150 shqiptarë në Policinë e Nju Jorkut

Amerika

150 shqiptarë në Policinë e Nju Jorkut

Nga: Beqir Sina Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 21:08
Policia e Nju Jorkut
NEW YORK CITY : Në vigjilje 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit Shpalljen - Pavarësisë së Shqipërisë, në nder të “Muajit të Trashëgimisë Komunitare”, në Nju Jork, Shoqëria e Oficerëve Ilir dhe Departamenti i Policisë së Qytetit të Nju Jorkut, mbajtën ceremoninë : "Muaji i Trashëgimisë Shqiptare" në sallën qëndrore te NYPD, “One Police Plaza” New York City . 
 
Ceremonia e shqiptaro-amerianëve e cila u organizua në kuadër të aktiviteteve të komunitetit shqiptaro-amerikan me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, iu bashkengjite aktiviteve te NYPD ne kuadir e “Muajit te Trashgminse Kulturore Komunitare” ne Nju Jork.
 
NYPD - Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, eshte i themeluar më 23 maj të vitit 1845, dhe është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut.
 
Ky department është agjencia kryesore për zbatim të ligjit dhe hetime në qytetin e Nju Jorkut.
 
Festimi i “Muajit të Trashëgimisë Shqiptare" në këtë mjedis veshur me dekorin kuq e zi, ishte mjaft e bukur, mbrëm në selinë qendrore të policisë në Neë York. Kjo ceremoni u organizua për të festuar, por dhe për të nderuar me këtë rast, edhe numrin e madh të anëtarëve shqiptarë, që shërbejnë aktualisht në kuadrin e unifromave blu të policisë së Neë York-ut. 
 
Së bashku me policiët shqiptaro amerikanë erdhën për të festuar festën  "Muaji i Trashëgimisë Shqiptare", edhe kolegët e tyre nga uniformat blu, si dhe zyrtarët e lart të NYPD : 
 
Komisioneri i Policisë James P. O'Neill, Zëvendës Komisioneri i Parë, Benjamin B. Tucker, Shefi i Departamentit, Terence A. Monhan, Zëvendës Komisioneri për Marrëdhëniet e Punonjësve, Robert Ganley, Shefi i Patrullës, Rodney K. Harrison, Zëvendës Komisioneri, oficer policie me uniform të zyrës së Informacionve Publike, policët nga Njësia Ceremoniale , klerikët nga Njësia e Kapeleve dhe oficer dedktiv nga Siguria e Qytetit.
 
Po ashtu ishin të pranishëm në këtë festë edhe Mark Gjonaj, Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, Marko Kepi - Kandidat për Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, Konsullja e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës, Ambasadorja Tetuta Sahatqija dhe diplomati Butrint Ymeri, artist, biznesman, filantropist, lider dhe veprimtar të komunitetit, anëtar të familjeve të policive shqiptaro amerikan .
 
Hapja e ceremonisë u shoqërua me një video të titulluar Heronjtë e NYPD, dhe pas saj me një video tjetër, ku Oficer Klaudio Rroku, bëri prezantimin e videos së trashëgimisë shqiptare, kulturës dhe traditës , Shqipërisë, Kosoës dhe të gjitha trevave shqiptare.
 
Master i Ceremonisë  "Muaji i Trashëgimisë Shqiptare", ishte Lt. Jamel Hodges.
 
 Mbas intonimit te Hymnit kombetar Shqiptar, nga nje pjestare e Grupit "Rozafa", Adriana Basti (PO,) këndoi Himnin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mbylli ceremoninë me këngën “God Bless America”.
 
Imam Tahir Kukaj - Kapelan i Departamentit të Policisë në NYC, mbajti një fjalim përshëndetës dhe në fund po ai Benedikti - Bekojë, "Festimin e Trashëgimisë Shqiptare". 
 
“Si shqiptarë jemi të njohur për besën, që i ka rrënjët në besim, besimin në Zot. Fqinjët tanë në Evropë janë të parët që e njohin këtë veti të shqiptarëve por edhe vëllezërit tanë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bazuar në besën, i vetmi komb që i shpëtoi ishte kombi shqiptar. Prandaj, jemi këtu të falenderojmë Zotin që na bëri komb të veçantë, duke ardhur dhe shijuar cilësinë e jetës dhe respektin e kombit më të mrekullueshëm në botë që është kombi amerikan dhe që ky grup i yni të jetë pjesë e departamentit më të mrekullueshëm të policisë në tokë, atë të Nju Jorkut”, tha kapelani Tahir Kukaj.
 
Më pasë përshëndeti këtë ceremoni edhe Hon. James P. O’Neill - Komisioner i Policisë së Qytetit të  New York-ut, i cili nuk falëminderojë vetëm policiët shqiptaro amerikan por edhe komunitetin shqiptar tha se : “Kjo ceremoni në NYPD, është edhe për të njohur kontributet e oficerve të NYPD, por edhe të komunitetit  Shqiptaro Amerikan në New York City” . 
 
“Faleminderit për punën tuaj në ruajtjen e sigurisë në qytet. Ndërsa familjarët që janë këtu sonte, faleminderit për mbështetjen tuaj, sepse pa këtë mbështejte, puna do të ishte e pamundur. Sa herë që të afërmit tuaj në uniformë lënë shtëpinë, ju luteni që ata të kthehen shëndosh e mirë nga detyra. Faleminderit që jeni këtu. Ndërsa burrat dhe gratë në uniformë, faleminderit për punën që bëni çdo ditë. Ju e ndryshuat qytetin”, tha në fjalimin e tij Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.
 
Folës kryesor i kësaj ceremonie ishte këshillatri Mark Gjona - Kryetar i Komitetit të Biznesit të Vogël të Bashkisë së NYC.
 
“Nuk ka qytet më të mrekullueshëm dhe nuk ka department më të mrekullueshëm policie sesa ai i Nju Jorkut. Shqiptarët që shërbejnë në të, kanë një mision fisnik që të mbrojnë këtë qytet. Ata janë pjesë e departamentit më të madh dhe më të vjetër të policisë në këtë shtet. Dhe në të njëjtën kohë shplaosin trashëgiminë tonë. Në gjakun dhe kombësinë tonë, flamuri kuq e zi tregon kush jemi… Por nuk ka ngjyrë më të mirë sesa ajo e unoiformës blu që kombinohet me flamurin tonë”, tha ai.
 
Prezantimi i i dy çmimeve “Chief of the Year” - dhe, “Cop of the Year”, së bashku me pllakatat  u bë nga Kapiten Lutfi Dalipi - President i Shoqatës Illyria, dhe, nga Hon. James P. O’Neill - Komisioner i Policisë së Qytetit të  New York-ut.
 
Ku me këtë rast Shefi i Patrullës, Rodney K. Harrison, u nderua me pllakën dhe çmimin  "Shefi i Vitit", ndërsa poliici shqiptaro amerikan nga uniformat blu të Policisë së Nju Jorkut - NYPD, Polici Amir Pali u nderua me pllakën dhe  çmimin “Polic i Vitit”
 
“Ky çmim më bënë shumë krenar, jo vetëm për shqiptarët e grupit “Illyrian Society”, por është një çmim i madh dhe një simbol i mirë ta kesh”, tha Amir Pali, pjesëtar i Policisë së Nju Jorkut.
 
 Lt. Lutfi Dalipi - President i Shoqërisë Ilire të policve shqiptar në radhët e uniformave blu të NYPD, tha me krenari ai “ se rreth 150 shqiptarë që janë aktualisht në shërbim ditë e natë në NYPD, janë për të ruajtur rendin e qetësinë në këtë qytet amerikan New York City, të cilët kan treguar profesionalizëm dhe respekt. Ne kemi edhe shoqatën tonë "Shoqëria Ilire", e cila me angazhimin e këtyre djemëve e vajzave shqiptare nga Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, vetëm po ja shtojnë vlerën policisë”, tha Lt. Lutfi Dalipi në fjalën e tij.
 
Para 15 vitesh, vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut - Tani numri i tyre është shumëfishuar.
 
“Sot jemi 150 policë shqiptarë këtu. Jemi lidhur bashkë të formojmë grupin “Illyrian Society” që ta mbajmë në mend dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin çdo ditë. Krenari e madhe është që jemi shqiptarë, që po festojmë sot këtu sepse familjet na mësuan, të flasim shqip, që ne jemi shqiptarë dhe të vdesim shqiptarë”, tha për gazetën tonë, Lutfi Dalipi, kapiten në Policinë e Nju Jorkut.

Ceremonia e festës së "Muaji i Trashëgimisë Shqiptare" u mbyll me një shfaqje muzikore nën interpretimin e valleve shqiptare luajtur nga djemt e vajzat e Grupit muzikor,”Rozafa” me koreografe Angelina Nika nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” e Kishës Katolike “ Zoja e Shkodrës, ku nuk mungojë edhe ushqimi tradicional shqiptar, ëmbëlsirat  bakllavaja, tollumbat dhe revania .
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat