SHBA: Në New Jersey, vendoset Shtatorja e Nëna Terezes - Parku merr emrin “The Mother Therese Park” - Bota Sot
SHBA: Në New Jersey, vendoset Shtatorja e Nëna Terezes - Parku merr emrin “The Mother Therese Park”

Amerika

SHBA: Në New Jersey, vendoset Shtatorja e Nëna Terezes - Parku merr emrin “The Mother Therese Park”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 19:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Statuja e Nëna Terezes, u inagurua sot dhe eshte vendosur aty nga Aleanca Shqiptare e New Jersey në qytetin Garfield nga Familja Gaba - Alban Gaba-

GARFIELD NJ :Prej ditës së Diel 30 Nentor 2019, shqipëtarët e Amerikës, do të kenë edhe në Nju Xhersi, SHBA, Parkun recreativ "20th Century Park", në Garfield, New Jersey, të sajën Statujën e Nëna Terezes, e cila u inagurua sot nga Aleanca Shqiptare e New Jersey, me pjesëmarrjen e dhjetra bashkatdhetarëve, autoritet të lart të bashkisë së qytetit, diplomat të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipëris , lider fetar, veprimtar të komunitetit , nxenes e student si dhe qytetar amerikan.

Statuja eshte inisiatiava e kryetarit te Aleanca Shqiptare e New Jersey në qytetin Garfield -Alban Gaba

Ambasadoria e Kosoves ne Washington Vlora Citaku, e cila ishte pjese e kesaj ceremonie inagurime ne Garfield - New Jersey, se bashku me Ambasadoren Teuta Sahatqija, dhe Kryebashkiakun e Garfield Z.Richard Rigoglioso, përfaqësues të klerit fetar dhe udhëheqesit e shoqatave shqipatro-amerikane në New Jersey, tha se u bë përurimi i parkut dhe shtatores së Nënë Terezës në Garfield.

"Statuja e Nënë Terezës, është nderim për ne, ndërkohë që ne nderojmë Nënë Terezën nëse udhëhiqemi nga shembëlltyra e sajë. Dhembshuria, solidariteti dhe përkujdesja që iu ofrua të goditurve nga tërmeti në Shqipëri, është monumenti me të cilin nderojmë Shenjëtoren tonë." shkruan Citaku ne llogarine e saj ne Facebook.

Kryetari i Qendres Kulturore ne New Jersey, Burim Zhuta tha se "Nënë Tereza është figurë e mirënjohur ndërkombëtare dhe ne si popull jemi krenarë që i përket kombësisë tonë. I pranishëm në Ceremonin gjithashtu ishte edhe Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane z.Burim Zhuta , i cili na përfaqëson denjësisht në cdo ngjarje të rëndësishme për Komunitetin tonë."

Ceremonin e inaugurimit të parkut Nenë Tereza, si dhe zbulimin e një shtatore te misionares katolike, me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. E pershendeten edhe Vedat Gashi, Lirim Kaba, Violeta Berisha,, Fr. Nathan Preston - St. Nicholas Albanian Orthodox ChurchQueens NY, Imam Tahir Kukaj Chaplin NYPD, dhe zyrtaret lokal te qytetit, te cilet mbasi folen dhe vlersuan figuren e Nena Terezes, se bashku me të pranishmit shprehën solidarizim me njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ndërsa në hotelin e mirënjohur Venetian organizuesit e këtij përurimi - familja Gaba, shtruan një drekë falas(gratis)për të gjithë të pranishmit. Gjatë drekës folën disa prsonalitete amerikane dhe shqiptare, njofton Gjek Gjonleka, raporton Bota sot.

Ai tha se fjalimi i Zonjës Gaba, nënës së Alban Gabës, u duartrokit jashtzakonisht shumë. Mbasi kjo zonjë e nderuar tregoi për dashurinë që kishte gezuar tërë jetën për Nënën Tereze.“ Nënë Tereza, kishte qënë mësuesja më e mirë e jetës. Prej Nënës Terezes, mësova gjërat më të mira dhe më bukura të jetës, time. Nëna Tereze, ishte për mua simbol i mirësisë dhe dashurisë,” tha kjo zonjë e nderuar shqiptare, njofton Gjek Gjonleka, duke vazhduar me fjalët e saj e cila ka thënë se“ Prej saj mësova të ndihëmojë të tjerët në nevojë. Ajo ishte si një nënë e dytë për mua. Edhe djalit tim Albanit i lindi respekti dhe dashuria per Nënën Tereze nga mësimet e mia. Prej shumë vitesh kërkova prej tij që të bëntë dicka për të nderuar Nënën tonë të dashur Shëjtreshën Tereze,nënën e gjithë botës. Sot kur e pash shtatoren e saj në Parkun Nënë Tereza u ndjeva më e lumtur se asnjëherë në jetë. Ky përurim është sot një gëzim i jshtzakonshëm per mua” tha zonja Gaba.

Kurse, ditën e shtunë, Gjon Leka, e quajti të ishte një nga ditët më të bukura për komunitetin shqiptar - në Amerikë, sepse, tha ai në parkun që do të mbajë tashmë emrin “Parku Nëna Tereze” në Nju Jersey, u përurua shtatorja e Nëna Terezes.

Ai duke folur për vendosjen e shtatores së Nëna Terezes në një park në Nju Xhersi, ku mori pjesë vet në ceremoninë e zhvilluar të inaugurimit të parkut Nenë Tereza, si dhe kur u zbulua shtatoria e misionares katolike, aktivitete këto me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, tha se në këtë ceremoni morën pjesë shumë autoritete lokale amerikane, zyrtar të lart të bashkisë së qytetit Garfield, lider të komunitetit shqiptar, diplomat të Kosovës, klerik, dhe veprimtar të dalluar, të komunitit, rinjë e të reja.

Gjonleka, u shpreh se kjo ditë për fatkeq qëlloi me tërmetin e rëndë që ra në Shqipëri. Cka do të thotë sikur Nëna Tereze, të ishte gjallë - ajo sot do të ishte në Shqipëri, për tu lutur dhe për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë fatkeqësi të madhe, e cila mori jetën e 51 vetave, me shumë se 650 të lënduar, dhe qindra shtëpia të pabanueshme: “Në këtë momente të vështira ajo e kishte zakon të shkonte e para, atje ku ndodhnin fatkeqësit. Ashtu si shkoi në termetin katastrofal të Iranit dhe Armenisë, e tjer. Cka do të thotë se aty ku ishin termetet e mëdha, dhë dëmet e mëdha, Nëna Tereze, ishte atje, lutej dhe ndihmonte, ngjallte shpres për jetën me ndihmat dhe lutjet e saj të bekuara.”

Ndërkaq, Gjonlekaj, i cili ka qenë edhe në varrimin e Nëna Terezes në Indi, dhe është i vetmi gazetar që ka intervistuar Nëna Terezen në Nju Jork, mendon se ngritja e kësaj shtatore kaq të bukur, dhe vendosur në një shesh po kaq të bukur - të cilin thuhet se e kan blerë shqiptarët si truall këtë pjesë të parkut, e cila tani do të jetë “tokë shqiptare” ishte dicka madhështore.

“Mbasi, tani e tutje ajo tokë është njësojë sikur të jetë Tokë Shqiptare, sepse, është Toka e të Shejtës Nëna Terezes. Dhe, kjo ngaqë shqiptarët bënë shumë përpjekeje që emri atij Parku ti jepej Nëna Terezes. Dhe, natyrisht që faleminderimet dhe bekimi i kësaj vepre të madhe i takon, atyre që blen tokën, dhe ngritën Shtatoren e Nëna Terezes në këtë park, familjes Gaba - Alban Gaba dhe prindërve të tij nënës Halime, dhe babait Kujtim Gaba ”.

Gjek Gjonleka - kujtojë se shumë javë më parë në Shkup, ishte përuruar monumenti i Presidentit Amerikan Uidrou Uillson, Woodroë Wilson - dhe njëri nga fjalimtarët ka permendur faktin se Shkupi tani ka dy përmendore të njërëzve të shquar që kan bërë aq shumë për paqe, dhe për të mirën e njerëzimit dhe që të dy ish Nobelist, Presidenti Amerikan Uidrou Uillson dhe e Shejta Nëna Tereze: “Pra, ishte një koincidencë kjo, e mrekullueshme dhe historike, që në qytetin e Shkupit, aty ku ka lindur Nëna Tereze, u vendos edhe permendorja Presidentit Amerikan Uidrou Uillson - ndërsa në Neë Jerseyn e Presidentit Amerikan Uidrou Uillson, ëoodroë ëilson vendoset shtatorja e Nëna Terezes.”

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat