Ngritja e flamurit shqiptar në ndërtesën e familjes Rusi në Brooklyn

Amerika

Ngritja e flamurit shqiptar në ndërtesën e familjes Rusi në Brooklyn

Nga: Nga Beqir SINA Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 15:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Të Ejten më 28 Nëntor shqiptarët në të gjithë botën do të festojnë 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit.

Në një nga arteriet rrugore më të përshkrueshme në Brooklyn - aty ku lidhen edhe dy pjesët më të rëndësishme të qytetit të Nju Jork-ut, dhe më gjerë, expresin BQE janë shqiptarët që e ngriten për të 7 herë , për të shënuar 107 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar flamurin kuq e zi që të valvitet krah flamurit Amerikan.

Flamuri shqiptar prej ditës së djeshme ngritet lartë edhe në Brooklyn të SHBA-ve, në shtizën mbi tarracën e ndërtesës më të lart “Brooklyn–Queens ExpressWay”në New York, nga familja Rusi që janë edhe pronar të kësaj ndërtese.

Është me të vërtet krenari që atmosfera e madhe festive e krijuar këto ditë me rastin e ditës së pavarësisë, një flamur i madh Kuq e Zi, po valvitet përkrah flamurit të SHBA, vendosur - ngritur mbi çatinë e ndërtesës më të lart në “Brooklyn–Queens ExpressWay”në New York.

Kjo vjen në shenjë respekti dhe mirënjohje edhe për atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton korrespodenti i Bota sot, nga Nju Jorku, ku i gjithë qyteti është mbuluar me flamujt kuq e zi - si kurr më parë.

Ajo që duket se është veçantë e ngritjes dhe vendosjes së flamurve kuq e zi - është se ndërtesa e madhe ku po valvitet flamuri kuq e zi krah atij Amerikan,  është edhe një nga autostradat më të frekuentuara, në ishullin njujorkez, mbasi ajo lidhë tre pjesët e këtij ishulli – Staten Island, Brooklyn, dhe Queens dhe Manhattan , veriun e SHBA të Amerikës me pjesën jugore nëpërmjet qytetit të Nju Jorkut.

Ndërkohë, ashtu si edhe vitet e kaluara, po edhe këtë vit - pra në 107 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,  për të shtatin vit me radhë , është biznesmeni shqiptar nga Dibra e Madhe në, SHBA, Sal Rusi, dhe kompania e tij, që po e ngre flamurin kuq e zi në majën e një ndërtese, pronë e tij,  me rastin e 28 Nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat