Këshilli Shqiptaro Amerikan, në SHBA, iu bashku ndihmëva për termetin në Shqipëri

Amerika

Këshilli Shqiptaro Amerikan, në SHBA, iu bashku ndihmëva për termetin në Shqipëri

Nga: Beqir Sina Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 23:40
Haxhi Dauti

NEW JERSEY : Dhjetëra të vdekur dhe qindra të lënduar nga tërmeti në Shqipëri.  Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe mbi 650 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë, sot në  më ngjes heret.

Organizata lobiste shqiptare Këshilli Shqiptaro Amerikan, në SHBA, me anë të një deklerate zyrtare shpërndar sot për shtypin shqiptar, deklaron se solidarizohet fuqishëm me popullin shqiptar, në Shqiperine mëmë.

Kryetari dhe themeluesi Haxhi Dauti, në një deklaratë shpërndar në  rrjetin social Facebook, stausin e tij, personal,  në kuadër të thirrjeve që po bëhën për ndihma, të  dëmtuarve nga tërmeti që  goditi Shqipërinë , sot në mëngjez heret,  thotë  se edhe  Këshilli Shqiptar Amerikan, fuqishëm iu bashkua ndihmave për tërmetin në  Shqipëri , duke theksuar se ai personalisht dhe anëtarët e këtij këshilli i janë  bashkuar sajtit GoFundMe, e cila  është edhe platforma më e madhe për mbledhjen e fondeve sociale në botë, dhe ka ndihmuar miliona njerëz të mbledhin mbi 5 miliard dollarë për njerëzit dhe shkaqet për të cilat u duhen ndihmat.

“Këshilli Shqiptar Amerikan, edhe në  të  kaluarën iu është  gjenduar gjithmon pranë  shqiptarëve në  nevojë , dhe do të  vazhdojë  të  ndihmojë  sa herë  të  lypet ndihma për shqiptarët kudo që  janë,” ndër të tjera ka pohuar, zoti Haxhi Dauti - kryetari i Organizatë s lobiste shqiptare Këshilli Shqiptaro Amerikan, në SHBA, me anë të një deklerate zyrtare shpërndar sot për shtypin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat