Samantha Shkreli, vajza shqiptare nga Malësia e Shkodrës fiton Kurorën e Bukurisë, “Miss Teen, 2019”, e shtetit të Connecticut, në SHBA-së

Amerika

Samantha Shkreli, vajza shqiptare nga Malësia e Shkodrës fiton Kurorën e Bukurisë, “Miss Teen, 2019”, e shtetit të Connecticut, në SHBA-së

Nga: Mëhill Velaj Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:24
Samantha Shkreli

Në jetën e përditëshme të gjithsecilit nga ne, arti, kultura, bukuria fizike dhe njerëzore  janë mënyra dhe mjetet e  shprehjes së komunikimit ndërnjerëzor, ato që universalizojnë harmoninë, interesat  shpirtërore dhe dimensionin  e emocioneve të fuqishme të bukura dhe mbresëlënëse midis dy gjeneratave- të atyre  që kanë  emigruar herët dhe vazhdojnë të emigrojnë nga përtej Atlantikut, dhe të atyre që kanë lindur në Amerikë, por që ndër dejet e tyre vlon gjaku i identitetit shqiptar. Gjatë këtyre ditëve u zhvillua në mbarë shtetin e Connecticut, -Konkursi i Bukurisë “MISS TEEN, 2019”, dhe ajo që shkëlqeu dhe rrëmbeu trofeun e bukurisë  mbas një kompeticioni jashtëzakonisht të fortë, ishte vajza shqiptare e lindur në Amerikë, Samantha Shkreli (Sarelli) me origjinë nga Malësia e Shkodrës.

Kush është vajza e bukur shqiptare Samantha Shkreli që fitoi kurorën e bukurisë të  “MISS TEEN, 2019”, CT, USA.

Megjithësë e re në moshë, Samantha vlerësohet si mishërimi i personalitetit të vërtetë që shkëlqen po aq bukur dhe po aq ndritshëm sa buzëqeshja dhe bukuria e saj. Pasioni tërheqës në sfilatat e bukurisë rrjedh prej gjakut dhe ambientit familjar, atje ku mori  mbështetjen dhe bekimet  për të përfaqësuar me dinjitet dhe krenari, identitetin dhe origjinën shqiptare në të gjitha aspektet e jetës dhe të kompetecionit të bukurisë. Bija e dy prindërve të devotshëm, Nikoll dhe Alma Shkreli, nga Malësia dhe Shkodra, ata kanë qenë mbështetësit e flaktë të pasionit dhe talentit të vajzës së tyre, e cila ka pasur sukses qysh në fillim duke u përzgjedhur konkurente në këtë event madhështor të bukurisë në shtetin e Connecticut, Amerikë. Babai i Samanthës, Nikolla është me profesion teknolog, ndërsa nëna e saj, Alma ka mbaruar studimet në Bachelor Degree in Managment në New York, aktualisht punon në Production Company. Nga martesa e tyre kanë sjellë në jetë katër fëmijë, prindër të përkushtuar dhe dashamirës që tregojnë dashuri e punë në të gjitha aspektet e jetës, vecmas në edukimin dhe arësimin e fëmijëve, që në jetë të jenë  të mbarë e të suksesshëm. Nikoll dhe Alma Shkreli besojnë në individualitetin e fëmijëve të tyre dhe secili prej tyre ka të drejtën e mendimit dhe zgjedhjes së tyre në jetë, por gjithmonë pa harruar origjinën e tyre, vlerat dhe traditat e shqiptarit. Pikërisht kjo është gjëja më e bukur të jetosh  në Amerikë, - në këtë vend të lirë dhe të madh, në tokën e mundësisë dhe promovimit të vlerave njerëzore, talentit dhe pasionit, packa se cilës kulture i përket. 

Për ata që e kanë takuar fituesen e “MISS TEEN, 2019”, CT, USA,  Samanth Shkrelin,  e vlerësojnë atë si vajzën e zgjuar, e bukur, shtatlartë me buzëqeshje të ndritur dhe të ngrohtë,  studentja me zemër të madhe në Trinity College, Hartford CT. Samantha dëshiron, që krahas studimeve aktuale në ekonomi, të vazhdojë edhe studimet në Shkencat Politike, me synimin që një ditë të ndihmojë në ndryshimet poltikve globale, e pse jo të kontribuojë edhe në atdheun e origjinës së saj, Shqipëri.

Ëndrrat e Samanthës janë të shumta, por ato që ajo i ka në referencë për t’i realizuar janë respektivisht; të përkrahë dhe mbështetë në ndryshimin e të drejtave të njeriut, vecmas për të drejtat e të miturve.  Dëshiron të specalizohet në drejtësi me ligjin e korporatave dhe të drejtave të njeriut, të impenjohet me organizatat ndërkombëtare kundër trafikimit të qënjeve njerëzore. Aktualisht është anëtare e Shoqatës “Para Ligjit”në Kolegjin e Trinity dhe Klubit të Investimeve.

Samantha mbaroi shkollën e mesme me një GPA 3.97, për një kohë  ka qenë anëtare  e Shoqatës “Honor of Math”, ku ajo tregonte kujdes të vecantë  për  nxënësit e qytetit në  matematikë.

“MISS TEEN, 2019” e shtetit të Connecticut, SHBA-ës, Samantha Shkreli (Sarelli) është brezi i parë i lindur në Amerikë,  e familjes Nikoll & Alma Shkreli.  Ka trashëguar nga prinderit gjuhën shqipe të cilën e flet mjaft rrjedhshëm, gjithashtu flet po rrjedhshëm anglisht dhe spanjisht, që e rradhitin atë edhe si poligliote.

Samantha Shkreli është Ambasadore e “United Against Bullies” (Të bashkuar kundër “bully”-zmit), duke qenë krah fëmijëve dhe adoleshentëve që preken nga ky fenomen lëndues. Ajo shpesh ndan  përvoja, fate dhe histori njerëzore individuale me studentët, duke u treguar dhe këshilluar atyre, mënyrat dhe rrugët e duhura, dhe  të drejta për të luftuar “bully”-zmin, të gjejnë besimin në veten e tyre dhe në shoqëri. Ajo gjithashtu  është pjesë e lëvizjes sociale në Instagram, e  quajtur “Spread Kindness ëith Sam”, duke shfrytëzuar kështu rrjetet sociale pozitivisht dhe me inteligjencë, për të promovuar mesazhet anti-bully-zëm,  dhe për të treguar rëndësinë e kësaj lëvizje,  për të promuar vlerat më të mira njerëzore dhe rëndësinë e të qenurit njerëzor.  “Sam”, sikundër  e thërrasin shkurt më përkëdheli  familja dhe shoqëria,  është jashtëzakonisht e emocionuar si luftëtare e të drejtave të të miturve dhe adoleshentëve, kundër bully-zmit.

Me trofeun  e Kurorës së Bukurisë “MISS TEEEN, 2109”, bukuroshen shqiptare Samantha Shkreli, do e shohim së shpejti në intervista  televizive dhe në radio, duke përcjellë mesazhet në mbështetje e ndihmë për fëmijët e sëmurë, të cilat do të pasqyrohen gjithashtu edhe në aktivitete të ndryshme që Samantha do të organizojë në shtetet e tjera të  Amerikës.

Ndërsa ne, bashkëkombasve të saj, nuk na mbetet gjë tjetër vecse të gëzohemi e të ndjehemi krenarë për Samantha Shkrelin,  i urojmë asaj me shpirt e zemër:

Pac rrugën e paqtë dhe të ndritur drejt të bukurës e Suksesit, Samantha, bijë e tokës arbërore!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat