SHBA: 11 të vdekur - ndërsa stuhia e dimrit po kërcënon miliona amerikanë

Amerika

SHBA: 11 të vdekur - ndërsa stuhia e dimrit po kërcënon miliona amerikanë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 18:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

NEW YORK: Të paktën 11 njerëz kanë vdekur në rrugët e akullta në Kansas, Nebraska dhe Misuri kur një valë e stuhive vdekjeprurëse të këtij dimri që sapo ka nisur duke goditur pjesën qendrore dhe Verilindje të SHBA.

Ardhja e dimrit, dy javët e para të Dhjetorit ishin pjesë e një vale stuhie që këto ditë goditi pjesën perendimore Midwest dhe pritet të shtrihet në verilindje deri të martën, të paktën kështu thanë autoritetet e Shërbimit Kombëtar të Moti në SHBA.

Vendi që u godit më shumë nga kjo stuhi ishte Misuri, i përfshirë nga erat e forta, dhe rreshjet e dendura të dëborës ku u tha se trashësia e saj ishte nga 3 deri në 9 inç dëborë, dhe kjo në pjesën më të madhe të shtetit. Kështu që këto ditë pjesa më e madhe e Misurit - thuhet se ishte nën pushtetin e motit të ligë ose një paralajmërim që stuhia e dimrit të fort erdhi për këtë shtet.

Pamjet nga një helikopter i televizionit lokal treguan një varg të gjatë i makinave që ishin të bllokuara në mes të rrugës për shkak të stuhisë, u pa në videon e trasmetuar nga Weather Channel nga televizionet amerikane.

"Ne do të jemi në terren me të gjithë logjistikën e nevojshme. 200 kamionët me thika dhe kripë shpërndar sot gjatë gjithë ditës e natës - janë non stop duke pastruar rrugët kryesore nga dëbora . Por do të ketë disa mjete të pastrimit nëpër qytete dhe rrugët alternative në rrugë, duke hedhur kripë e pastruar ato nga dëbora’’ thotë Bob Beckert i Departamentit të Transportit, në Missouri për televizionin lokal CBS News.

Policia rrugore - Patrulla e Highway State of Missouri tha që tre persona u vdiqën të Dielën natën - kur një shofer humbi kontrollin e automjetit të tij dhe u përmbysië në anën tjetër të rrugës, në kantonin malit Shën Francois County në pjesën lindore të shtetit. Ndërkohë që po në të njëjtën ditë dy automobilist pas një përplasjeje fatale vdiqën nga plagët.

Dhe në mesin rrugës që kalon në Callaway County, një 18-vjeçar u vdiq kur automjeti i tij doli nga autostrada Misuri-94 dhe u përmbys.

Zëdhënsi i policisë rrugore po ashtu tha se në disa orë në të njëjtën situat të hënën në mëngjes policia departamenti i emregjencave i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të mbi 660 qytetarve nga shoferet e bllokuar dhe 685 përplasjeve të tjera të trafikut.

Universiteti i Misurit filloi mësimin në të gjitha fakultetet vonë të hënën për shkak të stuhisë.

Në Kansas, stuhia solli rënje dëbore pa pushim ku trashësia arriti deri në 11 inç dëborë.

Departamenti i Transportit në Kansas tha se shumë rrugë janë pjesërisht ose plotësisht të mbuluara me dëborë.

Një pasagjer 21-vjeçar vdiq të Dielën kur një automjet kamionçin e drejtuar nga një i afërt i tij u përmbys në një rrugë të akullt në kantonin Wichita.

Në një zonë të thellë malore në Kansas një person vdiq pas një ortek mori çfarë gjeti përpara.

Autoritetet tani po paralajmërojnë një rrezik të lartë nga orteket të sezonit të hershëm pas rënjes së dëborës së parë të sezonit e cila është shumë e butë.

Në Illinois, dëbora e madhe bëri që një makinë të rrëshqasë para post bllokut dhe të përfundojë në shinat hekurudhore, ku automjeti i tij u godit nga një tren mallrash. Shoferi u dërgua menjëher në spital pa lëndime të mëdha, thanë autoritetet vendore të policisë.

Shërbimi Kombëtar Metereologjik tha se Stuhia po shkon drejt lindjes. Dëbora e moderuar deri në reshje e fortë mund të bjerë deri në zobat e vanuara në Indianapolis, raporton observatori i klimës dhe motit në CBS News, Jeff Berardelli.

Të mërkurën dhe të ejten pas rreshjeve të shiut dhe të ftohtit të ladh, dëbora mund të zhvendoset edhe në New York City, New Jersey, dhe zovat e Scranton, Pennsylvania,.

Prej sot të martën në mëngjes, pritet që nën pushtetin e dëborës tê jenë edhe zonat e Bregut veri lindor Boston, Scranton dhe Albany, New York, njofton Enti Kombëtar i Motit në SHBA, raporton Bota sot.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat