Shqiptari, në Bronx- New York, gjen portofolin plot me dollarë dhe e dorëzon në polici

Amerika

Shqiptari, në Bronx- New York, gjen portofolin plot me dollarë dhe e dorëzon në polici

Nga: B.S Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 17:37
Blerim Gjoçaj

Nuk është më “lajm” se një shqiptar gjenë një send me vlerë, portofol plot me dollar, e tjer, që i ka humbur dikujt tjetër, dhe plot qytetari e humanizëm e dorzon në polici.

Gjesti me përmasa të mëdha humane të shqiptarve që jetojnë në mërgim po evidetohen kohë mbas kohe.

Vetëm në Nju Jork, kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme, gjeste të tilla publike që vetëm shqiptarët mund t’i bëjnë.

Simbas një vet-postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shqiptaro – Amerikani Blerim Gjoçaj, nga Kosova, ka gjetur sot një portofol të mbushur me dollar ( shuma nuk bëhet e ditur) në një rrugë të qytetit ku ai jeton Bronx – NYC, dhe e ka dorzuar në stacionin e policies 52 PC në Websiter -Bronx NY 10467.

Ai shkroi duke postuar edhe fotografinë që tregon atë duke dorzuar në polici portofolin se : “Sot gjeta një portofol të mbushur me para (mijëra dollarë) dhe kur i dërzova në stacionin e policisë, ata më faleminderuan dhe thane se jamë një djalë shumë i mire”, ndërkohë, shton se ai është përgjegjur oficeres së policies që ka marrë në dorzim portofolin e gjetur me shumën e dollarve, dhe dokumenta të tjera, “ Unë falënderoj policinë shumë për këto fjalë të shkëlqyera dhe të bukura, por unë nuk kam bër asgjë më shumë se një shqiptar”

Pra, ky gjest tepër human, është vlerësuar edhe në stacionin e policies 52 PC në Websiter -Bronx NY 10467, duke nxjerr në pash edhe një here gjestin e një shqiptari, që për koincidencë në prag të vitit të ri e gjen një protofol me dollar dhe e dorzon në polici.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat