Flamujt shqiptarë zbukurojnë qytetin për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Flamujt shqiptarë zbukurojnë qytetin për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Beqir Sina Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:07
Flamujt shqiptarë zbukurojnë qytetin për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

NEW YORK : Një atmosfer festive disa rrugve të lagjeve kryesore të qytetit New York - flamuj të kuq me një shqiponjë të zezë, me dy kokë, të vendosura në shtyllat e ndriçimit së bashku me flamurin amerikan të Spangled Star janë sot përgjatë rrugve kryesore : Bulevardit Hylan në Staten Island, Bay Ridge në Brooklyn dhe Arthur Avenue në Bronx të New York-ut.

Shtypi lokal shkruan sot se qyteti i New Yorkut nga shqiptarët është zbukuruar për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë - 28 Nëntor, flamuri i shqiptar po valvitet me krenari përgjatë tri rrugëve të spikatura në ishull dhe lagjet e tjera. 

28 Nëntori shkruan gazeta Staten Island Advence - është data e cila u përkujton shqiptarve  Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në 1912, duke krijuar shtetin e parë të pavarur dhe parlamentar shqiptar, mbas 500 vjet robëri.

Në ishullin Staten Island në New York simbas gazetës së këtij qyteti SIA thuhet se Qendra Kulturore Islame Shqiptare në Tompkinsville - ka punuar me autoritetet e qytetit për të lejuar shqiptaro-amerikanët që të vendosin flamurin shqiptar për shkak të numrit të shqiptarëve që jetojnë në këtë lagje.

Kjo festë sikur e ka « stagnuar » pak atmosferën e bukur festive që çdo vjet organizojnë shqiptarët e Amerikës, mbasi një tërmet me madhësi 6.4 ball goditi Shqipërinë të martën. Ndërsa nga raportet e fundit, të paktën 34 vetë janë vrarë, qindra të tjerë janë të plagosur, dhe disa janë të humbur në vazhdën e rrënojave të tërmetit, i cili simbas ekspertve  është edhe tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë në këto 40 vjetët e fundit.

Megjithatë festa e krenarisë shqiptare dita e flamurit - Pavarësia e Shqipërisë sot më 28 Nëntor,  do të shënohet me ngritjen e flamurit në disa qytete të New York-ut.

Në shtizën e një parku në Staten Island shqiptarët do të mblidhen së bashku për të ngritur flamurin në gjysmë shtize në shenjë të solidaritetit me viktimat e tërmetit në Shqipëri," tha imami Dr. Tahir Kukaj, Nënkryetar i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare dhe Chaplain i NYPD. 

"Kjo është një mënyrë tjetër që ne do të tregojmë unitetin dhe solidaritetin tonë me kombin tonë në Shqipëri, dhe të lutemi për viktimat e tërmetit dhe vendin tonë - Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët." tha Chaplain i NYPD për gazetën Staten Island Advance.

"Dita jonë e pavarësisë përkon me Falënderimet këtë vit, dhe është një mënyrë e përsosur për të festuar pavarësinë tonë dhe falënderimet e Amerikanëve », shpjegoi Kukaj. "Sidoqoftë, është gjithashtu një tragjedi dhe është koha për reflektim, lutje dhe thirrje Zotit të tregojë mëshirë për të gjithë ata që kanë nevojë."

Edhe në Brooklyn Shkumbin Hasangjekaj, Shkumbin Balidemaj dhe Fondacioni Plavë e Guci për tê tretin vit me radhë - kan vendosur në shtyllat e ndriçimit dhjetra  flamuj shqiptarë dhe amerikanë përgjatë rrugês Bay Ridge segmentin nga 59 street deri në Crapsi avenue.

Flamujt qëvi takojnë krenarisë sonë shqiptare dhe shënojnë 28 Nëntorin 107 -  Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, tash sa ditë  po fluturojnë në tre lagjet nëpër shtyllat e ndriçimit të rrugve përgjatë rrugicave kryesore të Nju Jorkut , për të festuar krenarinë shqiptare.

Zbukurimet e “kryeqytetit” të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju Jorkut, po bëhen tashmë jo vetëm në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, por edhe në disa prej rrugëve, ku ata banojnë me shumicë.

Madje për koncidencë apo për nder të kësaj dite edhe ndërtesa më e lart në New York - Empire State Building ka qenë e ndezur e gjitha në drita të kuqe - si flamuri ynë kombëtar Kuq e zi.

Mirëpo ajo që të bie në sy menjëherë sa hynë në zemër të këtyre qyteteve, natyrisht, janë dy anët e rrugëve të hijeshuar këto ditë, feste me flamurin kuqë e zi, të cilat fillojnë qysh në segmentin e rrugës që mbanë emrin Nëna Tereses ” Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue,” dhe më pasë Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”,etj.

Këto rrugë dhe disa të tjera si ato që përmenda më lart  në ishullin Staten Island e Brooklin gjithë këtë javë, duket se janë lajmëtarët e festës së pavarësisë, teksa rrugët e sheshet tashmë janë të stolisura me flamurin kuq e zi.

Përkrah këtyre flamujve, në shenjë falenderimi ndaj SHBA-së për kontributin e saj për Kosovën e çështjen shqiptare – valëviten edhe edhe flamujt amerikanë.

Vendosja e këtyre flamujve, është bërë e mundshme nga nisma e disa viteve më parë nga këshilltari Mark Gjonajt – veprimtarve të komunitetit Shkumbin Balidemaj, Shkumbin Hasangjekaj, dhe Fondacionit Plavë e Guci, si  dhe disa të rinjve dhe të rejave nga Rrënjët Shqiptare me president Marko Kepin, por edhe nga bordet e komuniteteve dhe disa anëtarëve të shoqatave , dhe vullnetarëve shqiptarë në New York.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat