Ansamblit Shtetror të Këngëve e Valleve - aseti i çmuar dhe krenaria e këngës dhe valles shqiptare koncert në Brooklyn NY

Amerika

Ansamblit Shtetror të Këngëve e Valleve - aseti i çmuar dhe krenaria e këngës dhe valles shqiptare koncert në Brooklyn NY

Nga: Nga Beqir SINA- Brooklyn New York Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:39
Foto nga vendi i ngjarjes

BROOKLYN NY : Organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me artistët e Ansamblit Kombëtar të Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë,  ishte të Dielën në mbrëmje në një koncert, në Brooklyn - New York, Ansambli Shtetror të Këngëve e Valleve nga Tirana. 

Megjithëse, në një një kohë të vështirë emocionalisht, që ka përfshirë kombin tone, nga situata e krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit në Shqipëri, këngëtarët e vallëtarët , artistët nga Shqipëria, dhe komuniteti shqiptar në Amerikë, kënduan e vallëzuan, edhe u luten, si dhe bënë thirrje që të ndihmojnë vëllezërit e motrat tonë në Shqipëri.

 Koncerti i këtij ansambli, i cili eshte nji aset i çmuar dhe krenaria e këngës dhe valles shqiptare, për hirë të së vërtetës duhet thënë, se ishte i programuar shumë më parë se të ndodhte tërmeti, per nje turne ne SHBA, dhe në këto raste dihet kostoja e humbjeve financiare në se anulohej koncerti ne Nju Jork.

Andaj, udhëheqësit e këtij Ansambli e filluan me një minutë heshtje aktivitetin për Diasporën shqiptare në New York, pikërishtë për situatën aktuale që po kalon vendi jonë. Gjithashtu, pjesëmarrësit, mbas këtij koncerti fantastik, gjatë bisedave në pritjen e organizuar me këtë rast, bënë thirrje për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Koncerti i Ansamblit Shtetror të Këngëve e Valleve në "La Scala" e Nju Jorkut, sallën e famëshme të koncerteve "Grand Prospect Hall", në Brooklyn, NY, ishte plot ndiesi qe vinte  nga ajo nostalgjia e famës që ka ky Ansambël, i cili eshte dhe fitues i sa e sa çmimve ndërkombëtare, duke i çmallur dhe magjepsur, dhjetra bashkëatdhetarët në koncertin e tyre te mrekullueshem, që zgjati me shumë se 1 orë, dhe korri një sukses të madh, duke ngritur në këmbë disa herë publikun entuziast, që i shoqërojë të gjitha këngët e vallet tona të bukura me duartrokitje te forta dhe duke kenduar se bashku me publikun.

Koncertin për shkak të situatës që po përjeton Shqipëria, e përcollën  një numër i vogël i bashkatdhetarëve, kryesisht ata qe vinin nga lagjet e qytetit te New Yorkut. Nē këtë koncert me intërpretimin e tyre të brilanta morën pjesë edhe ish pjestarja e Ansamblit Shtetror të Këngëve dhe Valleve - “Mbretëresha” e këngës së Shqipërisë së Mesme, Merita Halili, dhe Mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyseni, si dhe një prej artistëve më të mëdhenj të muzikës folklorike shqiptare në Amerikë, Gëzim Nika.  

Koncerti i Ansamblit Shtetror të Këngëve e Valleve, nga Shqipëria, të dielën në mbrëmje në "La Scala" e Nju Jorkut, sallën e famëshme të koncerteve "Grand Prospect Hall", në Brooklyn, NY, u mbyll me daljen në sallë të gjithë pjestarëve të këtij Ansambli, drejtuesve dhe udhëheqësve të tij, duke bërë një fotografi të përbashkët, si një kujtim i paharrueshëm nga kjo perlë e këngës dhe e valles shqiptare, që vinte për herë të parë në diasporën shqiptare në Amerikë .

Ndërkohë, në pritjen e organizuar me këtë rast, për shkak të gjendjes së rëndë në Shqipëri, në fund të koncertit -  sallën e pritjeve të "Grand Prospect Hall", në Brooklyn, New York, Drejtori i Axhensisë së Diaasporës, Dritan Deliu, dhe, Marko Kepi, President i “Rrënjëve Shqiptare”, folën për nismën e ndërmarrë nga kandidati për deputet i Nju Jorkut, për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri më 26 Nëntor. 

Ku zoti Kepi, tha se ka mbledhur vetëm në dy ditët e para 1,3 milionë dollarë, të cilat siç tha ai do të përdoren për t'u mundësuar shumë familjeve shtëpi krejtësisht të reja.

Kepi i tha gazetës tonë mbas këtij takimi se ai do koordinojë veprimet me organet përkatëse, në Shqipëri, por pa lejuar që menaxhimi i fondit të bëhet nga struktura që kanë masakruar ndihmat në raste emergjencash në Shqipëri, duke kërkuar një transparencë si një kusht i domosdoshëm në ketë situatë tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat