New York : Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Amerika

New York : Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 22:15
Pamje nga takimi

Nju Jork , promovimin e librit « Fëmijët Martirët e Kosovës 1981-1999" dhe diplomacia e Kosovës në Nju Jork, kujtojë 1024 fëmijë të vrarë nga forcat serbe dhe 109 ende të pa gjetur

UN - NEW YORK : Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, u shënua nga Konsullata e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës me promovimin e librit « Fëmijët Martirë të Kosovës : 1981 - 1999 » të autorëve Hanëmshahe Ilazit dhe Nusret Pllana.

Pikërisht në ditën e adaptimit të Deklaratës për « Të drejtat e Fëmijëve » nga Kombet e Bashkuara, ka qenë diplomacia e Kosovës, në Nju Jork, ajo që kujtojë 1024 fëmijë të vrarë nga forcat serbe, dhe 109 ende të pa gjetur.

Kjo veprimtari u zhvillua nën kujdesin e Konsulles së Përgjithëshme të Kosovës, Ambasadores Teuta Sahatqija, dhe stafit të saj - mbrëm në njërin prej mjediseve të kësaj konsullate, ku morën pjesë, diplomat, artistë të komunitetit, aktivist dhe përfaqësues të organizatave.

Përfshirë, Edd Hamel, doktor Alan Ross nga Jacobi Hospital,Prof. Tania Domi, këshilltari zotin Mark Gjonaj,diplomati Erol Avdovic, Kryetari i Shoqates “Atlantiku” Gani Shehu, piktori Njazi Lloncari - Naka, kryetari Burim Zhuta,aktivistja Lumi Hadri dhe ish gazetari i “Zerit te Amerikes” Gjek Gjonleka, e tjer

"Fëmijët Martirët e Kosovës 1981-1999" nisi me shfaqjen e dokumentarit “Udhëtimi”, dhe me pas një fjalim të shefes së misionit të Kosovês në Nju Jork, Ambasadores Teuta Sahatqija, e cila moderojë edhe një panel diskutimi me mesazhin : « Never Forget -Never Again », panel ky me profesoren e Universitetit Kolumbia Tania Domi, dhe këshilltarin e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj.

“20 nëntori është dita ndërkombëtare e fëmijëve e cila shenohet me aktivitete të ndryshme nëpër botë, tha drejtuesja e panelit Sahatqija, duke shtuar se fëmijët kudo që janë, sjellin buzëqeshje, gëzim, lojë, energji, frymë të lirë dhe shpresë në një të ardhme më të mirë” tha moderatorja.

Më pas ajo kujtojë se në këtë ditë Konsullata e Përgjithshme të Kosovës në Neë York, po shenonte ditën ndërkombëtare të fëmijëve përmes promovimit të librit te Hanumshahe Iliazit dhe Nusret Pllanes, “Fëmijët Martirë të Kosovës”.

Duke folur për këtë libër, ajo tha se : “Libri është punuar me kujdes duke u bazuar në statistikat zyrtare nga viti 1981 duke kulminuar në luftën e 1999. Aty gjenden tabela të komunave, të masakrave, shenimet e vecanta për secilin fëmijë, shumë fotografi të buzeqeshura dhe edhe më shume trëndafila të kuq, që simbolizojnë fëmijët pa fotografi.”

Më pasë Sahatqija, me emocioneve që i krijojë ky përshkrim, i këtij libri, tregojë se aty në faqet e librit, janë shtëpitë e shumë fëmijëve, që janë djegur nga forcat serbe, duke ua marrë edhe fotografitë, tregimet, buzëqeshjet, sukseset në shkolla, fotot e ditëlindjeve, përqafimet e nënës dhe lumturinë në prehër të gjyshit.

“Këta fëmijë nuk kanë foto që të lidhë emocionalisht, të dërgojnë buzëqeshjen nga amshimi dhe të kërkojnë drejtësi për këputjen e jetës së tyre tepër tepër heret. Trëndafilat pranë emrave të tyre kanë detyrën e rëndë të përfaqësimit dhe përgjegjësinë për të kërkuar drejtësi në emrin e tyre. Në mesin e tyre kish fëmijë që ende nuk arritën të festojnë ditëlindjen e parë.”

Mbasi lexova librin, vazhdoje ajo në mesin e fëmijëve nga Gjakova, i dallova emrat fëmijëve në lagjen time në që bashkë luanin me vajzat e mia, dallova në kllapa emrat e prindërve më të cilët punoja në Erenik dhe me të cilët takoheshim kur i dergonim fëmijët për vakcina apo në mbledhje të prindërve.

“Arlindi, Dorina, Marigona, Sihana, Rita Vejsa, bashkë me nënën e tyre u vranë bashkë në shtëpi me kushërinjtë e tyre Dalina, Delvina, Diona Caka dhe trupat e tyre u dogjën. Me Behar Haxhiavdinë punoja në Erenik dhe fëmijët i kishim moshatarë. Doruntina, Egzoni, Rina Haxhiavdija së bashku me nënën e tyre u vranë dhe u djegën sëbashku në shtëpi me 2 prill 1999”, dhe deri sa lista vazhdon gjatë me 1133 fëmijë që u vranë ku 109 prej tyre ende vazhdojnë të jenë në listat e të pagjeturve”.

“Ky libër dhe këta emra kërkojnë drejtësi, kërkojnë nga të rriturit, institucionet, shtetet përgjegje PSE?,” pyeti ambasadorja Sahatqija, mbasi “ Këta fëmijë kërkojnë që në listen e tyre kurrë më të mps shtohet asnjë emër, asnjë foto, asnjë trëndafil askund nëpër botë. Dhe, është detyra jonë që fëmijëve të sigurojmë fëmijëri të lumtur, buzëqeshjen e bukur dhe të ardhme të sigurtë”.

Per keshilltarin Mark Gjonaj, “Filmi “Udhetimi” dhe libri i Hanumshahe Iliazit dhe Nusret Pllanes, “Fëmijët Martirë të Kosovës”, tregon se atë se cfarë ka ndodhur, me të vërtet në Kosovë, gjatë luftës, me fëmijët, ku1133 fëmijë u vranë dhe 109 prej tyre, thuhet se ende vazhdojnë të jenë në listat e të pagjeturve.

“Libri, dhe filmi “udhëtimi” janë një mënyrë e mirë në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, për të gjetur antivizëm, për atë se sa jeta kan marrë, sa familje jan shkatërruar, sa fëmijë janë vrarë dhe kan humbur, nga lufta dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës”, tha nder te tjera këshilltari Mark Gjonaj.

Profesoresha e Universitetit Kolumbia, Tanya L. Domi tha se ishte e nderuar të flas në zyrën e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Ditën Intenacionale të të Drejtave të Fëmijëve për të nderuar Fëmijët Martirë të Kosovës.

Ajo faleminderojë me kete rast Amb Teuta Sahatqija & stafin e saj, (Albana Bylykbashi, Butrint Ymeri, Ines Demiri dhe Lulzim Krasniqi) për organizmin e këtij eventi të shkëlqyer, dhe pjesmarrjen e Këshilltarit Mark Gjonaj, si gjithmon duke ngritur zërin e tij për drejtësi, për të gjtiha ato cfarë kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës më 1999, masakrat dhe gjenocidin serb.

Me pas pyeten dhe hynë në këtë panel edhe aktivistja Lumi Hadri dhe ish gazetari i “Zerit te Amerikes” Gjek Gjonleka –

“Pas Luftës së Kosovës kisha lexuar "Eskili ky humbës i madh" te Ismail Kadaresë”, tha Gjonleka, duke shtuar se “Në kete vepër Kadare, shkruan gjërësisht për tragjeditë greke, sidomos për për tmerret që athinasit i kishin shkakatuar Spartës. Kadare shkruan se ata kishin filluar pendimet për gjenocidin e tyre pas 800 vjetësh dhe se vetëm pas 8 shkujsh kishte filluar t’i vriste ndergjegjja për masakrat dhe barabaritë e tyre. Pasi e kisha lexuar këtë vepët e pyeta Kadarenë, se kur do t'i vrasë nderjegjja sërbët për gjenocidin në Kosovë?. Ai tha se ata mbase nuk do t'i vrasë ndegjegjja kurrë, ngase ata nuk kanë ndërgjegjje.”

Ndërkaq, vazhdojë Gjonleka, gjatë një interviste në Paris me një gazetë të njohur sërbe të Beogradit, Kadare, i kishte thënë gazetarit francez, se vrasja e 800 fëmijëve shqiptarë të Ksovës, është një tmerr që nuk do të harrohet kurrë, dhe se vrasja e fëmijëve është krimi më i madh njerëzimit.

 

“Dhe, ai i kishte bërë pyetje gazetarit si mund t'ia shpjegoni botës këtë çmenduri kolektive?”

Kaluan 20 vjet dhe sërbët ende nuk kanë kërkuar falje për ato masakra, tha ish gazetari e Zërit të Amerikës, publicisti i njohur në komunitet duke vazhduar se :” Disa javë më parë disa shqiptar-amerikanë të Neë Yorkut, bëmë një demonstratë para një kinemaje ku shfaqej një film anti Kosovë. Atë natë sërbët u treguan shumë agresivë, bile sikur të mos ishte policia e qytetit ata ishin gati me u përlesh me ne, shqiptarët. Bile- bile edhe gratë sërbe na shanin ne shqiptarëve dhe bënin gjeste fyese e banale, a thua sikur nuk kishin bërë asgjë. Vrasja e 1334 fëmijëve në Kosovë, për mendimin tim konkludojë Gjonleka, duhet të bëhët ështje botërore dhe aq më tepër kur sot kem nje vepër kaq të mirë për tragjedinë e tyre të botuar në anglisht”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat