107 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

107 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Nga Moza Boletini Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 16:01
Ruben Diaz Jr

Presidenti i Bashkisë në Bronx Z. Ruben Diaz Jr, në bashkëpunim me "Albanian American Society" Foundation dhe "Sons and Daughters" of Albania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizuan në një nga ambjentet e Bashkisë Bronx, 107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishëm ishin anëtarë të komunitetit shqiptarë e të huaj, si dhe përfaqësues të medias shqiptare dhe amerikane. Përshëndetja kryesore u mbajt nga Presidenti Ruben Diaz Jr, i cili mes të tjerave foli mbi lidhjet e forta me komunitetin tonë, theksoi se një nga urat lidhëse dhe që punon me përkushtim edhe për kauzën e çështjes shqiptare është edhe miku im e patrioti Esad Rizai, i cili pa u lodhur shpalos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dashamirësinë e tij për popullin shqiptar dhe amerikan. Pas fjalës përshëndetëse Presidenti Ruben Diaz Jr. dekoroi me "Proklamata Nderi" disa figura të shquara dhe personalitete të kombit tonë.

Gjithashtu fjalën e mori edhe Z. Esad Rizai - Themeluesi dhe Presidenti i Fondacionit Shqiptaro - Amerikan, i cili pasi falenderoi përkrahjen e vazhdueshme që ka patur fondacioni që ai drejton dhe i gjithë populli shqiptar nga Presidenti Ruben Diaz Jr, ftoi për fjalën e Bekimin e rastit në podium Profesor Dr. Imam Tahir Kukaj. 

Një minutë heshtje për të rënët në luftra në përpjekje me armiqtë, e më pas ekzekutimi Hymnit Amerikan dhe Shqiptar, kënduar me mjeshtëri nga artisti Arjan Kërliu. Moderoi programin Aida Gashi, e cila megjithëse lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjuhën ametare dhe traditat shqiptare trashëguar nga prindërit ishin prioritetet e saj kryesore.

Zyra e Guvernatroit të New Yorkut u përfaqësua në këtë event nga Zj. Sophia Zayas, e cila në emër të Z. Andrew Cuomo vlerësoi punën e Fondacionit Shqiptaro - Amerikan kryesuar nga Z. Esad Rizai dhe dekoroi me Proklamatë Nderi patriotin Alush Smajli nga Hoti i Kujtit.

Figurat që u nderuan nga Presidenti Ruben Diaz Jr, me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishin; Profesor Dr. Imam Tahir Kukaj, gazetari, poeti dhe shkrimtari Skënder Buçpapaj, Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, luftëtari nga krahina e Gashit - Abdullah Hoxha dhe Shaban Binaku nga Mulosmanajt e Tropojës,      

Gjithashtu në këtë tubim fjalën e morën ish gazetari i Zërit të Amerikës Idriz Lamaj, historiani Hajdin Aliaj dhe nipi i patriotit Alush Smajlaj - Ali Haxhaj. Poeti popullor Isa Berçani recitoi poezi për Shqipërinë dhe heroin tonë kombëtar Isa Boletini. Takimi kaloi i ngrohtë e miqësor, shoqëruar në sfond nën tingujt e kitares dhe këngët patriotike interpretuar nga Arjan Kërliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat