Reashat Mati “Ariu Shqiptar” - Kuq e Zi fiton qysh në raundin e parë, me Rakim Johnson : 6-9-1, 5 KO - Bota Sot
Reashat Mati “Ariu Shqiptar” - Kuq e Zi fiton qysh në raundin e parë, me Rakim Johnson : 6-9-1, 5 KO

Amerika

Reashat Mati “Ariu Shqiptar” - Kuq e Zi fiton qysh në raundin e parë, me Rakim Johnson : 6-9-1, 5 KO

Nga: Beqir Sina Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 06:00
Foto nga raundi

GLENDALE AR : Bokseri profesionist në SHBA, ”Ariu Shqiptar" - Reshat Mati fiton sërisht në boks, kësaj radhe përsëri në boksin profesionist amerikan në Arizona , arenën “Gila River Arena” e cila është një arenë sportive dhe argëtuese në Glendale, nga më të mëdhat në vend, duke triumfuar me flamurin kub e zi në arenën e boksit.

Bokseri dibran, nga Staten Island - New York, fitojë mbrëmë në peshën Welterweight me rezultatin 6-0, 5 KO. 

Simbas media lokale nga Arizona, bokseri ynë i veshur me uniformën kuq e zi,dukej shumë mbresëlënës, me një fitore që u arritë në nokaut të raundit të parë, mbi bokserin afrikano - amerikan, nga Indiana- Rakim Johnson, 6-9-1, 5 KO. 

Po simbas këtyre informacioneve të mediave sociale thuhet se “mposhtja” erdhi shpejt në ringun e “Gila River Arena” , mbas disa sekondave të para “Ariu Shqiptar, I jep një goditje të majtë në trupin Johnson, duke e rrëzuar poshtë, atë në tapetin e ringut, në një metç si ky që në fillim të raundit të parë, nga 6 raunde. 

Rakim Johnson, pa e ditur se çfarë grushtash do të merrte më pas në të dy anët e trupit dhe në fytyrë, u ngrit, por pa u mundur të ngrihet mbas dy minutash mbasi ngaqë ai mori edhe dy goditje që rezultuan fatale, për të. 

Dy grushtat e fortë do të pasonin edhe dy goditje vendimtare , ato që gjyqtari nisi të numëroi 10 sekondat e fundi të shpresës, për të vazhduar - dhe e quajti metçin mes Reshat Matit - “Ariu Shqiptar" me Rakim Johnson, të mbyllur me fitoren e Reshat Matit.

I cili qe ai që përplasi përsëri, dhe menjëherë pa i dhënë më mundësi rivalit të tij për të mbledhur ato pak forca që kish mbetur, duke pranuar kësht edhe humbjen, megjithëse, Johnson, pati edhe një ankim formal në ring- për një goditje që ai mori pas kokës.

Në rrjetet sociale shkruajn se Mati, dukej mbrëmë në “Talking Stick Resort Arena”, në Arizona i shkëlqyeshm, ku konkurrenca ishte më pak se “hyjnore”.

Gazeta Amerikanen U.S.Today, shkruan sot pë fitoren e duelit të Boksit: Mati vs Johnson, duke e shoqërar me një fotografi spektakolare.

Ku në diçiturë ajo shkruan se Reshat Mati me mbathjet kuqe  e zezë, feston më një sparkadë spektakolare, në ring, pasi fitoi metçin me  Rakim Johnson, 6-9-1, 5 KO, në periudhën e tyre të peshës së mirë në, arenën e boksit profesionist “Talking Stick Resort Arena” Arizona. 

 Mati fitoi përmes raundit të parë në TKO

Kështu që boksieri ynë në SHBA, 21 vjeçari Reshat Mati - “Ariu Shqiptar" - që del në ring me dy flamurë, atë kuq e zi dhe Amerikan, i konsideruar një i super i talentuar me prejardhje nga Dibra e Madhe, lindur në Brooklyn NY, ka arritur edhe një fitore tjetër në boksin profesionist ,duke e përmirësuar bilancin e tij në 6 fitore - pa humbje dhe pa barazim, deri mbrëm.

Gazetarët sportiv shqiptar Matin, e çmojnë si një nga boksierët e rinj me shumë perspektivë, duke thënë se “fitorja në këtë metç do ti mundësojë atij që të vazhdojë të ngritet në rang listat e peshave të mesme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat