Shëmbeni këtë mur Mr. Gorbachev!

Amerika

Shëmbeni këtë mur Mr. Gorbachev!

Nga: Moza Boletini Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 00:49
Pamje nga vendi i ngjarjes - Moza Boletini

"Shëmbeni këtë mur Mr. Gorbachev!" Me këto fjalë do t'i drejtohej Presidenti Amerikan Reagan nga Porta Triumfale e Branderburgut, në vitin 1988 në Berlin Gorbachev-it.

Dhe vërtetë, më 1989 Muri i Berlinit ra! Por që nga koha e ndërtimit më 1961 deri në vitin 1987 kur u rrëzua, për të kaluar përtej lindje-perëndimit, humbën jetën mbi 100 njerëz të pafajshëm, përfshi edhe fëmijë.

Sot pas 30 vitesh Victims of Communism Memorial Foundation në Washington D.C., në përkujtim të kësaj ngjarje historike organizoi takime në Shtëpinë e Bardhë, Konferenca dhe një mbrëmje Gala në "Union Station", veprimtari madhështore që u vlerësua me një dedikim të lartë edhe nga Presidenti i SHBA Z. Donald Trump. 

Moderoi programin ideatori i këtij eventi Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Z. Marion Smith. Një ndër personalitetet botërore që mbajti fjalën kryesore ishte disidenti gjerman, ish Presidenti i Gjermanisë Shkëlqesia e tij Joachim Gauck. Si një antikomunist i njohur dhe veprimtar i të drejtave të njeriut, Fondacioni në Mbrojtje të Viktimave të Komunizmit i akordoi ish Presidentit të Gjermanisë Gauck (2012-2017), Medaljen e Lirisë "Truman - Reagan". 

Nën një atmosferë festive, ku në krye të Sallës valëviteshin flamujt e vendeve që kanë përjetuar genocidin komunist, i dyti në rradhë ndodhej flamuri i Shqipërisë e më pas flamuri i Kosovës.

Presidenti i SHBA Z. Donald Trump e përshëndeti ngjarjen dhe priti në Shtëpinë e Bardhë liderë e aktivistë të të drejtave të njeriut dhe viktima të  komunizmit. Në sfond pranë flamujve të vendeve ish komuniste ishte vendosur një imitacion i Portës Triumfale të Branderburgut, simbol kryesor i Kryeqyetit Gjerman në Sheshin "Paris" në hyrje të Berlinit dhe mbi Portë ndodhet një karocë me katër kuaj, që përfaqëson perënditë e paqes. 

Mes qindra të pranishmëve në Mbrëmjen Gala "Triumph of Liberty" ku interpretoi edhe Filarmonia Nacionale, ishte ftuar edhe Organizata e Gruas "Hope & Peace" anëtaret e së cilës patën rast të takoheshin aty me zotërinjtë Marion Smith, ish Presidentin e Gjermanisë Joachim Gauck, drejtues të Vatrës në Washington D.C., ish Kryetarin e Vatrës Dr. Gjon Buçaj me bashkëshorten e tij Zj. Nikoleta Buçaj, aktivistët Chris Kirka, Ari Zoto, Edi Buçaj.

E ftuar ishte gjithashtu pianistja Elida Dakolli me të atin e saj Eqrem Dakoli, të cilët kishin udhëtuar nga Texas për në D.C. Pjesëmarrja e shqiptaro-amerikanëve në këtë event të rëndësishëm nuk ishte rastësi, por një nderim dhe respekt që edhe ish të persekutuarit politikē nga rregjimi komunist në Shqipëri, i kushtuan Ceremonisë Madhështore të 30-Vjetorit të rrëzimit të Murit të Berlinit. 

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat