Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze - ngriti Flamurin kuq e zi për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në 107-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze - ngriti Flamurin kuq e zi për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në 107-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 23:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

KANADA: Në vazhdën e manifestimeve për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në 107-vjetorin e  Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, SHBA e Kanada , në shumë qytete ku më së shumti jetojnë e punojnë shqiptarët, janë duke u organizua  manifestime madhështore dhe ngritje të Flamurit kuq e zi në shtizat e bashkive të qyteteve të mëdha si Toronto - Ontario, Kanada, New York, Filadelfia, Chicago, Boston, Kenktiket, Dallas e tjer.

Tewlevizioni “Pasqyra” nga Toronto , dha kroniken e celjes se veprimtarive kushtuar manifestimeve për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në 107-vjetorin e  Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,  ne Kanada .

Pasqyra tha se  pasditja e datës 21 nëntor 2019 shënoi një pikë kulmore në kalendarin e veprimtarive komunitare në Ontario dhe më gjerë. Me mbështetjen e deputetit konservator Lorne Coe dhe koordinimin e presidentes së nderit të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos, zonjës Ruki Kondaj, në mjediset e Parlamentit të Ontarios u organizua nga shoqata e drejtuar prej Bujar Zejnullahut një pritje me rastin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Provincë. Organizatorët kishin treguar kujdes që veprimtaria të shpaloste sa më shumë elemente të kulturës shqiptare, si veshjet e traditës, muzikë shqiptare, pamje nga Shqipëria, gatime të ndryshme, etj. Ftesa u ishte drejtuar veprimtarëve të shoqatës së Torontos në vite, sponsorëve të saj si dhe organizatave të ndryshme shqiptare që veprojnë në të gjithë Kanadanë por dhe përfaqësuesve më të lartë diplomatikë në Kanada të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndersa sot, Presidentja e nderit Ruki Kondaj shperndau ne llogarine e saj nje foto album dhe nje material te pergatitur nga dita kur Flamuri Kombëtar u ngrit sot në Asamblenë Legjislative të Ontarios, me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 

Ne kete njoftim thuhet se krahas Ambasadorit Ermal Muca, nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Asamblesë Legjislative të Ontarios, z. Ted Arnot, anëtarja e Parlamentit të Ontarios, znj. Bhutila Karpoche, anëtarja e Parlamentit të Kanadasë dhe njëherësh, kryetare e grupit parlamentar të miqësisë Kanada-Shqipëri, znj. Julie Dabrusin, anëtari i Parlamentit të Kanadasë dhe njëherësh, anëtar i grupit parlamentar të miqësisë, z. Sven Spengeman, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Donat Syla, anëtari i KKD, z. Ardian Radovicka, drejtues dhe aktivistë të organizatave të diasporës në Ontario si edhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-kanadez. 

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Ambasada e RSH në Kanada, në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, ACE Society, Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze Iliria të Londonit, Shoqatën Shqiptare të Hamiltonit, RJ Scholarship, Shoqatën e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë dhe Shoqatën Bashkimi Kombëtar të Kitchener, Flamuri Kombëtar u ngrit nga këngëtarja e talentuar shqiptare, Erza Muqolli.

Ceremonia vijoi në ambientet e brendëshme të parlamentit, ku artistët e mirënjohur shqiptaro-kanadezë, znj. Entela Galanxhi dhe z. Qazim Kallushi performuan pjesë muzikore nga kompozitorët shqiptarë.

Mirënjohje autoriteteve kanadeze në nivel federal dhe provincial të cilët me praninë dhe mesazhet e tyre iu bashkuan komunitetit shqiptaro-kanadez në këtë ngjarje të rëndësishme, organizatave të diasporës për bashkëpunimin e frytshëm dhe cilësor si edhe diasporës shqiptare në Ontario për praninë dhe angazhimin me rastin e kësaj ceremonie solemne.

Mirënjohje e veçantë artstëve të nderuar të cilët me debutimin dinjitoz në ambientet e parlamentit, na bënë të ndihemi krenar për trashëgiminë tonë kulturore.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat