në diasporën shqiptare në Amerikë e Kanada - ku çdo aktivitet këtë muaj ka në “krye të vendit” bajrakun dhe simbolet e festës së flamurit . 

Çdo shtëpi , biznes i shqiptarve, qendrat kulturore, klubet dhe dyqanet e shqiptarve , makinat janë hijeshuar me flamurin kuq e zi dhe simbolet tona kombëtare.

Ndërkohë në qytetet ku më së shumti jetojnë shqiptarët në Shtetet e Bashkuara e Kanada : New York, Boston, Çikago, Dallas, Filadelfia, Jersey City, Stamford, Los Angelos, Charlote, Jacksonvile dhe Tampa, Detroit, Virginia dhe Washington , do të organizohet edhe ajo që tashmë po bëhet tradicionale - ceremonia e ngritjes simbolike të flamurit në sheshet kryesore - ndërsa, nën kujdesin e veçantë të axhensive të mbremjeve festive do të organizohen koncerte festive me rastin e 107 - vjetorit të Pavarësisë. 

Në këto koncerte në të cilat do të interpretojnë yjet e muzikës shqiptare në komunitet por edhe këngëtar të ftuar nga Shqipëria , Kosova e vist shqiptare, etj kan filluar qysh tani përgatijet nga organizatorët të cilët kan njoftuar në rrjetet sociale , televizionet e komunitetit , gazetat e tjer, për këngëtarët , vendin dhe kohën. (njoftimet mund të gjenden në www.albanianevents.com)

Ndërsa, në qytetin e New York - ut “kryeqytetin” e Shqiptarve të Amerikës, në sheshin në zemër të qytetit bëhet edhe ngritja e flamurit - ku do të marrin pjesë edhe mysafirë të nderuar nga vendlindja.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat