Vatra, përballje të tilla bile edhe më të forta ka kalur me dekada, por që ja kanë dalë!

Amerika

Vatra, përballje të tilla bile edhe më të forta ka kalur me dekada, por që ja kanë dalë!

Nga: Sejdi Hysenaj Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:37
Sejdi Hysenaj

“Vatrani” me 10 vjet në Vatër nuk mundet të quhet Vatran, dhe jo e jo më pastaj edhe të na jap mend dhe të bëjë rolin e kryetarit ose kryeplakut siç po vepron Dalip Greca, me ne vatranët që kemi gjithë jetën në Vatër…..

Dalip, fatkeqësisht për sa vjet jeni në Vatër ende ti nuk e kuptove se cili është pozicioni i juaj si Editor ose kryeredaktor i Diellit.

Ju sot jeni në Vatër si një rrogtar( Ps:sepse, ti ke afro 20 vjet në Amerikë , pse nuk u bërë Vatran më parë) dhe, nuk ke pse të fusësh hundët, mendojë aty ku nuk të takon -

Sepse, nëse dikush duhet të reagojë dhe me këtë rast, ai është Kryetari ose kryesia e Vatrës, se për atë bëhet fjalë dhe jo për Vatrën, dhe historinë e Vatrës, Editorin apo kryesinë e saj, dhe jo për ato përrallat që po na tregon ti.

Ndërsa, kur flet për atë luftën e klasave, je shumë i vonuar, sidomos ti, ngaqë po e permend shpesh,pikërisht ti, nëse e ke “Mizën nën Kësulë”, sepse edhe vet ke qenë dhe i ke shërbyer ti i pari komunizmit(këtë për hir të së vërtetës), prandaj të mos “hedhish gurin e të fshehish dorën”, i thonë kësaj troç e shqip….se për çfarë lufte klase flet ti të mos permende edhe emra të tjer si ti që janë në Vatër, bile edhe në kryesi….

Mos fol në emër të të presekutuarve dhe Vatranëve të vërtet si flet në reagimin tënd dhe je mësuar të flasësh, krejt pa vend gjithmonë-nuk i përfaqëson kurr ti të presekutuarit ske asnjë lidhje me ta.

Tani je duke folur her si një qyqar të stilit komunist dhe her duke permendur Nene e paragrafe të kujtojnë dhe të fusin frikën me ato ligjet dhe nenet e Sigurimin të Shtetit - Dalip a e di ti sepse Vatra ka një KANUNORE dhe NYJE dhe ska pse tja ndryshoshë sot ti o Dalip Greca, kur përdor atë stilin social kommunist të reagimit ( -SHFLETIM: KUSHTETUTA E VATRËS-Neni 14, amendamenti shtese, pika f- ) çfarë janë këto marrëzira.

Dalip gazeta Dielli prej se kur erdhe ti për fatkeq e humbi edhe indetitetin e saj - nga një gazetë e Vatrës u kthye në një gazetë qokash - servile dhe lajkash - për disa që “vdisnin” për të dalë në fotografi dhe ti ju servilosesh akoma.

Gazeta Dielli ishte më prestigjoze, dhe me dinjitoze edhe kur dilte ashtu si dilte një herë në vit, se sa tani kur aty në çdo numër gjenë vetëm servilat ( gazetar apo nga ata që e vet quajnë veten me dhunë gazetar e shkrimtar, ata që ditën shkruajn për demoracinë dhe patriotizimin - natën festojnë e këndojnë Enver Hoxhën dhe luftën partizane kremtojnë formimin e Shoqatave të oficerve të Sigurmit të Shtetit dhe Shkollës së Bashkuar të Oficerave “Enver Hoxha"), ose konkretisht ata që kan shkruar gjoja për Dritan Mishton, kur e përzuri Edi Rama, ata janë bërë si me e pasë gazetën e tyre Diellin, me shkrime për çdo numër e çdo “zijafet”, të tyre, që ti Dalip editori i shqipes,i i bën lajm ose información në gazetën e nderuar Dielli.

Dalip, në se e do Vatrën me të vërtet e vetmja gjë mund të bëshë pozicionohu dhe mbaj vendin që ke për të marr atë rrogën që të japin, se ndërsa për atë që ti ke dhënë dhe sa bënë ti që qahesh gjithmon, duhet me e ditë se ti je i vetmi Editor në historinë e kësaj gazete, që merr rrogë të plotë, mbasi kan qenë burra shumë më të mirë nga ti - shumë të zotët dhe që kan lënë gjurmë në historinë e Vatres, dhe nuk kan marr asnjëri prei tyre rrogën si ti - dhe nuk kan bërë kështu si po bën ti…..në Vatër.

Dalip. Vatra dhe Dielli lindi dhe u mbajt gjallë nga idealistët, dhe në se shuhet ose do të jetojë ajo do të jetë e idealistëve, e vatranëve të vërtet, dhe çdo njeri tjetër që hynë e del është një kalimtar si ti dhe kryetari…në ikje…..

Vatra dallgë të tilla e përballje të tilla bile edhe më të forta me Diellin e saj - kan kalur me dekada, por ja që jan kan dalë, dhe ajo mbijetojë dhe është gjallë…..e do të jetë sa të këtë patriot, atdhetar e vatran me taban dhe jo “laraman”e “llastucë”.

Dalip ti dhe Kryetari jam I bindur se ashtu si keni hyrë në Vatër edhe mund të ikni nesër, kjo nuk është ndonjë çudi për ju- ngase ku ishit deri dje dhe ku jeni sot - kjo nuk i dihet për sa herë kohët ndryshojnë, do të ndryshoni edhe ju!

Por një gjë ta them me bindje, se të gjithë ne idealistët dhe Vatranët e vertetë, ne që u rroptuam dhe u përpoqëm me “mish e me shpirt” dhe e mbajtëm Vatrën deri sot, jemi Vatran dhe do të ikim Vatran -dhe jo ashtu si thua ti me atë stilin kommunist : "PËRSE ËSHTË ANTILIGJOR “KOMISIONI I 5 TETORIT” ? këtë pyetje dhe përgjigje duhet tja bësh vetvetes e ndonjë tjetri , dhe mos luaj më me emraat e të presekutuarve që i ke shok….

…dhe e fundit kujt po ja tregon këtë që thua :" Atë çfarë po i bëjnë Vatrës tani të vetët, nuk ia kanë arritë që t’ia bëjnë për 50 vjet as Sigurimi i Shtetit me Misionin Shqiptar-“, nuk e kuptojë këtë se për cilët e ke fjalën a për komunistët dhe ish sigurimasit ose ata që i shërbyen Enver Hoxhës, i thuren lavde dhe përplasnin duart sa i bën gjak, ashtu si bejnë sot me Vatrën, dhe demokracinë apo për dikë tjetër….?

Dalip : Mos shantazho më me Dosjet, se nuk janë për ty ato……lërja dosjet atyre që u takojnë të flasin për to dhe ti shikojnë ato...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat