WASHINGTON D.C.: Ambasadorja e Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku, e cila ka pasur një vitë të suksesshëm në diplomacinë kosovare, në paraqitjen e saj në Kombet e Bashkuara - debatin e Këshillit të Sigurimit, por edhe në diplomacinë kosovare në Uashington, në pritjen e organizuar nga Shtëpia e Bardhë këto ditë me trupin diplomatik të vendeve të ndryshme të botës, me rastin e Krisht Lindjes dhe Vitit të ri, ka shkruar atje me një veshje me motive kombëtare shqiptare, kuq e zi.
Kështu të paktën shifet Çitaku në një nga sallonet e Shtëpisë së Bardhë, në fotografinë e postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ku ajo shkruan:
"Në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për korin diplomatik, me kostumin kombëtar të qëndisur nga Tolinda Gojani Hasani".