Ceremonia e 15-të për ngritjen e Flamurit kuq e zi- Festimi për 107-të Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Ceremonia e 15-të për ngritjen e Flamurit kuq e zi- Festimi për 107-të Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:48
Foto kredit Qendra Rinore Shqiptare Grinuwich CT

Dita e Pavarësisë se Shqiperise - 107 Vjetori i saj u festua të Dielën në qendrën qeveritare të mbajtur të Dielën më 30 Nëntor, per te 15 vit me radhe me ngritjen e flamurit kuq e zi ne shtizen e Qendres qeveritare Goverment Center ne Stamford te Kenektiket.

Ngritja e flamurit shqiptar, shoqerohet me fjalime nga personalitet e ketij qyteti dhe veprimtarve te komunitetit shqiptar, muzikë, vallet tradicionale shqiptare dhe shfaqje teatrale nga amatorë dhe profesionistë të komunitetit shqiptaro-amerikan, nga Qendra Rinore Shqiptare e cila dhe organizoi veprimtarinë.

Dita e Pavaresise se Shqiperise - eshtë një datë domethënëse që festohet çdo vit në 28 Nëntor, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën shqiptare nga diaspora shqiptare, Arbereshet dhe shqiptaret nga ngulitjet ne Bullgari, Rumani, Ukrain e kudo.

Ngjarja historike e pavarësisë se Shqiperise, nga Perandoria Osmane ndodhi në 28 nëntor 1912, në Vlorë, kur shqiptarët ngritën flamurin e tyre në liri nga shtypja 500 vjecare.

Sponzorues për ditën flamurit është Qendra Rinore Shqiptare e drejtuar nga Richard Lukaj, i cili është një udhëheqës i përkushtuar i komunitetit dhe filantrop i përkushtuar përmes Fondacionit të tij Lukaj.

Qendra Rinore Shqiptare është duke u mbledhur në qendrën e qeverisë për 15 vjet për të festuar këtë rast.

Me nji program të mrekullueshme, qe përfshijnë muzikë etnike, vallëzime dhe lexime poezish, si dhe fjalime nga personalitete vendase dhe ndërkombëtare.

Ky program eshte i pergatitur nga anetaret e Qendres Rinore Shqiptare, një qendër unike kulturore dhe arsimore e krijuar për promovimin e Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. Ajo shërben te të rinjtë nga qytetet per rret, në qarqet Fairfield dhe Westchester me programet e së shtunës akademike, me mesime plotesuese ne gjuhe shqip, muzikë dhe sporte.

Qendra Rinore Shqiptare me kete rast i jep nji respekt folësve te nderuar, dinjitarët, miqtë e tjerë shqiptaro-amerikanë, dhe mysafire te nderuar nga komuniteti shqiptar, ne zonat per rreth që per cdo vjet bashkohen për Festimin vjetor të Ditës së Flamurit e cila kesaj radhe u organizua për Ditën e 107-të Vjetorit të Pavarësisë Shqiptare të Dielen, 1 Dhjetor 2019 - ne Blvd Washington, Stamford , CT - Shtetet e Bashkuara.

Ceremonia simbas tradites përfshiu një numër të folësve dhe personaliteteve të shquara, të ndjekura nga vallet tradicionale shqiptare, shfaqjet teatrale dhe muzikore nga profesionistë dhe amatorë në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Në këtë ngjarje artistet të njohur nga komuniteti i artistëve shqiptar ne Amerike, si Gezim Nika, Kreshik Zhabjaku, Deshira Ahmeti - Kerliu dhe Joana Kaimi preformuan për Festimin për Ditën e Flamurit - 107-të Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me këngëtaren shumë të re shqiptare amerikane, te talentuaren Layla Lukaj.

Këtë vit si në të kaluarën pati një pjesëmarrje të konsiderueshme nga komuniteti shqiptar i Stamford dhe Westchester. Kryetari i Stamfordit David Martin dhe shefi i tij i stafit Michael Pollard hapën ceremoninë me një fjalim të dedikuar Pavaresise se Shqiperise, dhe nderuan komunitetin e shqiptar me Proklamat per ditën flamurit Shqiptar.

Grupe vallëtaresh dhe muzikantë shumë të talentuar performuan së bashku me fëmijët ne kete program festiv nga qendra rinore. Ky eshtë një moment veçanërisht qe te ben krenar që prindërit dhe të afërmit të shohin se fëmijët e tyre recitojnë dhe këndojnë në gjuhën e bukur shqipe, ne kete dite te bekuar Diten e Flamurit - Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor 1912 ne Vlore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat